Rexhep Qosja: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.8
vNo edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Infobox shkrimtar
{{Infobox shkrimtar
| emri = Rexhep Qosja
| emri = Rexhep Qosja
| foto = Rexhep Qosja (http://www.ashak.org/?cid=1,24,36)
| foto =
| titulli = Akademik
| titulli = Akademik
| ditëlindja = 25 qershor, [[1936]]
| ditëlindja = 25 qershor, [[1936]]

Versioni i datës 25 janar 2021 22:32

Stampa:Infobox shkrimtar

Rexhep Qosja (25 qershor 1936, Qifllak, Komuna Rahovecit afer Ratkocit) është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar.[1] Është anëtar i rregullt dhe korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,[2] dhe ka qenë i angazhuar në politikën kosovare të pasluftës.[3]

Është autor i disa romaneve të njohura. Ishte një ndër zërat më të spikatur të dramës moderne shqipe gjatë viteve 70.

Më 2006 u përfshi në një debat për identitetin shqiptar me Ismail Kadarenë.[4] Ka qenë një ndër intelektualët shqiptarë i cili ka ngritur zërin në mbrojtje të figurës së Enver Hoxhës. Në debatin e hapur në vitin 2018 mbi shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka mbrojtur tezën e shkëmbimit të territoreve.

Biografia

U lind në Vuthaj, në krahinën e Malësisë asokohe nën Mbretërinë Jugosllave. Katër klasat e para të fi­llores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gju­hës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializoi shkencën e le­tërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Më 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit me punimin "Asdreni, jeta dhe vepra e tij" në studimet e tij pasuniversitare në Universitetin e Beogradit. Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. U pranua në Partinë Komuniste të Jugosllavisë në vitet 70. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe, gjatë viteve 1974-1975, kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re.[2] Më 1989 iu propozua që të bëhej kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por Qosja refuzoi.[5]

Pas ndryshimeve politike më 1990 në Shqipëri, Qosja u bë ndër kritikët më të zëshëm të kulturës dhe elitës politike si derivat gjenealogjik i nomenklaturës komuniste.[6]

Dhjetëvjeçarin para Luftës së Kosovës mori emër si figurë e realitetit kombëtar shqiptar. Politikisht organizoi Forumin Demokratik të Intelektualëve Shqiptarë si kundërpeshë ndaj LDK-së së Ibrahim Rugovës, më 1998 shkoi edhe më tej, duke e themeluar Lëvizjen Demokratike të Bashkuar (LDB). Në këtë cilësi mori pjesë në bisedimet në Rambouillet në shkurtin e vitit 1999 si anëtar i delegacionit shqiptar. Pas luftës Qosja mori pjesë në Këshillin Administrativ Interim vendosur më 15 dhjetor 1999. Pas një viti, më 16 dhjetor, dha dorëheqjen nga kryetarësia e LDB-së pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 28 tetorit të atij viti.[3]

Vepra

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.[2]

Në vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi kompletin e veprave në 29 vëllime.[nevojitet citimi]

Prozë

Skeda:Një dashuri dhe shtatë faje.JPG
Një dashuri dhe shtatë faje, 2003

Rexhep Qosja ka botuar disa romane: "Vdekja më vjen prej syve të tillë" (1974), "Një dashuri dhe shtatë faje" (2003), "Nata është dita jonë" (2007), "Bijtë e askujt" (2010) dhe Të fshehtat e treguara (2020).

Përveç në Prishtinë romani "Vdekja më vjen prej syve të tillë" është botuar në vitin 1987 edhe në Tiranë, me inisiativë të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili kishte lexuar botimin e shtëpisë botuese Rilindja të Prishtinës dhe e kishte pëlqyer. Më vonë Kadare e rekomandoi romanin e Qosjes edhe në Francë dhe ai u botua atje,[7][8] në vitin 1994 me parathënie të Kadaresë.[9]

Qosja ashtu si shkrimtarët tjerë shqiptarë është ndikuar nga Ismail Kadare. Një rast i tillë është romani i Qosjes Një dashuri dhe shtatë faje i botuar më 2001, që është i ngjashëm me romanin e Kadaresë Krushqit janë të ngrirë botuar më 1986. Ngjashmëritë janë protagonisti i cili është mjek në të dy rastet, antagonisti që është UDB, vendi është Spitali i Prishtinës, viti është 1981, faji i protagonistit është mjekimi ose nderimi i viktimave të demonstratës. Studiuesi Ag Apolloni pohon se ngjashmëri të tilla ka edhe te shkrimtarët e mëdhenj botërorë dhe ato nuk ua ulin vlerën veprave.[10]

Nga proza Qosja ka botuar edhe tregimin "I ringjalluri i penduar" i cili mund të quhet edhe novelë ose roman. Ky tregim është satirë që fshikullon politikanët kosovarë të pasluftës.[11] Të fshehtat e treguara është romani i parë omnibus në letërsinë shqipe.[12]

Ese

Eseja "Çështja Shqiptare" e Qosjes në vitin 1995 u përkthye dhe u botua në Francë nga shtëpia botuese Fayard.[13]

Në këtë vepër të përkthyer në frëngjisht Qosja do të deklaronte:[14]

«Perandoria Osmane ka ngritur mur mes shqiptarëve dhe Evropës, në radhë të parë me ideologjinë fetare islame»

Me botimin e vëllimit Identiteti evropian i shqiptarëve nga Ismail Kadare më 2006 si replikë ndaj vëllimit të Qosjes Ideologjia e shpërbërjesu bë shkas për rrahjen e kësaj teme, Qosja iu përgjigj brenda vitit me esetë Idetë raciste të Kadaresë dhe Realiteti i shpërfillur.[15] Kundëpërgjigjja e Qosjes çoi Kadarenë drejt reagimit dhe kështu u zhvillua një debat mbi identitetin kombëtar. Qendra e mendimit të Qosjes është se identiteti mbarëshqiptar në gjerësinë e tij ngërthen elemente të të dy qytetërimeve, si atij perëndimor, si atij lindor.[16] Në veprën Identiteti Evropian i Shqiptarëve, Kadare i ka kritikuar ashpër qëndrimet e Qosjes:[17]

«Askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mos e kuptojë se një identitet i ndarë është një komb i ndarë. Askush s’mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian, do të thotë përjashtim nga Evropa. Dhe përjashtimi nga Evropa nuk është larg dëbimit nga Evropa. Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë. Këto shpërngulje nuk ranë si rrufe në qiell të pastër. Ato ishin përgatitur për një kohë të gjatë nga zyra kriminelësh, nga ushtarakë sadistë, nga akademikë të zinj si Vasa Çubrulloviçi, nga mendësia e një popullsie të tërë të dehur prej etheve shoviniste.»

Drama

Rexhep Qosja është një ndër autorët që kanë patur një ndikim të madh në modernitetin letrar të dramës shqipe, në dimensionin e saj filozofik dhe thellësinë psikologjike në vitet 70, bashkë me Teki Dervishin dhe Beqir Musliun.[18] Qosja ka shkruar dramat Beselam pse po më flijojnë, Sfinga e gjallë dhe Vdekja e një mbretëreshe, botuar në vitin 1978 nën titullin e përbashkët "Mite të zhveshura". Dramën e parë, Sfinga e gjallë, e nisi po atë vit që përfundoi romanin e parë, Vdekja më vjen prej syve të tillë (1974), dhe e inskenoi në vitin 1976.[19]

Debate

Debati mbi Enver Hoxhën.

Skeda:Enver Hoxha. Vepra 45.JPG
Enver Hoxha, në vitet '60

Në një intervistë dhënë gazetares Rudina Xhunga me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Qosja e cilësoi jonormale injorimin që i bëhej Enver Hoxhës. Sipas tij, Hoxha: [20]

«[...] e shkëputi Shqipërinë prej një varfërie të madhe që sundonte përpara...i siguroi atij populli bukën,[...] ndërtoi një shtet bashkëkohor me të gjitha institucionet politike, shoqërore, kulturore, arsimore, shkencore. Nuk mund t’i harrojmë këto. Shqipëria sot ndriçohet edhe me hidrocentrale që ka ndërtuar ai regjim, apo në radhë të parë me ato termocentrale. Ai regjim e mbrojti Shqipërinë prej përmbytjeve, e shpëtoi Shqipërinë prej kënetave. U rritën tani kënetat, u rritën aq shumë sa po bëhen vërshime ashtu si Shkodra sepse regjimi i sotëm nuk po i kushton rëndësi ose i la të shkatërrohen ato që i kishte ndërtuar ai regjim me Enver Hoxhën në krye për mbrojtjen e qyteteve, fshatrave, fushave prej vërshimeve dhe brakave. Nuk mund dhe nuk duhet t’i harrojmë këto. E thashë më parë e dua ta përsëris se ai regjim i dha popullit shqiptar një dinjitet ndërkombëtarisht të njohur dhe kjo nuk është diçka e parëndësishme.[...]»

Sipas Qosjes Shqipëria nuk ishte vendi i vetëm ku u pushkatuan njerëzit pas luftës, duke e krahasuar me terrorin ne vendet tjera komuniste në Shqipëri dhuna qe në përpjestime më të vogla.[20] Madje në ditarin e tij të botuar në vitin 2016, Qosja do të shkruante:[21]

«"Enver Hoxha ishte atdhetar i madh, atdhetari më i madh shqiptar, që ia kishte kushtuar jetën Shqipërisë shtet dhe popullit shqiptar komb. Këta të sotmit, të gjithë së bashku s'i vijnë atij as deri te nyja e poshtme e këmbës".[...]»

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha kritikoi Qosjen për "lartësimin e figurës së Enver Hoxhës", dhe për injorimin e faktit që shqiptarët ia kishin zvarritur bustet që kishte pasur në çdo qytet të Shqipërisë.[22] Pas ankesës së demokratëve lidhur me shfaqjen e fotografive të liderit shqiptar Enver Hoxha në festimet e çlirimit të Shqipërisë, Rexhep Qosja mbrojti shfaqjen e tyre duke argumentuar se në vendet demokratike nuk dënohej nxjerrja publike e fotografive të figurave të mëhershme politike, madje as nxjerrja publike e fotografive të Leninit dhe Stalinit; përjashtim bënte nxjerrja e fotove të Adolf Hitlerit.[23] Qosja e kritikoi ashpër edhe krahasimin e Enver Hoxhës me Hitlerin, duke e quajtur marrëzi, shpifje dhe akuzë poshtëruese kundër popullit shqiptar, i cili Enver Hoxhën e kishte kënduar, duartrokitur, madhëruar në vepra arti dhe e kishte quajtur figurë e madhe kombëtare.[23] Kjo nxiti replikë nga deputetja demokrate Mesila Doda e cila e quajti Qosjen «marksist-leninist i degraduar».[24]

Qosja sulmoi mentalitetin komunist:

«[...] ish-sekretari i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në Universitetin e Tiranës, Sali Berisha, i cili kishte bërë shumë përpjekje, qoftë edhe përmes djemve të Enver Hoxhës, për të hyrë në shtëpinë dhe në ekipin e mjekëve të tij! Dhe, ky trabant i komunizmit, që aq egër do të çohet kundër idhullit të vet vetëm pas vdekjes së tij, do ta quajë sot Enver Hoxhën Hitleri shqiptar![...]»

Epokën e Mbretit Zog I Qosja e ka quajtur "rend feudal" dhe kjo solli një valë reagimesh në Shqipëri që e cilësuan Qosen si "despot dhe enverist",[25] dhe qëndrimet e tij si "shpalosja e radhës e enverizmit dhe përçarja e kombit shqiptar".[26]

Debati mbi korigjimin e kufinjve

Në debatin që u zhvillua në vitin 2018, Qose është deklaruar pro idesë së korrigjimit të kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë.[27] Qosja e ka goditur Sali Berishën për deklaratën e tij se çështja e kufinjve të Kosovës ishte shndërruar në lajm kryesor rajonal dhe botëror nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre në Prishtinë. Sipas Qosjes, Berisha nuk kishte të drejtë morale të fliste kur ai "duke e thyer embargon e vendosur prej faktorëve ndërkombëtar ndaj Serbisë,me naftën e Shqipërisë e ka furnizuar ushtrinë serbe që masakronte shqiptarë në Kosovë."[28]

Bibliografia

Vepra

Vepra të përkthyera

  • Živa sfinga, Jedinstvo, Priština, 1976.
  • Smrt vreba iz očiju, Narodna knjiga, Beograd, 1976.
  • Književnost i kritika, Prosveta, Beograd, Jedinstvo, Priština, 1979.
  • Smrt preži v očeg, Mladinska knjiga, Ljubljana, 1979.
  • Smrta mi ide ot takiva oči , Hristo Danov, Plovdiv, 1982.
  • Beselam pse më flijojnë (arabisht), Kuvajt, 1983.
  • La mort me vient de ces yeux là, Gallimard, Paris, 1994.
  • La question Albanaise, Fayard, Paris, 1995.
  • In solchen Augen lieg der Tod, Hayman Verlag, Innsbruck, 1995.
  • Die ogen en de dood, Van Genep, Amsterdam, 1996.
  • La morte mi viene da occhi cosi

Nderime

Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me Shpërblimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë - 7 Korriku, më 1975. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani i dha çmimin “Nderi i Kombit”.[2]

Për romanin "Bijtë e askujt" iu dha çmimi “Pjetër Bogdani” më 2010. Më 22 qershor 2012[29] iu dorëzua çmimi letrar Beqir Musliu.[1]

Familja

I vëllai, Isa Qosja është regjisor.[3]

Literatura

  • Halili, Ernestina (2013). DUKURI MODERNE NЁ DRAMЁN SHQIPE NЁ KOSOVЁ' - disertacion (PDF). Tiranë. Marrë më 25 gusht 2020.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)

Referimet

  1. ^ Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Zija Xholi, Ylli Vejsiu (2009). Fjalor enciklopedik shqiptar: N-Zh dhe një shtojcë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2187. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  2. ^ a b c d Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës. "Rexhep Qosja, anëtar i ASHAK,". ashak.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Kosova. Scarecrow Press. fq. 147. ISBN 9780810853096. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Sulstarova, Enis (2012). Iacob, Bogdan (red.). Constructing Albanian Communist Identitety Through Literature. Vëll. 3. Zeta Books. fq. 145. ISBN 9786068266275. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  5. ^ Judah, Tim (2008). Kosovo: What Everyone Needs to Know. Oxford University Press. fq. 72. ISBN 9780199741038. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Trencsenyi, Balázs (2018). A History of Modern Political Thought in East Central Europe. Vëll. 2. Oxford University Press. fq. 206. ISBN 9780198829607. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Zija Cela (7 prill 2018). "Si u botua në Tiranë romani i Rexhep Qosjes". Marrë më 24 qershor 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  8. ^ Zija Çela (7 prill 2018). "Zija Çela: Një bashkëpunim me Kadarenë, mbi humbjet e kujtesës". Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2019. Marrë më 24 qershor 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  9. ^ Elsie, Robert (2011). Historical Dictionary of Kosovo (në anglisht). The Scarecrow Press. fq. 386.
  10. ^ Apolloni, Ag (2012). Paradigma e Proteut. OM. fq. 290=291. ISBN 9789951632041.
  11. ^ Apolloni, Ag (6 qershor 2016). "Shpata e satirës".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  12. ^ Ardona Bullatovci (11 gusht 2020). "DUKE NDJEKUR HAPAT E POSTMODERNIZMIT, RECENSION PËR ROMANIN E RI TË QOSJES". Observer Kult. Marrë më 22 nëntor 2020.
  13. ^ https://www.fayard.fr/documents-temoignages/la-question-albanaise-9782213594118
  14. ^ Rexhep Qosja (15 shkurt 2019). ""Çështja Shqiptare" viti 1998 Qosja: "Perandoria Osmane ka ngritur mur mes shqiptarëve dhe Evropës. Robëria turke e ka cenuar rëndë zhvillimin e popullit shqiptar"e" (në aq). Marrë më 29 qershor 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  15. ^ Xhaferi, Përparim (21 janar 2017). "The Political Contribution of Albanian Writers in Defining Albanian Identity: the Debate between Ismail Kadare and Rexhep Qosja" (PDF). European Journal of Language and Literature. 3: 121–128. ISSN 2411-4103. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Brisku, Adrian (2013). Bittersweet Europe: Albanian and Georgian Discourses on Europe, 1878-2008. Berghahn Books. fq. 184. ISBN 9780857459855. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Kadare, Ismail (2006). Identiteti Evropian i Shqiptarëve. Onufri. fq. 16-17.
  18. ^ Halili 2013, p. 3-5.
  19. ^ Ag Apolloni (12 maj 2017). "Demitizimi në dramën postmoderne". Marrë më 27 qershor 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  20. ^ a b Qosja, Rexhep (19 nëntor 2012). "Rexhep Qosja: Enver Hoxha ishte diktator, por ndertoi nje shtet bashkekohor". Marrë më 4 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)[lidhje e vdekur]
  21. ^ Rexhep Qosja (2016). Dëshmitar në kohë historikem vëllimi VII. Tiranë. fq. 619.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja).
  22. ^ http://www.gazetatema.net/2012/12/10/berisha-rama-dhe-rexhep-qosja-po-lartesojne-figuren-e-enver-hoxhes-duke-me-ulur-mua/
  23. ^ a b Rexhep Qosja (23 dhjetor 2013). "Qosja: Nuk mund të thuhet se Enveri ishte si Hitleri, ky është poshtërim për shqiptarët – Gazeta Tema". Marrë më 28 mars 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  24. ^ Mesila Doda (23 dhjetor 2013). "Mesila Doda replikon me Rexhep Qosen: Është një marksist-leninist i degraduar – Gazeta Tema". Gazeta Tema. Marrë më 28 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  25. ^ Dervishi, Kastriot (21 nëntor 2012). "Rexhep Qosja vetëzbulohet si despot dhe Enverist: analiza politike për figurat historike". 55. 322: 16–17. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Kareco, Theodor (17 dhjetor 2012). "Ideologu enverist Rexhep Qosja përçan shqiptarët në 100 vjetorin e pavarësisë". 55. 347: 21. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Rexhep Qosja (nëntor 2018). "Qosja është pro idesë së korrigjimit të kufijve me Serbinë, sqaron pse është pro këtij projekti". Telegrafi. Marrë më 28 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  28. ^ https://www.koha.net/arberi/115989/qosja-ndash-berishes-ske-te-drejte-politike-e-morale-te-flasesh-per-ceshtjen-e-kufijve-te-kosoves/
  29. ^ Nijazi, RAMADANI (22 qershor 2012). "Gjilani "Çmimin letrar- Beqir Musliu", ia dorëzoi akademikut Rexh‏ep Qosja,". 2lonline. Marrë më 11 qershor 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)