Kryengritja e Kosovës (1893): Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Marbott (diskuto | kontribute) |
Nuggln (diskuto | kontribute) v Nuggln zhvendosi faqen Kryengritja e vitit 1893 në Kosovë tek Kryengritja e Kosovës (1893) |
(Pa ndryshime)
|
Versioni i datës 20 nëntor 2020 15:36
Kryengritja e vitit 1893 në Kosovë ishte një kryengritje e rëndësishme antiosmane. Shpërtheu në verë në krahinat e Pejës e të Gjakovës për shkak të rritjes së shtypjes politike dhe ekonomike. Organizatorët dhe udhëheqësit kryesorë të saj ishin Haxhi Zeka e Bajram Curri. Megjithëse me kryengritjen u solidarizuan edhe banorët e Prishtinës e të viseve të tjera, ajo mbeti e kufizuar kryesisht në rrethet e Pejës e të Gjakovës. Autoritetet osmane e shtypën atë, duke dërguar forca të mëdha ushtarake nga Mitrovica, Berana e Shkupi dhe me ndihmën e feudalëve të mëdhenj vendas. Udhëheqësi kryesor i saj Haxhi Zeka u tërhoq në Stamboll për t’i paraqitur sulltanit kërkesat e shqiptarëve të Kosovës, por u arrestua në mënyrë të pabesë dhe u mbajt atje për disa vjet.