Lazër Radi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 73: Rreshti 73:
[[Kategoria:Të burgosur dhe të përndjekur në komunizëm]]
[[Kategoria:Të burgosur dhe të përndjekur në komunizëm]]
[[Kategoria:Përkthyes nga serbo-kroatishtja në shqip]]
[[Kategoria:Përkthyes nga serbo-kroatishtja në shqip]]
[[Kategoria:Memuaristë shqiptarë]]

Versioni i datës 30 janar 2021 22:38

Stampa:Kutia Shkrimtar Lazër Radi (Prizren, 29 janar 1916 - Tiranë, 22 shtator 1998) ishte jurist, publicist, prozator, poet e përkthyes.

Biografia

U lind në Prizren më 1916 më 29 janar i fundit i pesë fëmijëve të Prend Çup Radit dhe Gonxhes së Kolë Vilës nga Shkodra. Radët ishin një fis i vendosur në Bishtazhin, pasi kishin rënë nga Mirdita në ato vise në shek. e XVII.[1] Shkollën fillore dhe tre vite të shkollës së mesme i ndoqi në qytetin e lindjes në vitet 1922-1929.[2]

Për shkak të mosparaqitjes së dy vëllezërve (Bartolomeo dhe Anton) në thirrjen për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, familja merr katandinë dhe u vendosën së pari në Tiranë e më pas në Durrës. Lazri riosh nis punë tek restoranti i vëllait të madh (nga i ati), Prengës. Më 1931, u vdes i zoti i shtëpisë, Prendi.[1] Më 1930-1931, nis të nxënit në gjimnazin e Tiranës. Më 1931, iu akordua nga ministri i Arsimit, Hilë Mosi bursë për në gjimnazin e Shkodrës. Deri më 1938 dhe u vendos në konviktin “Malet Tona”,[2] në shoqërinë e nxënësve kosovarë Emin Duraku, Hajdar Dushi e Haki Taha e grupit përparimtar me Qemal Stafën, Xhemal Broja e Arshi Pipa, bën pjesë për pak kohë në celulat e para komuniste të Grupit Komunist të Shkodrës.[3][4] Verën e vitit 1936, e kalon në shkollën verore të Pukës, ku jepte mësim e motra, ku u njoh me poetin Migjeni.

Më 1938, iu akordua një gjysëm burse nga ambasada italiane dhe po këtë vit nis Jurisprudencën në Universitetin "La Sapienza" në Romë, i ndihur nga Musine Kokalari për të gjetur banesën e parë. Më 1942, diplomohet me 110/110 në Filozofinë e së drejtës dhe u ftua si asistent profesor në katedrën e prof. Vito Cesarini Sforza. Por, vendos të kthehet në atdhe më 1942, në Shqipëri dhe nis stazhin e avokatisë pranë studios së avokat Golgotës në Durrës.

Gjatë periudhës 1942-1944, punon si sekretar pranë zyrës së Strehimit për të huajt. Kontribuon për më shumë se një vit në gazetën "Bashkimi i Kombit" me pseudonimin "Ushtima e Sharrit". Martohet në 6 dhjetor 1943, me Vitore Vushmaqin. Më 1944, merr liçencën e avokatit dhe nis ta ushtrojë profesionin, deri më 23 nëntor 1944, kur u arrestua nga partizanët, që kishin shtënë në dorë kryeqytetin shqiptar. Lista që përshkruante veçoritë e të arrestuarve politikë, për komandën e qarkut u përpilua nga Arben Puto.[5] U gjykua në 13 prill të 1945 në Gjyqi Special, ku u dënua me 30 vjet burgim për përfshirjen e tij në politikë përmes të publicistikës. Më 1944-1954, vijon odisenë e pafund të burgjeve,[2] ku ndau qelinë edhe me Mirash Ivanajn, Petro Markon, Jusuf Vrionin;[6] Më 1952, iu arrestua edhe e shoqja, mbas ngjarjeve të bombës tek ambasada sovjetike. U dënua me dhjetë vite burg dhe punë të detyruar, i ulet në pesë vjet mbasi rezulton me TBC.[5] Gjatë kohës së burgut në Tiranë krijohet sektori i përkthimeve, ku Lazri do të ishte pjesë e atij grupi të përbërë nga intelektualë të lartë, si Mirash Ivanaj, Mihal Sherko, Mit'hat Araniti, Jusuf Vrioni, Dhimitër Pasko, Nedim Kokona, ej. Më 1954, lirohet nga burgu, dhe pa mbushur dy javë internohet fillimisht në Savër e më pas në Shtyllas e Radostine, pastaj në kampin e 100 Intelektualëve në Kuç të Kurveleshit, deri më 1958. Në vitin 1956, lirohet nga burgu e shoqja dhe iu lind fëmija i parë, Jozef Radi, në kampin e Kuçit. Në vitet 1958-1960 vazhdon i internuar në kampet e Gradishtës dhe Çermës. Më 1959 u lind fëmija i dytë e më 1963 i treti. Në vitet 1962-1990 jeton familjarisht në kampin e Savrës. Punon si mekanik, murator, marangoz, hekurkthyes e dizenjator me piktorin e kampeve Lek Pervizin. Me 1974 e kalojne në bujqësi si puntor krahu, deri kur del në pension pleqërie më 8 tetor 1976. Më 1982, demaskohet publikisht si "Armik i popullit" dhe i pakënaqur nga regjimi komunist, në rrezik të burgosej sërish.

Më 1990 mbas viteve ndër burgje dhe kampe internimi e pune, kthehet në Tiranë dhe ën një jetë aktive emancipimin e opinionin kryeqytetas. Më 1991, pas gjysmë shekulli vizitoi Romën, ku u njoh dhe ndihmoi gazetarët Blendi Fevziu dhe Armand Shkullaku. Më 1992, zgjidhet për një kohë krejt të shkurtë, kryetar i degës së Tiranës, për partinë e Unitetit Kombëtar, prej ku jep dorëheqjen. Së bashku me një grupim patriotësh formon "Lëvizjen Demokratike të Bashkimit të Shqiptarëve", me të cilën organizuan takime të shumta ndër qytete të ndryshme të Shqipërisë, nga 1992 deri më 1997.

Më 1998 pas mërgimit të fëmijëve, vdekjes së gruas më 1997 dhe rëndimit të shëndetit, ndërroi jetë në Tiranë mëngjesin e 22 shtatorit. Më 23 shtator, Shoqata e të Përndjekurve Politikë i organizoi një varrim madhështor.[2] Me ngjarjet e 1997-ës, librat që kishte botuar gjatë kësaj periudhe, ia nis mikut të tij në Bruksel, Lek Pervizi, me porosinë që "t'ia ruejë sepse në Shqipëri po rivendosej serish komunizmi..."

Prej vitit 2018, po botohet kolana e vepra e plotë e tij, nën kujdesin e Jozef Radit, e cila përfshin 15 vepra të tija si autor dhe 8 vepra të përkthyera, e cila duhet të përfundojë në vitin 2021.

Vepra

Publicistikë

Në vitet 1935-1938, filloi botimet e para në shtypin e kohës "Shtypi", "Kombi", "Drita", "Diana", kryesisht me emër, me inicialet L.R., apo me pseudonimet Lara, Lapredi, Ladi.

Ishte ndër të parët (në mos i pari, njoftuar nga motra e Migjenit) që nxorri shkrime kushtuar vdekjes së Migjenit, tek "Drita" në shtator 1938, "Migjeni si poet e si njeri". Pas pushtimit italian dhe bashkimit të kurorës, bashkëpunon me gazetën “Tomorri” dhe “Tomorri i vogël” me një seri artikujsh, gjersa ndalohet me protestë të ambasadës jugosllave.[2] Pas kapitulimit të Italisë, në vitet 1943-1944, bashkëpunon me gazetën “Bashkimi i Kombit”, që drejtoi Akile Tasi.[3]

Më 1991, pas viteve të shumta në burgime e internime, bëri përpjekjet e para për të botuar shkrimet e para në shtypin opozitar. Më 1992, nisi të botonte intervista dhe artikuj të shumtë në shtyp (Z. Rinisë, RD, Kombi, Drita Islame, Patrioti).

Organe shtypi

Së bashku me grupin e përbërë nga Stafa, Broja, Pipa përgatiti për botim gazetën “Shkëndija”.[2]

Së bashku me të birin, Jozefin, botoi revistën "Arbëria" herët në vitet '90.[3] Në vitet 1994-1998 botoi gazetën “Bashkimi i Shqiptarëve” në 52 numra.

Libra

Nje seri shkrimesh sociologjike në periudhën e fashizmit, përbejnë broshurën e parë sociologjike "Fashizmi dhe fryma shqiptare", me parathënie të neo-shqiptaristit Vangjel Koça; e cila më vonë do ti sillte pasoja.[6]

Më 1985-1990, nis të shkruajë kujtimet në tre vëllime, përgatit dy libra me poezi, plotëson veprën “Një verë me Migjenin”, përmbledh kujtimet mbi Mirash Ivanajn, përkthen librin “Qytete dhe Fantasma” të Duçiqit. Më 1993 boton së bashku me të birin Jozefin, “Muret e Muzgut”. Më 1994, botoi librat dokumentarë "Misteret e një Ministri" mbi Ivanajn dhe “Rrëfim për Dinejt e Dibrës”, më 1995 botoi librat me përkthime "Epopeja e njeriut" të vëllezërve Ivanaj. Më 1996 botoi librin e dytë poetik "Shpresa vdes e fundit" dhe monografinë "Njeriu i rrugës së gjatë".

Më 1997-1998 botoi të parin studim mbi Gjyqin Special me titull "I pari Gjyq Special në Shqipëri”, memorialin “Shqipëria në vitet ‘30”, vëllimin poetik “Anzave të Sharrit” dhe novelën “Apollogjia e Sokratit në Tiranë”. Ditën kur dha shpirt doli nga shtypi libri mjaft i dashur për të: “Një verë me Migjenin”, ku përshkruan 110 ditët e kaluara me poetin në Pukë dhe rolin në botimin e parë të vëllimit "Vargjet e lira".[7]

Përkthime

Më 1989, përktheu poemën e jashtëzakonëshme të Jevrem Bërkoviqit “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina”, e cila qarkulloi fshehtas dorë më dorë dhe u botua vetëm më 1994. Më 1995 botoi përkthimin e veprës "Jeta dhe zakonet e shqiptarëve" të prijësit fisnor dhe ushtarakut malazez, Mark Milani. Në vitet 1997-1998 vijoi të botonte përkthimet “Platoni, vepra”, dhe “Qytete dhe Fantazma” të Jovan Duçiqit.[2] Edhe pse në kushte tejet të vështira, ai arriti të përkthejë disa vepra të Frojdit, Jungut dhe një “Enciklopedi të historisë së botës”. Përveç tyre, disa vepra të rëndësishme të përkthyera nga Lazër Radi, të mbetura në dorëshkrim, përfunduan së botuari ne vitin 2020.[3]

Polemika

Referimet

  1. ^ a b Radi, Jozef (2 shkurt 2016). "Legjenda e Radëve". radiandradi.com. Marrë më 4 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d e f g Radi, Jozef. "Biografia e Dr. Lazër Radit". radiandradi.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d Sulika, Erilda (4 tetor 2015). "Kontributi i pavlerësuar i një publicisti të talentuar". gazeta-shqip.com. Shqip. Marrë më 5 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 147–149. ISBN 9789928106384. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Hoxha, Çelo (13 shkurt 2012). Arben Puto spiunon Lazër Radin, i cili u dënua me 30 vjet burg dhe punë të detyruar: gjyqi special 1945. Tiranë: Standard. - Nr. 2168. fq. 10–11. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Elsie, Robert (1997). "Historia e Letërisë Shqiptare" (PDF). elsie.de. Tiranë-Pejë: Dukagjini. Marrë më 5 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Fevziu, Blendi (26 mars 2013) [22 shkurt 1998]. "Në kërkim të kohës së humbur, intervistë Lazër Radit". radiandradi.com. Revista Klan nr. 46 (2). Marrë më 5 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)