Elton Debreshi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Etiketa: Manual revert
Rreshti 12: Rreshti 12:


== Kandidimi për deputet ==
== Kandidimi për deputet ==
Më 20 janar 2021<ref>https://www.botasot.al/</ref> Elton shpalli kandidaturën<ref>https://citizens-channel.com/2021/01/20/nje-mandat-per-minatoret-e-bulqizes-elton-debreshi-kandidon-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-ne-diber/</ref> për deputet të pavarur në qarkun e Dibrës në zgjedhjet qendrore që do të mbahen më 25 prill. Pika kryesore në të cilën do të përqendrohet fushata e tij është statusi i minatorit, të cilin do e shtrojë si çështje në Kuvendin e Shqipërisë nëse zgjidhet deputet<ref>https://citizens-channel.com/2021/01/20/nje-mandat-per-minatoret-e-bulqizes-elton-debreshi-kandidon-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-ne-diber/</ref> .
Më 20 janar 2021 Elton shpalli kandidaturën<ref>https://citizens-channel.com/2021/01/20/nje-mandat-per-minatoret-e-bulqizes-elton-debreshi-kandidon-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-ne-diber/</ref> për deputet të pavarur në qarkun e Dibrës në zgjedhjet qendrore që do të mbahen më 25 prill. Pika kryesore në të cilën do të përqendrohet fushata e tij është statusi i minatorit, të cilin do e shtrojë si çështje në Kuvendin e Shqipërisë nëse zgjidhet deputet<ref>https://citizens-channel.com/2021/01/20/nje-mandat-per-minatoret-e-bulqizes-elton-debreshi-kandidon-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-ne-diber/</ref> .


== Referencat ==
== Referencat ==

Versioni i datës 26 mars 2021 00:41

Elton Debreshi lindi më 5 gusht 1989 në Kodër Dan, në Bulqizë. Ai është kandidat i pavarur për deputet në qarkun e Dibrës,

minator dhe kryesindikalist.

Stampa:Kutia Politikan

Arsimimi dhe puna në minierë

Elton Debreshi ka mbaruar arsimin fillor në shkollën “Ali Talja” në Bulqizë e më pas atë 9-vjeçar në shkollën “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë. Në vitin 2012 ai filloi punë si minator në minierën e Bulqizës në “Zonën D”. Nga viti 2014 deri në vitin 2019 ai punoi si minator në kompaninë Albchrome të Samir Manes, deri sa u pushua nga puna si pasojë e organizimit sindikal në Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Angazhimi sindikal

Në 17 nëntor të 2019-ës u shpall Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, kryetar i së cilës u zgjodh Elton Debreshi. Ai u pushua[1] nga puna për shkak të angazhimit të tij sindikal më 22 nëntor të po atij viti. Për pushimin nga puna të Debreshit minatorët nisën një grevë[2] nga 25 nëntori deri në 5 dhjetor, gjatë së cilës u pushuan nga puna edhe 3 minatorë të tjerë. Elton Debreshi ka denoncuar vazhdimisht kushtet e vështira të punës[3] në minierë dhe ka qenë në krye të protestave të mbajtura nga minatorët[4]. Debreshi ka qenë në mbështetje të punëtorëve[5][6] edhe nga sektorë të tjerë të prodhimit e përpunimit si në rastin e naftëtarëve të Ballshit, ku ka qenë i pranishëm në protestat e nbajtura nga ata në Ballsh dhe Tiranë

Kandidimi për deputet

Më 20 janar 2021 Elton shpalli kandidaturën[7] për deputet të pavarur në qarkun e Dibrës në zgjedhjet qendrore që do të mbahen më 25 prill. Pika kryesore në të cilën do të përqendrohet fushata e tij është statusi i minatorit, të cilin do e shtrojë si çështje në Kuvendin e Shqipërisë nëse zgjidhet deputet[8] .

Referencat