Dallime mes rishikimeve të "Arsimi parashkollor"

Jump to navigation Jump to search
2.768 bytes removed ,  1 vit më parë
U kthye versioni 2191920 i bërë nga 185.196.180.134 (diskutimet)
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
(U kthye versioni 2191920 i bërë nga 185.196.180.134 (diskutimet))
Etiketa: Undo
 
[[Kategoria:Arsim]]
[[Kategoria:Pedagogji]]
[[Kategoria:Pedagogji]]Në një kohë kur arsimi dhe shkollimi kufizoheshin vetëm për fëmijët që kishin mësuar të shkruajnë dhe të lexojnë në shtëpi, kishte shumë përpjekje për ta bërë shkollën të arritshme edhe për jetimët ose për fëmijët e grave që punonin në fabrika.
 
Në vitin 1779, Johann Friedrich Oberlin dhe Louise Scheppler themeluan në Strasburg një institucion për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve parashkollorë prindërit e të cilëve punonin gjatë ditës. [1] Në të njëjtën kohë, në vitin 1780, institucione të ngjashme për foshnje u krijuan në Bavari [2] Ndërkaq, në vitin 1802, Pauline zur Lippe themeloi një qendër parashkollore në Detmold.
 
Në vitin 1816, Robert Owen, një filozof dhe pedagog, hapi shkollën e parë britanike të foshnjave në New Lanark, Skoci. [3] [4] [5] Në bashkëpunim me sipërmarrjen e tij për fabrikat Owen donte që fëmijëve t'u jepej një edukim i mirë moral në mënyrë që ata të ishin të aftë për punë. Sistemi i tij ishte i suksesshëm në edukimin e fëmijëve me njohuri elementare të shkrim-leximi dhe aritmetikës. [6]
 
Samuel Wilderspin hapi shkollën e tij të parë të foshnjave në Londër në vitin 1819, [7] dhe vazhdoi të themelojë edhe qindra institucione të tjera. Ai publikoi shumë shkrime mbi këtë temë dhe veprimtaria e tij u bë model për shkollat e foshnjave në të gjithë Britaninë e Madhe. Loja ishte një pjesë e rëndësishme e sistemit të edukimit sipas Wilderspin. Ai konsiderohet si mësuesi i parë që përdori sheshin e lojërave në procesin mësimor. Në vitin 1823, Wilderspin botoi veprën me titull Mbi Rëndësinë e Edukimit të Fëmijëve të Varfër - On the Importance of Educating the Infant Poor, bazuar në shkollë. Ai filloi të punojë për Shoqërinë e Shkollave të Foshnjave vitin pasues, duke informuar të tjerët për pikëpamjet e tij. Ai gjithashtu shkroi edhe veprën me titull "Sistemi i Foshnjoreve - The Infant System", në të cilet flet për zhvillimin e fuqive fizike, intelektuale dhe morale për të gjithë fëmijët nga një deri në shtatë vjeç".
 
M; 27 maj t; vitit 1828 kontesha hungareze Theresa Brunszvik (1775–1861), e cila kishte njohur personalisht pedagogun zviceran Johann Heinrich Pestalozzi, dhe ishte nën ndikikin e pikëpamjeve të tij, në qytetin Buda hapi një institucion parashkollor të njohur si 'Angyalkert' (Hungarisht: Kopshti i engjëjve). Ky ishte i pari nga njëmbëdhjetë qendra të kujdesit që ajo themeloi për fëmijë të vegjël. [8] Në vitin 1836 ajo ngriti një institut për themelimin e qendrave parashkollore. Idetë e saj u pëlqyen në mesin e fisnikërisë dhe klasës së mesme hungareze gjë që edhe u kopjuan në të gjithë mbretërinë hungareze.
[[Kategoria:Edukatë]]
Anonymous user

Menyja e lëvizjeve