Ruzhdi Pulaha: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
 
Rreshti 12: Rreshti 12:


{{DEFAULTSORT:Pulaha, Ruzhdi}}
{{DEFAULTSORT:Pulaha, Ruzhdi}}
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Satiristë shqiptarë]]
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Komediografë shqiptarë]]
[[Kategoria:Dramaturgë shqiptarë]]
[[Kategoria:Dramaturgë shqiptarë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Korça]]
[[Kategoria:Njerëz nga Korça]]

Versioni aktual i datës 30 janar 2021 19:09

Ruzhdi Pulaha (lindur më 1942Korçë) është shkrimtar shqiptar që ka krijuar kryesisht në gjininë e dramës. Dramat dhe komeditë e tij janë vënë në skenë jo vetëm në Teatrin Kombëtar, por edhe në Korçë e teatro të tjerë të vendit.

Pas studimeve për gjuhë e letërsi në Universitetin e Tiranës, Pulaha punoi për rreth dhjetë vjet në Radio Televizionin Shqiptar. Më 1975 u emërua mësues në Pogradec. Pas katër vjetësh u rikthye në Tiranë, këtë herë si autor në Teatrin Kombëtar, funksion që e kreu deri më 1986, kur doli në krijimtari të lirë. Më 1992 u zgjodh deputet. Në mbarim të legjislaturës u tërhoq nga politika. Autor i angazhuar, Pulaha shquhet për frymën polemiste në trajtimin e konflikteve të mprehta të ditës në dramat e tij. Veprimi në këto vepra shpesh provokon debate sociale e politike të ndezura, si në një sallë gjyqi. Përmes tyre synohet një efekt kathartik tek audienca, që duhet të nxisë frymën e kundërshtimit ndaj padrejtësive të çdo lloji.

Stili i këtij autori dallon për kompozicionin e thjeshtë, veprimin e qartë e të rrjedhshëm, dialogun konkret e të drejpërdrejtë, vizatimin e shkëlqyer të karaktereve, si edhe tempin e lartë. I lidhur fort pas realizmit, nuk ka tentuar fare të eksperimentojë metoda alternative.

Talenti dhe angazhimi qytetar e kanë bërë të kapërcejë me sukses ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri. Pas disa dramave të suksesshme para vitit 1991, si “Maro Mokra”, “Mësuesi i letërsisë”, “Përballë vetes”, “Nën dritat e skenës”, “Doktori pacient”, “Nesër është vonë”, “Shkallët” apo komedia , kalon një periudhë “tranzicioni” si skenarist i radionovelës së parë shqiptare “Rruga me pisha” (në bashkëpunim me Radio BBC). Në vitin 2000 rikthehet në skenë me “Kohë e çmendur” dhe arrin të bëhet sërish i kërkuar dhe i vënë në skenë, me , “Streha e të harruarve” (2004). Në vitet 2001 – 2002 është skenarist edhe i telenovelës së parë shqiptare, “Njerëz dhe fate”.

Ruzhdi Pulaha është shkrimtari më i njohur i shqipërisë, ai ka shkruar filma shumë të njohur si "Zonja nga qyteti" dhe "Shoqja nga fshati".