Çlirimi i Tiranës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 13: Rreshti 13:


== Krimet e luftës nga forcat e UNÇSH-së ==
== Krimet e luftës nga forcat e UNÇSH-së ==
Edhe gjatë luftës për çlirimin e Tiranës, partizanët vazhdonin politikën e ekzekutimit të robërve të luftës dhe ushtarëve të plagosur që ishin dorëzuar, që përbënte një shkelje të Konventës së Gjenevës, dhe akt krimesh lufte. “Politika e UNÇSH ndaj gjermanëve të plagosur ishte të mos kishte të tillë. Kështu shumica e gjermanëve që u gjetën të plagosur u vranë pamëshirshëm, pa një pa dy. Burimi thotë se nuk ka parë të jetojë ndonjë gjerman i plagosur. Shumë pak robër u mbajtën nga UNÇSH”.<ref>{{Cite book|last=Lucas|first=Peter|title=Misioni Amerikan në Shqipëri, Operacionet secrete të OSS-it dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore|year=2007|pages=247}}</ref>( Peter Lucas, Misioni Amerikan në Shqipëri, Operacionet secrete të OSS-it dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tiranë, 2007, faqe 247.)Që para fillimit të sulmit final me datën 11 nëntor, së paku 125 gjermanë u dorëzuan në duart e misionit amerikan në rrethinat e Tiranës dhe më pas iu kaluan partizanëve. Fati i tyre mbrapa asnjëhere nuk u mor vesh. Raportet britanike dhe amerikane të kohës tregojnë për
Edhe gjatë luftës për çlirimin e Tiranës, partizanët vazhdonin politikën e ekzekutimit të robërve të luftës dhe ushtarëve të plagosur që ishin dorëzuar, që përbënte një shkelje të Konventës së Gjenevës, dhe akt krimesh lufte. “Politika e UNÇSH ndaj gjermanëve të plagosur ishte të mos kishte të tillë. Kështu shumica e gjermanëve që u gjetën të plagosur u vranë pamëshirshëm, pa një pa dy. Burimi thotë se nuk ka parë të jetojë ndonjë gjerman i plagosur. Shumë pak robër u mbajtën nga UNÇSH”.<ref>{{Cite book|last=Lucas|first=Peter|title=Misioni Amerikan në Shqipëri, Operacionet secrete të OSS-it dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore|publisher=McFarland|year=2007|pages=247}}</ref> Që para fillimit të sulmit final me datën 11 nëntor, së paku 125 gjermanë u dorëzuan në duart e misionit amerikan në rrethinat e Tiranës dhe më pas iu kaluan partizanëve. Fati i tyre mbrapa asnjëhere nuk u mor vesh. Raportet britanike dhe amerikane të kohës tregojnë për vrasjen e qindra gjermanëve që u gjetën të plagosur nga partizanët, në Spitalin Ushtarak në Tiranë, gjë që përbën krim lufte e që ende dhe sot mbetet një krim i padënuar dhe i pandëshkuar.


==Fitorja e Luftës Antifashiste Nacional çlirimtare Shqiptare==
==Fitorja e Luftës Antifashiste Nacional çlirimtare Shqiptare==

Versioni i datës 2 mars 2021 23:14

Çlirimi i Tiranës është një nga momentet historike të historisë moderne të Shqipërisë. Është i vetmi kryeqytet ku më vonë triumfoi komunizmi i cili u çlirua pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe.

Çlirimi i Tiranës

Forcat e Brigadave që luftonin në kryeqytet i vazhduan pandërprerë sulmet e tyre për asgjësimin e armikut të rrethuar dhe në mëngjesin e 16 nëntorit u hodhën në sulmin përfundimtar për çlirimin e Tiranës. Si rrjedhojë forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve, Sahatin, Teatrin, etj.

Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit.

Armiku qëndronte me egërsi në ndërtesat e Ministrive, të Bankave, të Bashkiave dhe tek hotel «London» (ku është ndërtuar Muzeu Historik Kombëtar). Luftimet vijuan shumë të ashpra gjatë gjithë ditës. Natën, duke u gdhirë 17 nëntori, komanda gjermane nuk shikonte asnjë mundësi shpëtimi. Ndërkohë që ishin krijuar të gjitha kushtet për të asgjësuar ose për të kapur rob këto forca, gjermanët, duke përfituar nga errësira e natës, dolën nga rrethimi dhe u grumbulluan në fushën e Aviacionit. Që këtej, pasi u organizuan për marshim, lë­vizën drejt Vorës për në Shkodër. Forcat e fundit gjermane që u tërhoqën nga Tirana u goditën në rrugën Tiranë - Vorë - Laç.

Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e netë lufte të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua. Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme.

Krimet e luftës nga forcat e UNÇSH-së

Edhe gjatë luftës për çlirimin e Tiranës, partizanët vazhdonin politikën e ekzekutimit të robërve të luftës dhe ushtarëve të plagosur që ishin dorëzuar, që përbënte një shkelje të Konventës së Gjenevës, dhe akt krimesh lufte. “Politika e UNÇSH ndaj gjermanëve të plagosur ishte të mos kishte të tillë. Kështu shumica e gjermanëve që u gjetën të plagosur u vranë pamëshirshëm, pa një pa dy. Burimi thotë se nuk ka parë të jetojë ndonjë gjerman i plagosur. Shumë pak robër u mbajtën nga UNÇSH”.[1] Që para fillimit të sulmit final me datën 11 nëntor, së paku 125 gjermanë u dorëzuan në duart e misionit amerikan në rrethinat e Tiranës dhe më pas iu kaluan partizanëve. Fati i tyre mbrapa asnjëhere nuk u mor vesh. Raportet britanike dhe amerikane të kohës tregojnë për vrasjen e qindra gjermanëve që u gjetën të plagosur nga partizanët, në Spitalin Ushtarak në Tiranë, gjë që përbën krim lufte e që ende dhe sot mbetet një krim i padënuar dhe i pandëshkuar.

Fitorja e Luftës Antifashiste Nacional çlirimtare Shqiptare

Çliri­mi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike e ushtarake. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare; i shkak­toi humbje të mëdha, e vonoi tërheqjen e forcave gjermane. Njësitë e Korparmatës 1 realizuan me sukses detyrën që u ngarkoi Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH.

Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve.

  • Hapësira e operacionit - 4000 km2
  • Kohëzgjatja - 2 muaj, 19 ditë radhazi për çlirimin e kryeqytetit.
  • Të rënë – 127 veta
  • Të plagosur – 290 veta
  • Humbjet e armikut
  • 3000 të vrarë dhe shumë të plagosur,
  • 300 robër,
  • 25 topa,
  • 4 tanke,
  • 100 mitralozë,
  • 200 automjete,
  • 250 karro me materiale të ndryshme, etj.

Armiku nuk zbatoi dot planin e tij për shkatërrimin e Tiranës. Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e popullit, nga të moshuarit e deri te fëmijët, ishte e ma­dhe, në forma e mënyra të ndryshme. Për realizimin e drejtimit të operacio­nit, përdorim të gjerë gjeti ndërlidhja me radio, si dhe mënyrat e tjera, si takimet me shtabet vartëse, me lajmëtarë etj. Nëpërmjet kësaj veprim­tarie drejtuese u arrit që të ndihmohen drejtpërdrejt e në kohë shtabet e instancave vartëse, të cilat morën dhe zbatuan masa të efektshme, veça­nërisht për njohjen e armikut, organizimin e luftimit, manovrimin e for­cave, drejtimin e tyre etj. Në mënyrë krijuese u zbatua parimi i manovrimit dhe i përqendri­mit të forcave që erdhi duke u rritur shkallë - shkallë, të cilat në fazën përfundimtare arritën në 11 brigada, çka siguroi vijimësinë e pandërpre­rë të operacionit deri në fitore. Drejt u përcaktuan sektorët dhe pikat më nevralgjike të sistemit të mbrojtjes armike, nga asgjësimi i të cilave u bë e mundur ecuria dhe fitorja e operacionit.

Burimet

  1. ^ Lucas, Peter (2007). Misioni Amerikan në Shqipëri, Operacionet secrete të OSS-it dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. McFarland. fq. 247. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literature

  • Çlirimi i Tiranës
  • Avni Hajro, Kadri Cenolli, Maksim Ilirjani, Mustafa Novi, Proletar Hasani, Refik Kucaj, Shahin Leka, Vangjel Kasapi, Historia e Artit Ushtarak të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar, Tiranë, 1989 (Ministria e Mbrojtjes Popullore, Akademia Ushtarake).
  • Shpresë për popullin, tmerr për armikun. Bridaga 1 Sulmuese, Tiranë, 1971.
  • Mihallaq Konda, Historiku i Brigadës së 4 Sulmuese, Tiranë, 1998. 
  • Fjalori Enciklopedik 1985, Lufta e Tiranes, botim i Akademise se Shkencave, Tirane, 1985*
  • Dashnor Kaloçi, tregim nga Islam Lleshi mbi çlirimin e Tiranes,revsita Kuq e Zi, Bruksel 2011.