KF Tirana: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
Rreshti 373: Rreshti 373:
==Trajnerët==
==Trajnerët==
[[Skeda:Fatmir Frashëri.jpg|parapamje|djathtas|[[Fatmir Frashëri]] ka qënë trajner i Tiranës në katër periudha të ndryshme, duke drejtuar ekipin gjithsej për 8 vite.]]
[[Skeda:Fatmir Frashëri.jpg|parapamje|djathtas|[[Fatmir Frashëri]] ka qënë trajner i Tiranës në katër periudha të ndryshme, duke drejtuar ekipin gjithsej për 8 vite.]]
Tirana ka pasur 39 trajnerë të ndryshëm në historinë e tyre, me disa prej tyre që kanë qënë në këtë pozicion disa herë. Trajneri i parë në historinë e klubit ishte [[Selman Stërmasi]] në vitin 1933, i cili njëkohësisht shërbente edhe si lojtar dhe president. Ai e mbajti këtë pozicion për tre vite, para se të zëvëndësohej nga hungarezi Samo Singer, i cili u bë trajneri i parë i huaj i klubit. Trajneri më jetëgjatë i klubit është legjenda [[Myslym Alla]]; ai e drejtoi ekipin për plot 15 vite, duke fituar katër [[Kategoria Superiore|kampionate]] dhe një kupë.<ref name="Myslym Alla">{{cite web|url=https://telegraf.al/sport/myslym-alla-strategu-i-brezit-te-arte-te-tiranes-100-vjetori-i-trajnerit-qe-la-gjurme-te-pashlyeshme-ne-futbollin-shqiptar/|title=Myslym Alla, strategu i brezit “të Artë” të Tiranës. 100-vjetori i trajnerit që la gjurmë të pashlyeshme në futbollin Shqiptar|publisher=Telegraf.al|language=sq|date=15 prill 2019|accessdate=25 gusht 2020}}</ref> [[Enver Shehu]], një tjetër emër i madh, ishte trajner i Tiranës nga viti 1980 e deri në vitin 1987. Alla dhe Shehu, përveç se janë trajnerët më gjetëgjatë historinë e Tiranës, janë edhe trajnerët më të suksesshëm të klubit, duke fituar secili nga pesë trofe. [[Shkëlqim Muça]] gjithashtu ka fituar pesë trofe por në gjashtë periudha të ndryshme, duke u bërë edhe personi që ka qënë më shpesh trajner i ekipit. Ai ndiqet nga [[Sulejman Mema]], [[Fatmir Frashëri]] dhe [[Alban Tafaj]]; të tre këta trajnerë janë vendosur në krye të pankinës së klubit nga katër herë, me Tafajn që në të katërta rastet ka qënë trajner i përkohshëm.
Tirana ka pasur 40 trajnerë të ndryshëm në historinë e tyre, me disa prej tyre që kanë qënë në këtë pozicion disa herë. Trajneri i parë në historinë e klubit ishte [[Selman Stërmasi]] në vitin 1933, i cili njëkohësisht shërbente edhe si lojtar dhe president. Ai e mbajti këtë pozicion për tre vite, para se të zëvëndësohej nga hungarezi Samo Singer, i cili u bë trajneri i parë i huaj i klubit. Trajneri më jetëgjatë i klubit është legjenda [[Myslym Alla]]; ai e drejtoi ekipin për plot 15 vite, duke fituar katër [[Kategoria Superiore|kampionate]] dhe një kupë.<ref name="Myslym Alla">{{cite web|url=https://telegraf.al/sport/myslym-alla-strategu-i-brezit-te-arte-te-tiranes-100-vjetori-i-trajnerit-qe-la-gjurme-te-pashlyeshme-ne-futbollin-shqiptar/|title=Myslym Alla, strategu i brezit “të Artë” të Tiranës. 100-vjetori i trajnerit që la gjurmë të pashlyeshme në futbollin Shqiptar|publisher=Telegraf.al|language=sq|date=15 prill 2019|accessdate=25 gusht 2020}}</ref> [[Enver Shehu]], një tjetër emër i madh, ishte trajner i Tiranës nga viti 1980 e deri në vitin 1987. Alla dhe Shehu, përveç se janë trajnerët më gjetëgjatë historinë e Tiranës, janë edhe trajnerët më të suksesshëm të klubit, duke fituar secili nga pesë trofe. [[Shkëlqim Muça]] gjithashtu ka fituar pesë trofe por në gjashtë periudha të ndryshme, duke u bërë edhe personi që ka qënë më shpesh trajner i ekipit. Ai ndiqet nga [[Sulejman Mema]], [[Fatmir Frashëri]] dhe [[Alban Tafaj]]; të tre këta trajnerë janë vendosur në krye të pankinës së klubit nga katër herë, me Tafajn që në të katërta rastet ka qënë trajner i përkohshëm.


Trajneri i mëparshëm [[Emmanuel Egbo]], u emërua zyrtarisht më 28 dhjetor 2019 pasi kishte qëndruar për tre javë si trajner i përkoshëm.<ref>{{cite web|url=https://www.supersport.al/zyrtare-arriti-tri-fitore-radhazi-egbo-me-detyrim-trajner-i-tiranes/|title=Zyrtare/Arriti tri fitore radhazi, Egbo “me detyrim” trajner i Tiranës|publisher=Supersport.al|language=sq|date=28 dhjetor 2019|accessdate=24 gusht 2020}}</ref> Në korrik 2020, ai u bë trajneri i parë afrikan që fiton një kampionat në Evropë.<ref name="Egbo trajneri i parë afrikan"/>
Trajneri i mëparshëm [[Emmanuel Egbo]], u emërua zyrtarisht më 28 dhjetor 2019 pasi kishte qëndruar për tre javë si trajner i përkoshëm.<ref>{{cite web|url=https://www.supersport.al/zyrtare-arriti-tri-fitore-radhazi-egbo-me-detyrim-trajner-i-tiranes/|title=Zyrtare/Arriti tri fitore radhazi, Egbo “me detyrim” trajner i Tiranës|publisher=Supersport.al|language=sq|date=28 dhjetor 2019|accessdate=24 gusht 2020}}</ref> Në korrik 2020, ai u bë trajneri i parë afrikan që fiton një kampionat në Evropë.<ref name="Egbo trajneri i parë afrikan"/>


Trajneri aktual i Tiranës është [[Nevil Dede]].
Trajneri aktual i Tiranës është [[Orges Shehi]].


===Stafi teknik===
===Stafi teknik===

Versioni i datës 9 korrik 2021 21:02

Stampa:Infobox klub futbolli Klubi i Futbollit Tirana është një klub futbolli shqiptar me seli në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Ky ekip është degë e klubit shumësportësh SK Tirana, dhe është klubi i futbollit më i suksesshëm në Shqipëri, duke fituar 52 trofe madhorë të njohur zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ekipi luan në Kategorinë Superiore, liga elitare e futbollit shqiptar. Ndeshjet në shtëpi i luan në Stadiumin Selman Stërmasi.

Klubi u themelua më 15 gusht 1920 nën emrin Sport Klub Tirana e me pas Shoqeria Sportive Agimi,[1] dhe dhjetë vite më pas morën pjesë në kampionatin e parë zyrtar kombëtar të zhvilluar në Shqipëri. Që nga ajo kohë, Tirana mori pjesë në çdo kampionat të luajtur. Gjithsesi, vëndi i nëntë në sezonin 2016–17 bëri që klubi të zbriste për herë të parë në Kategorinë e Parë.[2]

Tirana ka garuar nën emrin SK Tirana nga viti 1927 e deri në 1947. Më pas regjimi komunist detyroi klubin të garonte me emra të ndryshëm si 17 Nëntori Tirana, Puna Tirana dhe 17 Nëntori. Në vitin 1991, me ardhjen e demokracisë, KF Tirana rimori emrin origjinal dhe u nda në dy degë: shumësportëshi SK Tirana dhe dega e futbollit KF Tirana.

Tirana është klubi më i suksesshëm shqiptar në kompeticionet evropiane, duke kaluar të paktën një raund në trembëdhjetë raste që kur debutuan për herë të parë në Kupën Evropiane 1965–66 (një tur i kaluar falë shortit, pa luajtur). Ata kanë arritur raundin e 16-ve të Kupës Evropiane (tani me emrin UEFA Liga e Kampioneve) në tre raste, dhe katër raste gjithsej. Duke qenë kështu ekipi shqiptar që ka avancuar më larg në të gjitha kompeticionet Europiane. Ata gjithashtu kanë rekordin për renditjen më të lartë të një klubi shqiptar sipas IFFHS, duke arritur vendin e 31të në renditjet botërore të vitit 1987,[3][4] si rezultat i rezultateve të mira arritur në sezonin e mëparshëm të Kupës së Kupave. Tirana është anëtare e ECA.[5]

Historia

1911: Turneu i parë

Tirana u paraqit për herë të parë në vitin 1911 në kampionatin e parë kombëtar që u zhvillua në Fier. Qyteti u përfaqësua nga ajo që besohet që ka qënë paraardhësja e KF Tirana. Ekipi dominoi turneun duke fituar me rezultate tenistike, duke mposhtur Elbasanin dhe Kavajën për të shkuar në finale, të cilën e fituan me rezultatin 6–1 ndaj Peqinit, duke u bërë kampionët e parë të Shqipërisë. Turneu ende nuk njihet zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit.[6][7]

1920–1937: Themelimi dhe vitet e para

Fotografia e ekipit të parë të KF Tiranës.

Tirana u themelua zyrtarisht më 20 gusht 1920 nga patrioti entuziast Palokë Nika, i cili më parë kishte themeluar Vllazninë. Emri i parë i klubit ishte Sportklub Tirona, por më vonë u ndërrua në Futboll Klub Tirona. Ekipi luajti ndeshjen e parë zyrtare në fushën e Shallvares ndaj Juventusit të Shkodrës.[8]

Klubi luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare në vitin 1925 kundër ekipit jugosllav Crnogorac Cetinje nga Mali i Zi. Më 16 gusht 1927, ditë e cila shënonte edhe shtatëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të Shoqatës Sportive Agimi, emri u klubit u ndryshua sërish dhe u bë Sportklub Tirana, një emër e cila u bë traditë në qytet, duke bërë që klubi të thirrej shkurt SK Tirana.[9] Në atë ditë presidenti i klubit ishte Bahri Toptani.[1]

Në vitin 1930, Tirana mori pjesë në turneun e parë zyrtar të njohur në vend, organizuar nga organizata e sapokrijuar Federata Shqiptare e Futbollit. Ekipi e dominoi këtë turne, duke arritur finalen pasi fitoi pesë ndeshje, barazoi katër dhe humbi vetëm një, për të përfunduar në krye, sëbashku me Skënderbeun, pavarësisht me një diferencë golash pak më pozitive.[10] Tirana u përball në finalen e kampionatit me Skënderbeun, e cila refuzoi të luante si shenjë proteste dhe pretendimi ndaj njëanshmërisë së kompeticionit dhe federatës në favor të Tiranës. Klubi u shpall kampion pasi të dyja finalet u fituan me rezultat 2–0 në tavolinë.[10]

sezonin tjetër, klubi bleu lojtarë të rinj si Vasfi Samimi, Sabit Çoku, Muhamet Agolli dhe Halim Begeja. Formati i kampionatit ndryshoi duke i ndarë ekipet në dy grupe. Tirana u vendos në Grupin A, të cilin e fitoi pasi koleksionoi pesë pikë në tre ndeshje. Në finale kundër fituesit të Grupit B Teuta, ekipi barazoi 1–1 në ndeshjen e parë në shtëpi por arriti një fitore 3–0 jashtë fushe duke arritur që të mbrojë titullin.

Tirana vazhdoi dominimin e futbollit shqiptar edhe në sezonin e ardhshëm, pavarësisht se formati i kampionatit ndryshoi sërish. Në një grup ku ekipet do të luanin dy herë ndaj njeri-tjetrit dhe fituesi do të shpallej ai që do të përfundonte në krye të grupit, Tirana e pati mjaft të lehtë dhe e mbylli kampionatin i pamposhtur, duke fituar pesë ndeshje e duke barazuar tre, duke fituar kështu titullin për herë të tretë rresht, arritje që i vendosi akoma më shumë në histori si klubi i parë që ka dominuar futbollin në Shqipëri. Klubi humbi titullin për herë të parë në sezonin 1933, duke përfunduar në një vend zhgënjyes (të tretë) nga gjashtë ekipe gjithsej, prapa Bashkimit Shkodër dhe kampionëve të Skënderbeut. Kjo rezultoi të ishte vetëm një periudhë e përkohshme dhe shumë e shkurtër tranzicioni me klubin që u rikthye në majë bindshëm në sezonin 1934, duke dalë të parët, pesë pikë para ndjekësve të Skënderbeut në një format me shtatë ekipe.

Në vitet e ardhshme, Tirana arriti të fitonte kampionatet e viteve 1936 dhe 1937, i udhëhequr nga shqiptari etnik Riza Lushta, i cili gjithashtu ishte edhe kryegolshënuesi i kampionatit në të dy sezonet.[11] Këto ishin gjithashtu edhe turnetë e fundit të mbajtura në Shqipëri para luftës; pas vitit 1938 u luajtën fare pak turne për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore një vit më vonë.

1939–1947: Vitet e luftës

Riza Lushta ishte një nga lojtarët më të dalluar të Tiranës në vitet 1930'.

Në vitin 1939, Shqipëria ishte nën pushtimin italian; Giovanni Giro, një administrues besnik i Ministrit të Jashtëm Galeazzo Ciano, ishte përgjegjës për organizimin e garës së parë të futbollit nën regjimin e mbretit Viktor Emanueli III, i cili u quajt "Turneja Kombëtare E Footbollit Për Ndeshjet E Trofeut Të Liktorit". Tirana mori pjesë në turne, duke eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 9–0 Dragoj Pogradecin në raundin e parë për të arritur në gjysëm-finale. Në gjysëm-finale, ekipi luajti kundër Skënderbeut, duke i mposhtur me rezultatin 3–0 për të arritur në finale kundër Vllaznisë. Në finalen e luajtur në fushën Shallvare në kryeqytet më 30 shtator 1939, Tirana ngriti trofeun duke fituar 6–5.

Një turne i ngjashëm u zhvillua në vitin e ardhshëm nga regjimi fashist, këtë herë në një format grupi ku ekipet u ndanë në dy grupe bazuar në vendndodhjen gjeografike. Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës, Kryeziu dhe Lushta u larguan nga Shqipëria për në Itali për t'u bashkuar me Barin dhe Romën.[12][13] Në ndeshjen e parë, Tirana barazoi 2–2 me Vllazninë, dhe më pas fitoi 3–0 në shtëpi kundër Elbasanit. Pjesa tjetër e fushatës nuk ishte e frytshme për ekipin pasi Vllaznia përfundoi në krye të grupit përpara Tiranës dhe arriti finalet e kampionatit, ku mposhtën Skënderbeun me rezultatin e përgjithshëm 11–1 për të fituar kampionatin e tyre të parë kombëtar, edhe ky deri më sot i pa njohur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kampionati nuk u mbajt në vitin 1941 por u kthye në vitin e ardhshëm; në atë vit morën pjesë edhe tre klube nga Kosova. Këto klube nga Kosova garuan në pjesën veriore së bashku me kampionët në fuqi Vllaznia, kurse Tirana garoi në grupin e ri të seksionit të mesëm dhe klubet jugore garuan në grupin e tyre. Në një vendim të çuditshëm, vetëm lojtarët e lindur në mes viteve 1921 dhe 1925 u lejuan të marrin pjesë në kampionat, gjë që do të thotë që vetëm lojtarët midis moshës 17 dhe 22 vjeç u lejuan të luajnin. Megjithatë, ky rregull nuk u zbatua nga shumica e klubeve dhe lojtarë me moshë të madhe morën pjesë në turnament. Tirana arriti në gjysëm-finale pasi fitoi 5–1 kundër Elbasanit dhe barazoi 1–1 kundër Teutës. Në gjysëm-finale, ekipi u përball me Prizrenin; ndeshja e parë përfundoi në një barazim 2–2, ndërsa e dyta u fitua nga Tirana 2–1. Ekipi arriti finalen edhe një herë, ku më 29 qershor, u përball me Vllazninë sërish. Koha e rregullt përfundoi me një barazim 1–1, duke bërë që gjyqtari italian Michele Carone, t'i kërkonte të dyja palëve të luanin në dy perioda nga 15 minuta si kohë shtesë, por Vllaznia nuk pranoi. Dy ditë pas përfundimit të ndeshjes, ndeshja u fitua në tavolinë 2–0 nga Tirana, e cila gjithashtu mori dhe titullin.[14]

Klubi fitoi dy nga tre kampionatet kombëtare që u mbajtën gjatë Luftës së Dytë Botërore, por në mars 2013, Federata Shqiptare e Futbollit mori një vendim duke refuzuar t'i njohë ata, duke deklaruar se ato nuk ishin legjitime sepse ato nuk ishin organizuar nga FSHF-ja, por nga regjimi fashist.[15][7]

1944–1957: Periudha pas lufte

Myslym Alla, drejtoi Tiranën nga 1956 e deri në 1971.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, aktivitetet e futbollit rifilluan siç kishin bërë para luftës nën drejtimin e Shoqatës Shqiptare të Futbollit. Në kampionatin e vitit 1945, Tirana u vendos në Grupin B. Ekipi e kryesoi grupin me lehtësi, duke mbledhur 16 pikë nga 10 ndeshje, duke arritur kështu në finale ku u përballën me Vllazninë sërisht. Ata humbën të dy ndeshjet 2–1, duke humbur kështu mundësinë për të fituar një tjetër kampionat.

Nën regjimin komunist të udhëhequr nga diktatori Enver Hoxha, Tirana shpejt do të bëhej viktimë, pasi në fillim të marsit 1946, Byroja Politike komuniste në pushtet kishte udhëzuar klubin që të ndryshonte emrin në 17 Nëntori për nder të Çlirimit të Tiranës, në 17 Nëntor 1944. Në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, klubi iu nënshtrua trajtimit të tmerrshëm nga regjimi dhe kjo u theksua nga krijimi i një sistemi privilegjues për ekipet e reja të krijuara nga komunistët Partizani dhe Dinamo.[16][17][18][19]

Dekada e ardhshme do të shndërrohej në të njëjtën atmosferë mbytëse, duke u bërë edhe më e rëndë pas themelimit të dy ekipeve me privilegje të sistemit që do të ndiqnin përvojat e motrave të tyre në ish-Bashkimin Sovjetik, ish-Jugosllavi dhe vendet e tjera të Evropës Lindore: Partizani, ekipi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Dinamo, ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhjetëra lojtarë të talentuar të Tiranës u "bindën", kundër vullnetit të tyre, për të luajtur për Partizanin ose Dinamon.[20] Si rezultat i kësaj "17 Nentori", pa mjaft lojtarë kyç, u përpoq të qëndronte në krye gjatë viteve 1947–57, megjithatë ekipi arriti të fitonte një pjesë të goditjeve të humbura gjatë pjesës së dytë të viteve 50', pasi zëvendësoi pjesërisht disa nga lojtarët e parë të zgjedhur në formacion.

1958–1990: Rënia dhe ngritja, dekadat komuniste dhe vitet e arta 80'

Nga viti 1958 deri më 1964, Tirana vazhdoi të prodhojë një futboll të mirë dhe e mbyllte kampionatin pothuajse gjithmonë në vendin e tretë. Këto vite ishin një prelud për atë që do të ndodhte më vonë: Tirana ripërjetoi magjinë e saj të para-luftës nën drejtimin e trajnerit të paharrueshëm Myslym Alla.[18] Në fund të kampionatit kombëtar të 28të, Tirana u shpall kampion i Shqipërisë më shumë se njëzet vitesh pritje që nga titulli i tyre i fundit.[21]

Ekipi përsëriti suksesin në vitin e ardhshëm, por kjo ishte një sfidë e dukshme për gjeneralët e Partizanit dhe shefat e shërbimit sekret të Dinamos. Pasi ishte drejt fitores së kampionatit në sezonin 1966–67, Tirana u përjashtua tre ndeshje nga fundi pas përfundimit të derbit ndaj Partizanit, i përjashtuar gjithashtu, për shkak të një sherri në dhomat e zhveshjes midis dy lojtarëve, Osman Memës dhe Agim Dizdarit (i cili ishte lojtar i Dinamos).[22] Tirana e kishte fituar ndeshjen 2–1, por federata vendosi që si Tirana dhe Partizani ta humbisnin ndeshjen në tavolinë 3–0; kjo gjë, si dhe përjashtimi për tre ndeshjet e mbetura, i hapi rrugë Dinamos të fitonte titullin. Ky konsiderohet si "titulli i turpit" nga tifozët e Tiranës dhe sportdashësit shqiptar. UEFA ende nuk e njeh Dinamon si fitues të atij kampionati.[16][23][24][25]

Pas kësaj, Tirana fitoi kampionatin dy vite me radhë me stil, duke humbur vetëm dy ndeshje në vitin 1968 dhe vetëm një gjatë sezonit 1969–70.[26]

Gjatë viteve shtatëdhjetë, Tirana luftoi shumë për të qëndruar në krye; rezultati më i mirë ishte vendi i dytë dhe më i keqi i trembëdhjeti. Megjithatë, klubi fitoi dy herë kupën kombëtare. Brezi i lojtarëve më të vjetër erdhën në fund të karrierës së tyre dhe kjo mund të shënonte vetëm fundin e një epoke shumë të suksesshme. Sidoqoftë, epoka e pasuksesshme nuk do të zgjasë shumë gjatë kësaj kohe. Tirana fitoi kampionatin në fund të sezonit 1981–82 dhe ata vazhduan të fitonin titullin edhe tre herë të tjera gjatë viteve tetëdhjetë (në sezonet 1984–85, 1987–88 dhe 1988–89) si dhe Kupën e Shqipërisë, gjithashtu tre herë (1982–83, 1983–84 dhe 1985–86. Klubi ishte gjithashtu i suksesshëm në garat e klubeve evropiane, duke arritur tre herë në në raundin e 16-ve të Kupës Evropiane në vitet 80'. Klubi prodhoi shumë lojtarë si Agustin Kola, Arben Minga, Shkëlqim Muça dhe Mirel Josa që u bënë ikona të futbollit shqiptar si dhe mundën të luanin edhe me ekipin kombëtar.[27][28][29][30]

1991–2006: Rikthimi tek suksesi

Në gusht 1991, më pak se një vit pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Tirana rifitoi emrin e saj të vjetër, dhe po ashtu edhe gjithë shoqëria shqiptare po kalonte një periudhë ndryshimesh të thella. Pothuajse të gjithë lojtarët më të mirë shqiptarë u larguan nga vendi dhe shkuan jashtë në kërkim të një ekipi më të pasur që mund t'i punësonte. Por megjithatë klubi nuk mundi të qëndrojë shumë larg nga vendet kryesore. Ekipi u kthye në rrugët e suksesit duke fituar Kupën e Shqipërisë në sezonin 1993–94; në finale ata mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 1–0 Teutën.[31] Pas kësaj, në janar 1995, ekipi fitoi edhe trofeun e tyre të parë të Superkupës së Shqipërisë, duke mposhtur Teutën 1–0stadiumin Qemal Stafa. Disa muaj më vonë, ata fituan kampionatin e tyre të 15të duke përfunduar 12 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Teuta.[32]

Ky kampionat i fituar u pasua edhe nga një tjetër në sezonin 1995–96; Tirana sërish mundi të dalë para Teutës, këtë herë me vetëm një pikë diferencë.[33] Ekipi triumfoi edhe në kupë në atë sezon, duke plotësuar dopietën sezonale për herë të dytë në histori. Një tjetër dopietë sezonale pasoi në sezonin 1998–99. Në vitet e ardhshme, Tirana vazhdoi të dominonte futbollin shqiptar, duke fituar 10 nga 18 kampionatet shqiptare të mbajtura.[34] Ekipi ishte gjithashtu i suksesshëm edhe në kupa, duke i shtuar kabinetit të tyre të trofeve tre kupa dhe pesë superkupa. Gjatë kësaj kohe, klubi kishte president biznesmenin egjiptian Metwally El Sayed, i cili u bë president i parë i huaj i klubit.[35][36] Nën drejtimin e tij, Tirana u modernizua herët si klub dhe lojtarët kishin paga të larta për Shqipërinë e asaj kohe.[35][36]

Gjatë periudhës 1993 - 2009 u arrit edhe një rekord tjetër unikː Tirana renditej çdo sezon në vendet 1 ose 2, duke koleksionuar në 16 sezone plot 24 trofe (10 tituj Kampion, 6 Kupa dhe 8 Superkupa).

2007–vazhdim: Epoka Refik Halili

Elvis Sina, lojtari me më shumë ndeshje në historinë e klubit me rreth 500 paraqitje në të gjitha kompedicionet.

Pas një sezoni 2006–07 të suksesshëm që pa ekipin ta fitonte kampionatin me lehtësi,[37] Tirana filloi të haste vështirësi dhe rezultatet pozitive munguan. Ata e nisën sezonin me një eliminim të shpejtë nga Liga e Kampioneve 2006–07 nga sllovenët e NK Domžale. Pavarësisht se fituan superkupën ndaj Besës, Tirana arriti vetëm një vend të gjashtë në kampionat, duke shënuar rezultatin më negativ që nga viti 1993. Në kupë, ekipi u mposht në finale nga Vllaznia. Në sezonin e ardhshëm, Tirana u rikthye; të frymëzuar nga sulmuesi i ardhur Migen Memelli,[38] i cili shënoi 30 gola gjatë sezonit, Tirana arriti të fitonte kampionatin për herë të 24 në histori.[39] Në kupë ata arritën në finale sërish, vetëm për t'u mposhtur edhe një herë, këtë herë nga Flamurtari.[40]

Në vitet në vijim, Tirana pati mjaft ulje-ngritje, duke mos mundur të fitonte kampionatin por arriti të ishte e suksesshme në kupa, duke fituar Kupën e Shqipërisë në sezonet 2010–11 dhe 2011–12 si dhe tre superkupa, respektivisht në vitet 2009, 2011 dhe 2012. Gjithashtu pati edhe polemika jashtë fushave midis drejtuesve dhe lojtarëve, më së shumti gjatë sezonit 2010–11, ku disa lojtarëve iu vonuan pagesat kurse disa të tjerë nuk u paguan fare.[41][42][43] Më 12 tetor 2011, konsulli i Bashkisë së Tiranës me një votim anonim vendosi të ndryshojë statusin e klubit nga një klub i zotëruar nga bashkia në klub me aksionerë, duke i vendosur emrin KF Tirana Sh.A; bashkia fillimisht mbajti 100% të aksioneve në klub, por duke lejuar çdo sponsor të ardhshëm privat dhe donatorë që të zotërojnë aksione në klub.[44]

Duke filluar nga viti 2013, Tirana hyri në një periudhë zhgënjimesh. Në sezonin 2013–14, ekipi rrezikoi të binte nga kategoria për herë të parë në histori. Në fund të dhjetorit 2013, ekipi renditej në vendin e fundit me vetëm 10 pikë të mbledhura nga 13 ndeshje, duke qënë 7 pikë larg zonës së sigurisë. Megjithatë, me ardhjen e Gugash Maganit si trajner i ekipit dhe një merkato të fuqishme, ekipi doli nga kriza e rezultateve dhe në fund përfundoi në vendin e 6të, duke siguruar mbijetesën vetëm në javën e parafundit.[45] Më 26 qershor 2014, konsulli i qytetit miratoi propozimit për ta bërë Tiranën klub privat, duke i dhënë donatorëve 66% të aksioneve të klubit për 18 vitet e ardhshme; donatorët e asaj kohe ishin Refik Halili dhe Lulzim Morina, të cilët synonin të investonin në blerjen e lojtarëve cilësorë dhe përmirësimin e infrastrukturës si dhe ekipeve të të rinjve.[46]

Stadiumi Selman Stërmasi u rinovua gjatë viteve 2014 dhe 2015.

Tirana e filloi sezonin 2014–15 me pritshmëri të mëdha, duke sfiduar për titullin gjatë fazës së parë të kampionatit.[47] Megjithatë, në fazën e dytë ekipi pësoi rënie dhe në fund mundi të arrinte vetëm një vend të 5të. Në kupë, Tirana u eliminua me polemika nga Laçi në gjysëm-finale me rezultatin e përgjithshëm 1–0; Laçi në fund u shpall fituese e kupës pasi mposhti në finale Kukësin, gjë që la jashtë kupave të evropës Tiranën.[48]

Klubi ra për herë të parë në histori nga kategoria në sezonin 2016–17.[2] Edhe pse ishin pretendent për titull deri në gjysmën e parë të sezonit, Tirana pësoi një rënie drastike duke kapitulluar për herë të parë në histori. Trajneri Ilir Daja u shkarkua më 1 nëntor 2016 pas një barazimi pa gola ndaj Vllaznisë,[49] dhe u zëvëndësua nga i rikthyeri Mirel Josa.[50] Klubi gjithashtu prishi marrëdhënjet me tifozët pas një marrëveshje me rivalët e përbetuar Partizani, për të lejuar këta të fundit të prisnin ndeshjet si vendas në Stadiumin Selman Stërmasi; ata kundërshtuan këtë marrëveshje dhe në shenjë proteste nuk e ndoqën ekipin deri në fund të sezonit.[51] Tirana qëndroi 15 ndeshje pa fitore para se të triumfonin ndaj Korabit me rezultatin 2–0 më 10 maj 2017.[52] Rënia e tyre u konfirmua 13 ditë më pas pas një barazimi pa gola kundër Vllaznisë, e cila gjithashtu luftonte për mbijetesë, në Stadiumin Loro Boriçi.[2] Në kupë, Tirana tregoi një fytyrë tjetër, duke fituar trofeun e 16të rekord në histori pasi mposhtën Skënderbeun 3–1 në finalen e zhvilluar në Elbasan Arena katër ditë pas rënies nga Liga Superiore.[53] Kjo fitore konfirmoi rikthimin e klubit në kompeticionet evropiane pas pesë vitesh.

Klubi ruajti pjesën më të madhe të lojtarëve para fillimit të sezonit të ri te liga inferiore.[54] Josa u largua nga pankina dhe u zëvëndësua nga Zé Maria, ish lojtar i Brazilit.[55] Rikthimi në Evropë u karakterizua nga një eliminim i shpejtë nga izraelitët e Maccabi Tel Aviv.[56] Tirana është kështu klubi i parë dhe i vetëm nga Kategoria e Parë që merr pjesë në një kompeticion europianǃ Në shtator 2017, klubi fitoi një tjetër trofe, Superkupën, duke mposhtur Kukësin në finale çka solli triumfin e 11të rekord në këtë kompeticion.[57] Tirana u bë klubi i parë nga Kategoria e Parë që fiton një trofe madhor.[57] Tirana dominoi kampionatin e Kategorisë së Parë, duke fituar me rezultate dërrmuese në ndeshjet brënda dhe jashtë.[58][59] Ata arritën objektivin e rikthimit në elitë tre ndeshje para mbylljes së kampionatit.[60] Tirana fitoi gjithashtu edhe titullin e parë të Kategorisë së Parë më 16 maj duke fituar me lehtësi 2–0 ndaj fituesve të Grupit A Kastrioti në Elbasan Arena.[61]

Tirana fitoi kampionatin e 25të në histori në sezonin 2019–20 e cila përkonte dhe me 100 vjetorin e klubit.[62][63] Ky ishte titulli i parë pas plot 11 vitesh. Gjatë sezonit, ekipi fitoi dy herë kundër Partizanit, duke i dhënë fund një rekordi negativ me 18 ndeshje pa fitore në derbi; fitorja 5–1 kundër tyre në shkurt 2020 ishte më e thella që nga viti 2005.[64][65] Pas javës së 13të deri në fund ekipi u udhëhoq nga trajneri Emmanuel Egbo, i cili u lavdërua për punën e tij si dhe u bë trajneri i parë afrikan që fiton një kampionat në Evropë.[66][67] Në kupë, ekipi arriti deri në finale por u mposht me rezultatin 2–0 nga Teuta.[68] Gjithashtu pjesëmarrja në kupat e Europës ishte e suksesshme, pasi bardheblutë shkuan deri ne fazën play-off të Ligës së Europës ku u eliminuan nga kampionët e Zvicrës, Young Boys.

Stema, ngjyrat dhe fanella

Stema zyrtare e KF Tiranës i është nënshtruar disa ndryshimeve ndër vite. Pas vitit 1990 në stemë u vendos Kulla e Sahatit, e cila është një nga momumentet më të rëndësishme të qytetit.[69] Ndryshimi i fundit i stemës ndodhi në vitin 2020, vit ku klubi festoi 100 vjetorin e krijimit. Klubi disa muaj më parë njoftoi një konkurs për stemën e re, e cila do të zgjidhej nga punimet e tifozëve. Fituesi u shpall në shkurt 2020. Stema e re kishte ngjashmëri me atë aktualen; Kulla e Sahatit, ishte zhvendosur majtas, si dhe dy zero ishin shtuar krahë saj, kurse poshtë lexonte 1920–2020, për të simbolizuar 100 vjetorin.[70] Klubi njoftoi se do ta përdorte këtë stemë për gjatë gjithë vitit 2020.[71]

Ngjyrat tradicionale të KF Tiranës ka qënë e bardha dhe bluja.[72] Të këto dy ngjyra gjithashtu kanë qënë dominuese në fanellat e ekipit, sidomos në ndeshjet si vendas. Ngjyra të tjera, si e zeza dhe grija, është përdorur në raste kur ekipi ka luajtur me fanellat dyta apo të treta. Fanella e portierit ka qënë me ngjyra të ndryshme, si e verdhë, blu, gri, jeshile ose e zezë.[73]

Prodhuesit e fanellës

Fanella karakterisike e Tiranës është me ngjyrat bardheblu me vija; në foto stema e Volkswagen si sponsor fanelle.

Burimi: [74][75]

Prodhuesi Periudha Sponsori i fanellës
Britania e Madhe Umbro 1988–91 Ariston
1993–97 Parmalat
Flamuri Adidas 1998–99 Kent
1999–00 Hawaii
Flamuri Joma 2000–01
2001–02 Volkswagen
Flamuri Jako 2002–04
Flamuri Puma 2004–06
Flamuri Adidas 2006–08
Flamuri Puma 2008–09
Flamuri Lotto 2009–10 ska
Flamuri Adidas 2010–11
Flamuri Macron 2011–12 ska
Flamuri Errea 2012–13 ska
Flamuri Legea 2013–15
2015–16 Birra Tirana
Flamuri Macron 2016–19 ska
Flamuri Uhlsport 2019–22 Caffè Vergnano
Air Albania

Stadiumi

Shallvare

Fusha e parë në historinë e klubit quhej Shallvare, e cila në atë kohë ndodhej në qëndër të Tiranës ku sot ndodhet blloku i Shallvareve; ajo tokë u mor nga klubi para vitit 1920.[76] Ajo fushë shërbente gjithashtu si park argëtimi për fëmijët e Tiranës.[77] Tirana luajti ndeshjen e parë të saj në vitin 1920 kundër një ekipi të formuar nga ushtarët e Austro-Hungarisë pushtuese.[76] Pesë vite më pas, u ndërtuan edhe dhomat e zhveshjes, kurse në fillimin e viteve 1930' u ndërtua edhe një pistë atletike rreth fushës. Fusha mirëmbahej nga Besim Hamdiu, i cili ishte gjyqtar, dhe kishte vetëm një ndihmës për mirëmbajtjen e saj.[77] Fusha gjithashtu përdorej edhe për ngjarje të tjera sportive si dhe për paradat ushtarake, një prej të cilave u ndoq edhe nga mbreti Zog në vitin 1927.[76] Fusha u shkatërrua në vitin 1951 dhe aty u ndërtua blloqe pallatesh të stilit sovjetik.[77]

Selman Stërmasi

Stadiumi Selman Stërmasi në ndeshjen e parë pas rinovimit, nëntor 2015.

Stadiumi aktual i Tiranës për ndeshjet si vendas është Selman Stërmasi. Stadiumi u ndërtua në vitin 1956 dhe deri në vitin 1991 njihej me emrin Stadiumi Dinamo.[78] Në vitin 1991, Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubi vendosi që stadiumi të quhej Selman Stërmasi në nder të ish futbollistit, trajnerit dhe presidentit të Tiranës me të njëjtin emër.[78]

Stadiumi ka një kapacitet 8,400 ulësesh. Në dhjetor 2014, klubi filloi rinovimin e stadiumit;[79] rinovimi përfshinte vendosjen e një fushe të re, ridërtimi i tribunave, rindërtimi i ndërtesës kryesore të stadiumit, ku u përfshinë e shtimi i dy korridoreve, rindërtimi i objekteve të brëndshme si dhe ndërtimi i një dyqani.[80] Objektet e brendshme përfshijnë riparime të përgjithshme, një sallë konferencash për shtyp, këndin e gazetarëve dhe dushe moderne. Tribunat anësore u mbyllen përkohësisht dhe u mbuluan nga bordet reklamash. Pak kohë më pas, stadiumit ju shtua edhe ndriçimi, tabela e rezultatit si dhe ora elektronike.

Zona kryesore e parkimit ndodhet në pjesën e përparme të stadiumit, e cila të çon në hyrje. E gjithë pjesa e jashtme e stadiumit është e rrethuar nga një gardh hekuri 2.7 metra gjatë.[81]

Qemal Stafa

Tirana i ka luajtur historikisht ndeshjet si vendas në stadiumin Selman Stërmasi, ashtu siç kanë bërë edhe Partizani e Dinamo, ekipet e tjera të kryeqytetit. Megjithatë, ndeshjet derbi ose ato evropiane të rëndësisë së madhe Tirana i ka luajtur në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa"; ky stadium është përdorur edhe në rastet kur Selman Stërmasi nuk ka qënë i disponueshëm për shkaqe të ndryshme. Në qershor 2016, u nis prishja e stadiumit për shkak se nuk plotësonte kriteret për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare, ky një vendim nga FIFA.[82] Tirana luajti ndeshjen e fundit në këtë stadium më 19 nëntor 2015, duke barazuar pa gola kundër Laçit.[83]

Kompleksi Skënder Halili

Kompleksi Skënder Halili pas rinovimit në vitin 2015.

Kompleksi Skënder Halili është fusha stërvitore ku ekipi kryen seancat stërvitore.[84] Ajo gjithashtu shërben edhe për ndeshjet e ekipeve të moshave. Në disa raste, ekipi i parë ka zhvilluar ndeshje miqësore si dhe në disa raste më të rralla ka zhvilluar edhe ndeshjet e raundeve të para të kupës. Vendndodhja e fushës është në rrugën Bedri Karapici, afër fabrikës së Birrës Tirana. Kompleksi u emërua në nder të Skënder Halili, ish mbrojtësi legjendar i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare.[85] Kompleksi përbëhet nga dy fusha të mëdha sportive, nga një terren më i vogël si dhe me dhoma zhveshje për ekipin e parë ashtu edhe për ekipet e moshave. Në dhjetor 2014, klubi njoftoi edhe rinovimin e kompleksit përveç stadiumit Selman Stërmasi.[86] Pas përfundimit të punimeve, të gjitha objektet e kompleksit ishin përmirësuar, si dhe ishte shtuar edhe një tribunë e vogël për tifozët të cilët kishin dëshirë të ndiqnin seancat stërvitore të ekipit.

Tifozët

Tirona Fanatics gjatë një ndeshje në shtator 2016.

Klubi i Futbollit Tirana është një nga klubet më të mbështetura të Shqipërisë. Ata kanë disa tifogrupe, dy më të shquarit janë "Ultras Tirona" dhe "Tirona Fanatics".[87] Grupi i parë është themeluar në vitin 1986 kur Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist.[87] Ata ishin të detyruar t'i kryenin aktivitetet e tyre fshehurazi në mënyrë ilegale pasi regjimi nuk i lejonte këto lloj grupesh të funksiononin. Si pasojë e kësaj, grupi i përdorte ndeshjet për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj regjimit dhe pas rënies së tij ata u bënë grup edhe më i organizuar,[87] duke tërhequr më shumë tifozë në fund të viteve 90' dhe fillim të viteve 2000'.[87] Nga mesi i viteve 2000', tifozë të rinj dolën në skenë dhe ndjenë se grupi Ultras Tirona nuk i përfaqësonte tërësisht ata, ndaj ata vendosën të krijonin një grup të ri Ultras që e quajtën Tirona Fanatics; grupi u themelua zyrtarisht më 8 janar 2006.[88]

Ky grup njihet gjërësisht tifo-grup i djathtë në kontrast me Ultras Guerrils, grupi tjetër ultras i klubit rival të kryeqytetit Partizani. Klubi u zgjerua menjëherë duke fituar shumë antarësime, duke u bërë një nga grupimet më të organizuara të Shqipërisë, duke ndjekur ndeshjet e Tiranës brënda dhe jashtë, si dhe jashtë Shqipërisë gjatë ndeshjeve evropiane.[87] Më 20 maj 2015, shumica e anëtarëve themelues të grupit vendosën që t'ia linin drejtimin e grupit anëtarëve më të rinj.[89][90] Grupi mban lidhje të ndërsjellta e të respektuara me ultras grupet në Kosovë, "Plisat" e Prishtinës dhe "Shvercerat" e Shkupit.

Rivalitetet

Partizani

Rivali më i madh i Tiranës është Partizani, një nga tre ekipet e kryeqytetit. Ndeshja midis tyre quhet "Derbi i Kryeqytetit", dhe konsiderohet si një nga derbit më të mëdhenj në Ballkan.[91] Tirana dhe Partizani janë dy klubet me më shumë tifozë në Shqipëri dhe rivaliteti i tyre daton që në vitin 1946, vit ku Partizani u krijua. Dy klubet janë ndeshur 161 herë në kampionat, ku Partizani ka regjistruar 68 fitore kundrejt 42 fitoreve të Tiranës. Në kupë, ato janë ndeshur 28 herë, 13 prej të cilave janë mbyllur me fitoren e Tiranës dhe 8 me fitoren e Partizanit. Tirana ka arritur 9 kualifikime krahasuar me 7 të Partizanit.

Tirana dhe Partizani u ndeshën për herë të parë në kampionatin e vitit 1947, ku Partizani fitoi 4–2 dhe më pas 8–0, me këtë të fundit që është ende fitorja më e madhe në derbi.[92] Tirana priti sezonin 1965–66 për të fituar derbin e parë në histori, duke i mposhtur rivalët e tyre 2–1. Fitorja më e thellë e Bardhebluve daton në shtator 1985, ku ata regjistruan një fitore 7–3.[29] Pas rënjes së komunizmit, Tirana ka një avantazh më superior krahasuar me Partizanin.[93] Tirana nuk humbi asnjë ndeshje nga viti 1996 e deri në vitin 2002, kurse Partizani qëndroi i pamposhtur në derbi nga viti 2013 e deri në vitin 2019.[94]

Golashënuesi më i mirë në historinë e derbit është sulmuesi Refik Resmja me 14 gola.[95] Ai ishte prodhim i akademisë së Tiranës, por pasi mbushi 18 vjeç kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe më pas luajti për Partizanin. Lojtari që ka shënuar më shumë gola në derbi për Tiranën është Indrit Fortuzi (11 gola).[95] Arben Minga dhe Mahir Halili janë lojtarët e vetëm që kanë arritur të shënojnë tregolësh kundër Partizanit.[96]

Derbi bën jehonë në të gjithë Shqipërinë dhe është ndeshja më e ndjekur në kampionatin shqiptar, si dhe ndeshja e vetme që ka arritur të tërheqi në masë interesin e tifozëve. Tirona Fanatics dhe Ultras Guerrils janë dy tifogrupet më të mëdha në Shqipëri që i dhurojnë derbit një atmosferë fantastike. Në derbin e datës 13 dhjetor 2019, plot 19,000 tifozë ishin të pranishëm për të njekur ndeshjen; pas ndeshjes, Partizani njoftoi se kishte fituar rreth 200 milion Lek nga biletat.[97] Tirana arkëtoi të një shifër të ngjashme në derbin e datës 28 shkurt 2020.[98]

Dinamo

Tirana ka një tjetër rivaltet madhor edhe me Dinamon, një tjetër klub kryeqyteti që ashtu si Partizani u krijua në gjatë periudhës së komunizmit, saktësisht në vitin 1950, nga Ministria e Brendshme e atij regjimi. Gjatë kësaj periudhe, rivaliteti mes të dyja ekipeve u rrit shumë. Ky rivalitet shënoi kulmin në sezonin 1966–67, kur Tirana dhe Partizani u përjashtuan nga Federata Shqiptare e Futbollit, në atë kohë e kontrolluar nga regjimi, për ti hapur rrugë Dinamos për të fituar kampionatin.[22][99][100] Federata vendosi të përjashtonte të dyja ekipet pasi dy lojtarë (Osman Mema dhe Agim Dizdari) u përfshin në një sherr midis tyre në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjes, e cila u fitua nga Tirana 2–1.[22] Tirana kryesonte kampionatin me tre ndeshje nga përfundimi por federata vendosi që si Tirana ashtu dhe Partizani mos luanin në këto ndeshje.[23] Ky konsiderohet si "titulli i turpit" nga tifozët e Tiranës dhe sportdashësit shqiptar. UEFA ende nuk e njeh Dinamon si fitues të atij kampionati.[19]

Një tjetër ngjarje famëkeqe që përshkallëzoi rivalitetin mes dy klubeve ishte edhe arrestimi i mbrojtësit të Tiranës Skënder Halili nga regjimi për shkak se refuzoi të qëndronte te Dinamo pas përfundimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.[101] Ai shpenzoi 11 muaj në burg dhe më pas u detyrua të punonte për vite me rradhë në galeritë e kromit në Bulqizë. Pavarësisht këtyre ngjargjeve, rivaliteti mes dy klubeve dhe tifozerive është venitur në vitet e fundit për shkak të rënjes së Dinamos nga Kategoria Superiore.[102]

Tirana dhe Dinamo janë ndeshur 137 herë në Kategorinë Superiore, ku Tirana kryeson 57–46 me fitore, kurse 34 ndeshje janë mbyllur në barazim. Ndeshja e parë midis dy ekipeve u luajt në vitin 1950, ku Dinamo fitoi 1–0. Një vit më pas, Dinamo arriti fitoren më të madhe në derbi, duke fituar 6–0. Fitorja më e thellë e Tiranës është 5–1, e arritur në sezonin 1990–91. Në kupë, ekipet janë përballur 29 herë, me Tiranën që ka fituar vetëm 8 ndeshje dhe ka humbur 15, kurse 6 të tjera janë mbyllur në barazim.

Vllaznia

Rivaliteti i parë i Tiranës ka qënë me Vllazninë.[103] Tirana dhe Vllaznia janë dy klubet më të vjetra në Shqipëri si dhe qytetet ku futbolli u prezantua për herë të parë në Shqipëri. Rivaliteti i tyre nisi në vitin 1920, vit ku Tirana u krijua, kurse Vllaznia ishte krijuar një vit më parë. Dy ekipet janë ndeshur 189 herë në kampionat, me Tiranën që ka fituar 87 ndeshje krahasuar me 56 fitoret e Vllaznisë, kurse 46 ndeshje janë mbyllur në barazim. Në kupë, Tirana dhe Vllaznia janë ndeshur 27 herë, 14 prej të cilave janë fitore të Tiranës kurse Vllaznia ka fituar 9. Tirana ka arritur 10 kualifikime krahasuar me 6 të Vllaznisë.

Në vitin 2017, rivaliteti mes dy ekipeve arriti në majë kur ato po luftonin për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Ato u ndeshën në javën e fundit të kampionatit dhe ndeshja u mbyll në barazim 0–0 në stadiumin Loro Boriçi, duke i shkaktuar Tiranës rënjen nga Kategoria Superiore për herë të parë në histori.[104] Në vitet e fundit, ka pasur edhe përplasje midis dy tifozerive respektive; një rast konkret është derbi i luajtur më 11 shtator 2014,[105] ku tifozeritë e të dy ekipeve u përleshën fizikisht si dhe sulmuan njëri-tjetrin me objekte të ndryshme; si pasojë e kësaj dhune, mbeti i plagosur në kokë presidenti i Tiranës Refik Halili. Të dy klubet u gjobitën dhe u detyruan që të luanin ndeshjet pa spektatorë.[106][107]

Fitorja më e madhe në derbi është ajo 6–0 e Vllaznisë; Shkodranët e kanë arritur dy herë këtë rezultat, të dyja herët në vitin 1947.[108] Nga ana tjetër, fitorja më e madhe e Tiranës është 5–0 e arritur në sezonin 1993–94. Ndeshja me më shumë gola midis dy ekipeve është arritur në vitin 1939, ku Tirana fitoi 6–4.

Rekordet dhe statistikat

Tirana është klubi më i suksesshëm dhe me më shumë trofe në Shqipëri. Ata janë klubi që kanë fituar më shumë kampionate (25), kupa (16) dhe superkupa (11).[109] Gjithashtu Tirana është klubi i vetëm që ka dy yje në fanellë në Shqipëri; ylli i parë u vendos pas fitimit të kampionatit të 10të në vitin 1970 kurse ylli i dytë u vendos pas fitimit të kampionatit të 20të në vitin 2003. Në vitin 2017, pas rënies nga Kategoria Superiore, Tirana u bë klubi i parë i Kategorisë së Parë që luan në kompeticionet evropiane dhe që gjithashtu fiton një trofe madhor (Superkupën e Shqipërisë).[57] Deri në atë kohë, Tirana ishte klubi i vetëm në Shqipëri që e kishte shpenzuar të gjithë historinë e saj në ligën elitare të Shqipërisë.

Nevil Dede, sëbashku me Blendi Nallbanin, janë lojtarët që kanë fituar më shumë kampionate me Tiranën (8).

Në Kategorinë Superiore, Tirana është klubi që ka luajtur më shumë sezone (80 nga 81), ka zhvilluar më shumë ndeshje (1,997), ka fituar më shumë ndeshje (1,027), ka shënuar më shumë gola (3,281) dhe ka fituar më shumë pikë (2,958) (të dhënat e sakta deri në sezonin 2019–20). Fitorja më e thellë në këtë kompeticion është 11–0 e arritur kundër Flamurtarit më 5 korrik 1936.[110] Fitorja më e madhe në transfertë është ajo kundër Elbasanit 9–2 më 12 qershor 1932. Në vitin 1932, Tirana u bë ekipi i parë që e mbyllte kampionatin pa asnjë humbje, një arritje që e përsëriti edhe në vitet 1936, 1937, 1939 dhe 1942.[111] Ata janë ekipi i vetëm shqiptar që ka mbyllur pesë sezone pa asnjë humbje.[111] Përveç kësaj, Tirana mban rekorde të tjera të ndryshme, si numrin më të madh të golave të shënuar në një kampionat (90 gola në sezonin 2003–04), numrin e fitoreve të arritur në një kampionat (26 fitore në 36 ndeshje në sezonin 2004–05) si dhe numrin më të madh të pikëve të arritur në një kampionat (84 pikë në sezonin 2004–05).[112]

Në arenën ndërkombëtare, Tirana është një nga dy klubet (sëbashku me Partizanin) që ka arritur në një finale të një kompeticioni evropian; në vitin 1983, Tirana arriti në finalen e Kupës Ballkanike. Përveç kësaj, Tirana është klubi më i suksesshëm shqiptar në Evropë,[113] duke mbajtur rekordin për numrin pjesmarrjeve (27), e ndeshjeve të luajtura (75), të fitoreve (16), golave (63) dhe raundeve të kaluara (13) (të dhënat e sakta deri në pjesëmarrjen e fundit në sezonin 2020–21).[114] Fitorja më e thellë në Evropë për Tiranën është 5–0 e arritur kundër Sliema Wanderers më 27 shtator 1989.[115] Fitorja më e madhe në transfertë është 2–0, e arritur në dy raste: kundër Gomel më 14 korrik 2004 dhe Dinamo Tbilisit më 19 gusht 2020.[116] Në vitin 1987, Tirana u rendit në vendin e 31të në botë nga IFFHS falë rezultateve të arritura në Kupën e Kupave gjatë sezonit 1986–87, duke vendosur një rekord të padikutueshëm për një klub shqiptar.[3][4]

Elvis Sina është lojtari me më shumë ndeshje në Kategorinë Superiore për Tiranën; ai luajti 392 ndeshje në 16 sezone. Ai është gjithashtu lojtari që ka zhvilluar më shumë paraqitje në kompeticionet evrpiane (31). Indrit Fortuzi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Tiranës, duke regjistruar 152 gola në kampionat dhe 10 në kompeticionet evrpiane. Fortuzi gjithashtu mban rekordin për numrin e golave të shënuar në një sezon në kampionat për Tiranën (30 në sezonin 2000–01). Sina është lojtari që ka fituar më shumë trofe me fanellën e Tiranës (20); ai ndiqet nga Nevil Dede me 19 trofe, Eldorado Merkoçi me 17 trofe dhe Devi Muka me Ervin Bulkun me nga 16 trofe.

Arena ndërkombëtare

KF Tirana (1970)

Në arenën e futbollit Europian Tirana është e njohur me pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve (15 herë) ; në Kupën UEFA (11 herë), ndërsa në Kupën e Kupave (3 herë). Ndër të tjera KF Tirana ka marrë pjesë 7 herë në Kupën Ballkanike, ku është 1 herë nënkampione. Bardheblutë mbajnë rekordin e paraqitjeve të një klubi shqiptar në Evropë, jo vetëm në numrin e lartë të pjesëmarrjeve (29), por dhe në sukseset e arritura përgjatë historisë 55-vjecare të kësaj pjesëmarrjeje, ku numërojnë plot 13 ture te kaluara ne kupat e ndryshme europiane, si asnjë skuadër tjetër shqiptare.

Sukseset më të mëdha Tirana i arriti në vitet '80, ku u rreshtua 4 herë mes 16 ekipeve më të mira të kontinentit, nga të cilat 3 herë në Ligën e Kampionëve, duke qenë kështu klubi shqiptar që ka shkuar më larg në të gjitha kompeticionet europiane. Gjithashtu, bardheblutë mbajnë rekordin e të gjitha kohërave edhe për pozicionin më të lartë të një klubi futbolli shqiptar në renditjen e IFFHS, teksa në vitin 1987 renditeshin të 31ët në Botë, kjo pas rezultateve të kënaqshme të një viti më parë në Kupën e Kupave.[4]

Trofetë

Tirana është klubi më i suksesshëm dhe më i dekoruar i Shqipërisë, duke fituar gjithsej 52 trofe zyrtar.[111] Bardheblutë mbajnë rekord kombëtar për trofetë e fituar në çdo kompeticion të luajtur në Shqipëri; kampionat, kupë e superkupë.[117] Trofeu i parë në historinë e klubit ishte Kampionati Kombëtar Shqipëtar, i zhvilluar në vitin 1930; ky ishte kompeticioni i parë zyrtar i mbajtur në Shqipëri.[10] Trofeu më i fundit i fituar nga klubi është Kategoria Superiore, e cila u sigurua më 19 korrik 2020.[118]

Në vitet 1939 dhe 1942, Tirana fitoi edhe dy kampionate të tjera, të cilat nuk njihen nga Federata Shqiptare e Futbollit me arsyetimin se në atë kohë kampionatet u organizuan nga regjimi i Italisë fashiste.[7]

Rajoni Kompeticioni Trofe Sezonet
Shqipëri Kategoria Superiore 25 1930, 1931, 1932, 1934, 1936, 1937, 1939*, 1942*, 1964–65, 1965–66, 1968, 1969–70, 1981–82, 1984–85, 1987–88, 1988–89, 1994–95, 1995–96, 1996–97, 1998–99, 1999–2000, 2002–03, 2003–04, 2004–05, 2006–07, 2008–09, 2019–20
Kategoria e Parë 1 2017–18
Kupa e Shqipërisë 16 1938–39, 1962–63, 1975–76, 1976–77, 1982–83, 1983–84, 1985–86, 1993–94, 1995–96, 1998–99, 2000–01, 2001–02, 2005–06, 2010–11, 2011–12, 2016–17
Superkupa e Shqipërisë 11 1994, 2000, 2002, 2003, 2005, 2006, 2007, 2009, 2011, 2012, 2017
Evropë Kupa Ballkanike Finalist 1981–83
  •   Rekord

Lojtarët

Skuadra aktuale

Redaktuar më 18 Janar 2021[119][120]


Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Shqipëria Pt Ilion Lika (zv.kapiten)
2 Shqipëria Mb Marsel Ismailgeci
3 Maqedonia e Veriut Mb Kristijan Toshevski
5 Maqedonia e Veriut Mb Filip Najdovski
7 Brazil Mf Elton Calé
10 Shqipëria Mf Idriz Batha (kapiten)
11 Shqipëria Sm Taulant Seferi (huazuar nga Young Boys)
13 Ghana Mf Ibrahim Sulley
14 Finlanda Sm Tim Väyrynen
15 Argjentina Mf Agustín Torassa
18 Shqipëria Mf Andri Stafa
19 Bregu i Fildishtë Mb Jocelin Behiratche
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
20 Shqipëria Sm Ernest Muçi
21 Shqipëria Mf Jurgen Çelhaka
22 Shqipëria Mf Jurgen Vrapi
26 Shqipëria Mb Marlind Nuriu
27 Shqipëria Sm Grent Halili
28 Shqipëria Mb Erion Hoxhallari (kapiten i 3të)
29 Shqipëria Sm Mario Beshiraj
32 Shqipëria Mb Kristi Vangjeli (kapiten i 4t)
55 Ghana Mf Isaac Gyamfi
77 Shqipëria Mb Ardit Toli
90 Ghana Sm Richard Danso
97 Kosova Pt Visar Bekaj

Tirana B


Klubi i Futbollit Tirana B është një klub me seli në Tiranë e cila shërben si ekipi rezervë i KF Tiranës. Ekipi u krijua në vitin 1932, por më pas qëndroi jo-aktiv për shumë vite, deri sa u rivendos në aktivitet më 22 janar 2013.[121] Tirana B aktualisht luan në Kategorinë e Dytë.

Rezervat dhe akademia

Përveç ekipit B, Tirana ka gjithashtu edhe dy ekipe të grupmoshave nën-17 dhe nën-19. Ato luajnë respektivisht në zonën e veriut të Kategorisë Superiore nën-17 dhe nën-19.

Numrat e tërhequr

  • 12 – Që nga fillimi i sezonit 2014–15 Tirana vendosi të tërhiqte numrin 12 në nder të Tirona Fanatics, tifogrupi më i madh i klubit që konsiderohet si lojtari i 12të në fushë.[122]

Trajnerët

Fatmir Frashëri ka qënë trajner i Tiranës në katër periudha të ndryshme, duke drejtuar ekipin gjithsej për 8 vite.

Tirana ka pasur 40 trajnerë të ndryshëm në historinë e tyre, me disa prej tyre që kanë qënë në këtë pozicion disa herë. Trajneri i parë në historinë e klubit ishte Selman Stërmasi në vitin 1933, i cili njëkohësisht shërbente edhe si lojtar dhe president. Ai e mbajti këtë pozicion për tre vite, para se të zëvëndësohej nga hungarezi Samo Singer, i cili u bë trajneri i parë i huaj i klubit. Trajneri më jetëgjatë i klubit është legjenda Myslym Alla; ai e drejtoi ekipin për plot 15 vite, duke fituar katër kampionate dhe një kupë.[18] Enver Shehu, një tjetër emër i madh, ishte trajner i Tiranës nga viti 1980 e deri në vitin 1987. Alla dhe Shehu, përveç se janë trajnerët më gjetëgjatë historinë e Tiranës, janë edhe trajnerët më të suksesshëm të klubit, duke fituar secili nga pesë trofe. Shkëlqim Muça gjithashtu ka fituar pesë trofe por në gjashtë periudha të ndryshme, duke u bërë edhe personi që ka qënë më shpesh trajner i ekipit. Ai ndiqet nga Sulejman Mema, Fatmir Frashëri dhe Alban Tafaj; të tre këta trajnerë janë vendosur në krye të pankinës së klubit nga katër herë, me Tafajn që në të katërta rastet ka qënë trajner i përkohshëm.

Trajneri i mëparshëm Emmanuel Egbo, u emërua zyrtarisht më 28 dhjetor 2019 pasi kishte qëndruar për tre javë si trajner i përkoshëm.[123] Në korrik 2020, ai u bë trajneri i parë afrikan që fiton një kampionat në Evropë.[66]

Trajneri aktual i Tiranës është Orges Shehi.

Stafi teknik

Redaktuar më 25 Janar 2021[120]
Pozicioni Emri
Trajneri Flamuri Orges Shehi
Ndihmës-trajner Flamuri Edlir Tetova
Përgatitës atletik Flamuri Kostantinos Gianis
Trajneri i portierëve Flamuri Alfred Osmani
CEO Flamuri Hektor Como
Drejtori sportiv Flamuri Tefik Osmani
Drejtori i akademisë Flamuri Devi Muka
Menaxheri i ekipit Flamuri Mario Nikolli
Doktori i ekipit Flamuri Arzen Voci
Fizioterapisti Flamuri Tedi Maqellari
Fotografi Flamuri Izmir Doda

Presidentët

Tirana ka pasur shumë presidentë në historinë e tyre,[124] ku disa prej tyre kanë qënë edhe pronar të klubit, disa të tjerë administrator kurse të tjerë kanë qënë president nderi, si Bamir Topi dhe Fatmir Frashëri. Tirana ka pasur historikisht president që ka ka marrë përgjegjësinë e tij për këtë klub, me përjashtim të periudhës 2007–2008, kur klubi nuk kishte president dhe menaxhohej nga donatorë të shumtë. Tirana ka pasur gjithsej 13 presidentë dhe 15 presidenca në historinë e saj; Bamir Topi dhe Refik Halili janë njerëzit e vetëm që e kanë mbajtur këtë pozicion dy herë.

Presidenti i parë në historinë e klubit ishte Bahri Toptani, i cili udhëhoqi nga viti 1920 e deri në vitin 1933. Presidenti më jetëgjatë i klubit është legjenda Selman Stermasi, i cili e mbajti këtë post për plot 24 vite nga viti 1936 e deri në vitin 1960; gjatë kësaj kohe ai luajti edhe si lojtar si dhe ishte dhe trajner. Presidenti i cili ka qëndruar më pak është Fatmir Frashëri. Ai e drejtoi klubi nga viti 2004 e deri në vitin 2005. Ai kishte zëvëndësuar egjiptianin Metwally El Sayed, i cili ishte bërë presidenti i parë i huaj në historinë e vendit. Tirana përjetoi një epokë të artë nën drejtimin e tij, duke u modernizuar dhe pasuruar si klub; nën drejtimin e tij klubi fitoi tetë trofe nga viti 1999 e deri në vitin 2004.[35][36] Presidenti aktual i klubit është Refik Halili, i cili e mori drejtimin e klubit në vitin 2013 pasi kishte shërbyer më parë në periudhën 2007–2011; ai gjithashtu dhe është pronar i 64% të aksioneve të klubit.[125]

 
Emri Periudha
Flamuri Bahri Toptani 1920–1933
Flamuri Stefan Shundi 1933–1936
Flamuri Selman Stërmasi 1936–1960
Flamuri Lame Konomi 1960–1970
Flamuri Nuri Bylyku 1970–1983
Flamuri Çlirimi Hysi 1983–1985
Flamuri Zija Shaba 1985–1993
Flamuri Metush Seferi 1993–1998
 
Emri Periudha
Flamuri Lutfi Nuri 1998–1999
Flamuri Metwally El Sayed 1999–2004
Flamuri Fatmir Frashëri 2004–2005
Flamuri Bamir Topi 2005–2007
bosh 2007–2008
Flamuri Refik Halili 2008–2011
Flamuri Bamir Topi 2011–2013
Flamuri Refik Halili 2013–

Shih edhe këtë

Referimet

  1. ^ a b Besnik Dizdari (7 nëntor 2012). "Kur u themelua Sportklub Tirana?". Panorama Sport. Marrë më 17 gusht 2018.
  2. ^ a b c "Tragjike, Tirana bie nga kategoria për herë të parë në histori". Gazeta Shqip. 27 maj 2017. Marrë më 23 gusht 2018.
  3. ^ a b "UEFA Ranking" (në anglisht). Kassiesa. Marrë më 9 korrik 2021.
  4. ^ a b c Llazi Saro; Roland Gjini (10 janar 2014). "Presidenti Takaj del hapur: Po negocioj me Hamdi Salihin për ta sjellë tek Skënderbeu". Panorama Sport. Marrë më 26 shkurt 2019.
  5. ^ "KF Tirana" (në anglisht). ECA. Marrë më 26 shkurt 2019.
  6. ^ "Tirana, trofeun e parë në futboll?!". Peshku pa Ujë. 1 janar 2015. Marrë më 17 gusht 2018.
  7. ^ a b c Leonard Karaj (30 janar 2013). "Vendos me votë asambleja, tre kampionatet e luftës do t'i takojnë Tiranës dhe Vllaznisë". Panorama Sport. Marrë më 23 gusht 2020.
  8. ^ Gjergj Kola. "Palok Nika, personazhi historik i sportit shqiptar". Shkodra Sport. Marrë më 14 gusht 2015.
  9. ^ Kampionatet e kohës së Luftës II Botërore 5 tetor 2009
  10. ^ a b c "85 vjet më parë: Kampionati i 1-rë i Shqipërisë". Panorama Sport. 31 maj 2015. Marrë më 15 gusht 2018.
  11. ^ "Albanian Football Season 1937" [Sezoni Futbollistik në Shqipëri 1937]. Giovanni Armillotta. Marrë më 21 gusht 2018.
  12. ^ "Nga Kryeziu e Lushta te Hysaj e Berisha, 21 "shqipet" e Serisë A". Panorama Sport. 23 mars 2017. Marrë më 25 gusht 2020.
  13. ^ "Riza Lushta: 75 vjet më parë i jepte Kupën Juventusit". Panorama Sport. 20 maj 2017. Marrë më 25 gusht 2020.
  14. ^ "Drejt njohjes së tre kampionate shqiptare të luftës: 1939, 1940 dhe 1942". Giovanni Armillotta. Marrë më 21 gusht 2018.
  15. ^ "FSHF s'i njeh titujt e luftës, acarohen klubet: Kampionate të rregullta, mohoni historinë". Panorama Sport. 1 mars 2013. Marrë më 21 gusht 2018.
  16. ^ a b "Iljaz Çeço:Ja se si u ndërtua nga të burgosurit kompleksi sportiv "Dinamo"". Panorama Sport. 16 maj 2012. Marrë më 25 gusht 2020.
  17. ^ "Rumunët speciale për Partizanin: Ekipi i ushtrisë që i mbijetoi rënies së regjimit!". E Dua Sportin. 26 dhjetor 2017. Marrë më 25 gusht 2020.
  18. ^ a b c "Myslym Alla, strategu i brezit "të Artë" të Tiranës. 100-vjetori i trajnerit që la gjurmë të pashlyeshme në futbollin Shqiptar". Telegraf.al. 15 prill 2019. Marrë më 25 gusht 2020.
  19. ^ a b ""Tirana" e gjunjëzuar nga Diktatura Komuniste". Botasot.info. 29 qershor 2017. Marrë më 21 gusht 2020.
  20. ^ "Skënder Halili: Si u arrestua nga sigurimi pse refuzoi Dinamon". Gazeta Tema. 22 shtator 2016. Marrë më 5 janar 2019.
  21. ^ "Albanian Football Season 1964–65" [Sezoni Shqiptar i Futbollit 1964–65]. giovanniarmillotta.it (në anglisht). Giovanni Armillotta. Marrë më 30 gusht 2020.
  22. ^ a b c "DOSIER / Titulli i mohuar, si e vodhën Tiranën 50 vjet më parë!". E Dua Sportin. 25 dhjetor 2017. Marrë më 2 shtator 2020.
  23. ^ a b "1967-ta, koha e mbrapshtë, kur Tiranës iu "vodh" një titull..." Sportiim.al. 28 shkurt 2019. Marrë më 21 gusht 2020.
  24. ^ "SK Tirana Forum". Sktirana.com. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2014. Marrë më 25 mars 2014.
  25. ^ "Dictature eliminates true champions" [Diktatura eliminon kampionët e vërtet] (në anglisht). Ballikombit.org. Marrë më 25 mars 2014.
  26. ^ "RSSSF Albania" (në anglisht). RSSSF.com. 6 mars 2014. Marrë më 25 mars 2014.
  27. ^ "Profil, Mirel Josa / Nga Shpresa e mrekullive, te titulli i artë…". Sport Ekspres. 1 qershor 2015. Marrë më 21 gusht 2018.
  28. ^ "Agustin Kola, Mjeshtër i Merituar sporti, një nga ikonat e futbollit bardheblu". Zemra Shqiptare. 8 shkurt 2009. Marrë më 21 gusht 2018.
  29. ^ a b "Arben Minga, gjiganti që tronditi Byronë Politike në legjendaren "7-3" të 1985-s". Gazeta Tema. 7 korrik 2017. Marrë më 21 gusht 2018.
  30. ^ "Minga-Kola-Muça, legjendarët e frikshëm të 17 Nëntorit". Panorama Sport. 2 prill 2014. Marrë më 29 gusht 2018.
  31. ^ "Albania 1993/94" [Shqipëria 1993/94] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 21 gusht 2018.
  32. ^ "Albanian Football Season 1994-95" [Sezoni 1994-95 i Futbollit Shqiptar] (në anglisht). Giovanni Armillotta. Marrë më 21 gusht 2018.
  33. ^ "Albanian Football Season 1995-96" [Sezoni 1995-96 i Futbollit Shqiptar] (në anglisht). Giovanni Armillotta. Marrë më 21 gusht 2018.
  34. ^ Eric Boesenberg. "Albania - List of Champions" [Shqipëria - Lista e kampionëve] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 21 gusht 2018.
  35. ^ a b c "Kur Tiranës paratë i vinin nga Egjipti". Andi Kasmi. 25 nëntor 2015. Marrë më 24 gusht 2020.
  36. ^ a b c "Ndodhte në vitet 2000: Kur Tirana shkonte për fazë përgatitore në SHBA!". E Dua Sportin. 8 mars 2018. Marrë më 24 gusht 2020.
  37. ^ "Albania 2006/07" [Shqipëria 2006/07] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 24 gusht 2018.
  38. ^ "Migen Memelli, blerja e bujshme e rekordmenëve". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 7 korrik 2008. Marrë më 21 gusht 2018.
  39. ^ "Tirana, 24 here kampione e Shqiperise". Top-Channel.tv. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 24 maj 2009. Marrë më 21 gusht 2018.
  40. ^ "Flamurtari i rrëmben Tiranës Kupën dhe UEFA-n". BalkanWeb.com. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 7 maj 2009. Marrë më 21 gusht 2018.
  41. ^ "Bashkia gati 100 milione leke te vjetra per Tiranen". Gazeta Standart. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 24 shtator 2010. Marrë më 21 gusht 2018.
  42. ^ "Plas te Tirana Lojtaret gati bojkoti". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 28 tetor 2010. Marrë më 22 janar 2019.
  43. ^ "Lojtaret e Tiranes kercenojne me bojkot". Gazeta Standart. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 28 tetor 2010. Marrë më 22 janar 2019.
  44. ^ ""Tirana" vlen 5 miliardë lekë". Top-Channel.tv. 13 tetor 2011. Marrë më 21 gusht 2018.
  45. ^ Ermal Sika (4 maj 2014). "Barazim në Vlorë, mbijeton Tirana. Magani: Tani që ia dolëm, jam i gatshëm që të rinovoj". Panorama Sport. Marrë më 22 gusht 2018.
  46. ^ Adela Merko (27 qershor 2014). "Tirana do menaxhohet nga aksionerë. Jepet në përdorim për 18 vite, ndahen borxhet". Panorama Sport. Marrë më 22 gusht 2018.
  47. ^ "Mbyllet faza e parë e Superiores, Tirana dhe Partizani kryesojnë me nga 18 pikë". Panorama Sport. 26 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
  48. ^ "Laçi fiton Kupën e Shqipërisë, mund 2-1 Kukësin në finale. Veliaj dhe Xhejms bënë diferencën". Gazeta Panorama. 29 maj 2015. Marrë më 23 gusht 2018.
  49. ^ "Trajneri Ilir Daja dorëhiqet nga Tirana". Top-Channel.tv. 1 nëntor 2016. Marrë më 23 gusht 2018.
  50. ^ "Prezantohet Josa: Tirana një përgjegjësi". Klan Kosova. 2 nëntor 2016. Marrë më 2 nëntor 2016.
  51. ^ "Zyrtare: Partizani do të luajë në "Selman Stermasi"". Gazeta Tema. 25 janar 2017. Marrë më 23 gusht 2018.
  52. ^ "Tirana kthehet te fitorja pas 15 javësh. Kukësi ruan kreun". Gazeta Shqip. 10 maj 2017. Marrë më 23 gusht 2018.
  53. ^ "Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, sezoni 2016-2017". FSHF.org. 31 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2017. Marrë më 23 gusht 2018.
  54. ^ ""Senatorët" nisin fushatë te Tirana, po bindin lojtarët që të qëndrojnë". Panorama Sport. 2 qershor 2017. Marrë më 16 qershor 2017.
  55. ^ Dennis Mabuka (16 qershor 2017). "EX-GOR MAHIA COACH ZE MARIA APPOINTED IN ALBANIA" [Ish trajneri i Gor Mahias Ze Marias punësohet në Shqipëri] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 26 nëntor 2017.
  56. ^ "Tirana 0-3 M. Tel-Aviv". UEFA.com. 6 korrik 2017. Marrë më 26 nëntor 2017.
  57. ^ a b c "Finalja e Superkupës, Tirana godet në fund" [Supercup final, Tirana strikes at the end]. Sport Ekspres. 6 shtator 2017. Marrë më 18 nëntor 2017.
  58. ^ "Tirana "show", Shkumbini turpërohet në Peqin". Sport Ekspres. 14 tetor 2017. Marrë më 28 qershor 2018.
  59. ^ Julian Hoxhaj (17 dhjetor 2017). "Kategoria e Parë, Tirana shkërmoq Pogradecin, vulos kreun e renditjes në Grupin B". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2018. Marrë më 28 qershor 2018.
  60. ^ "Futbolli në festë, Tirana rikthehet në Superiore". Gazeta Shqip. 14 prill 2018. Marrë më 23 gusht 2018.
  61. ^ "VIDEO/ Dopieta e Grecës, Tirana mposht Kastriotin dhe shpallet kampione e Kategorisë së Parë". Panorama Sport. 16 maj 2018. Marrë më 23 gusht 2018.
  62. ^ Bedri Alimehmeti; Bektash Pojani (15 gusht 2020). "1920-15 Gusht-2020/ Sot, Sport Klub Tirana feston 100-vjetorin e themelimit". Telegraf.al. Marrë më 19 gusht 2020.
  63. ^ "LIBRI I ARTË/ Tirana shpallet zyrtarisht kampione, fiton titullin e 25-të pas 11 vitesh". Panorama Sport. 20 korrik 2020. Marrë më 12 gusht 2020.
  64. ^ "VIDEO/ Kryevepër bardheblu në derbi, Tirana shkërmoq Partizanin dhe shkon +9 nga kampionët". Panorama Sport. 29 shkurt 2020. Marrë më 29 shkurt 2020.
  65. ^ "HISTORI/ "Shuplakë që përvëlon" nga Tirana, bardheblutë turpëronin dy herë brenda një sezoni Partizanin me "manita" dhe 4 gola diferencë". Panorama Sport. 28 shkurt 2020. Marrë më 29 shkurt 2020.
  66. ^ a b "Rrëfehet Egbo: Jam trajneri i parë afrikan që fitoj një titull në Evropë". Telegraf.al. 20 korrik 2020. Marrë më 5 gusht 2020.
  67. ^ "Nga Egbo te Ngo, ja notat e sezonit te kampionët e Tiranës". Panorama Sport. 21 korrik 2020. Marrë më 5 gusht 2020.
  68. ^ "Teuta është fituesja e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2019-2020". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 2 gusht 2020. Marrë më 8 gusht 2020.
  69. ^ "Kulla e Sahatit". tirana.al. Bashkia Tiranë. Marrë më 13 gusht 2020.
  70. ^ "100 vjetori i krijimit, Tirana publikon logon e re". City News Albania. 11 shkurt 2020. Marrë më 13 gusht 2020.[lidhje e vdekur]
  71. ^ "KF Tirana prezanton logon e 100 vjetorit". kftirana.al. KF Tirana. 11 shkurt 2020. Marrë më 13 gusht 2020.
  72. ^ "Tirana prezanton sponsorin e ri, klubi bardheblu në një model europian". newsport.al. 1 tetor 2016. Marrë më 23 gusht 2020.
  73. ^ "Tirana me fytyrë të re, prezanton fanellat e sezonit të ri". Sport Ekspres. 17 gusht 2018. Marrë më 23 gusht 2020.
  74. ^ "Volkswagen zum Zweiten" [Volkswagen për të dytën] (në gjermanisht). Albanien.ch. 25 maj 2009. Marrë më 2 mars 2019.
  75. ^ "VIDEO/ Tirana prezanton uniformat, ceremoni e veçantë nga "Macron"". Newsport.al. 6 shtator 2017. Marrë më 2 mars 2019.
  76. ^ a b c "Fusha e Shallvares, fusha e parë sportive zyrtare në Tiranë". Forumi Shqiptar. 23 prill 2002. Marrë më 12 gusht 2020.
  77. ^ a b c "Na ishin njëherë fushat sportive të Tiranas". Revista Java. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 12 gusht 2020.
  78. ^ a b ""Selman Stërmasi", si u ndërtua për Dinamon nga të burgosurit dhe e inauguroi Ramiz Alia". Gazeta Panorama. 27 nëntor 2015. Marrë më 12 gusht 2020.
  79. ^ "Nis puna te "Selman Stërmasi", Halili premton rikonstruksionin e impiantit". sot.com.al. 27 dhjetor 2015. Marrë më 12 gusht 2020.
  80. ^ ""Selman Stermasi" vishet bardheblu, rikonstruksioni drejt përfundimit (Foto)". newsbomb.al. 16 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2020. Marrë më 12 gusht 2020.
  81. ^ "Stadiumi Selman Stermasi Stadium". Kftirana.info. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2012. Marrë më 26 korrik 2012.
  82. ^ "Nis prishja e stadiumit "Qemal Stafa"". TV Klan. 9 qershor 2016. Marrë më 18 tetor 2019.
  83. ^ "Tirana vs. Laçi 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 19 nëntor 2015. Marrë më 12 gusht 2020.
  84. ^ "DOSSIER/ Skënder Halili, kuptimi dhe simboli i TIRANËS në futboll". newsport.al. 9 prill 2019. Marrë më 12 gusht 2020.
  85. ^ "DOSSIER/ Kush e vrau yllin e futbollit shqiptar, Skënder Halilin?". City News Albania. 25 mars 2020. Marrë më 12 gusht 2020.[lidhje e vdekur]
  86. ^ "Kompleksi "Skënder Halili" po ndryshon fytyrë". Sport Ekspres. 27 janar 2015. Marrë më 12 gusht 2020.
  87. ^ a b c d e "KF Tirana – Fanclub". KF Tirana. Marrë më 21 dhjetor 2018.
  88. ^ ""Tirona Fanatics" feston 10-vjetorin". Sport Ekspres. 9 janar 2016. Marrë më 21 dhjetor 2018.
  89. ^ "Ndryshim brezash dhe idesh në drejtimin e "Tirona Fanatics"". Koha Jonë. 20 maj 2015. Marrë më 21 dhjetor 2018.[lidhje e vdekur]
  90. ^ "Tërhiqen themeluesit e "Tirona Fanatics": Ia lëmë drejtimin brezit të ri". Gazeta Panorama. 20 maj 2015. Marrë më 21 dhjetor 2018.
  91. ^ "Speciale/ Tirana-Partizani, ndër 5 derbet më të zjarrtë në Ballkan". Newsport.al. 22 shtator 2016. Marrë më 20 gusht 2020.
  92. ^ "Statistikat për Derbin, Partizani – Tirana". Panorama Sport. 5 dhjetor 2014. Marrë më 20 gusht 2020.
  93. ^ Olsi Avdiaj (29 shtator 2012). "Partizani-Tirana, 66 vjet urrejtje dhe një "qytet i ndarë"". Shekulli. Marrë më 20 gusht 2020.
  94. ^ "Marrin fund vitet e pritjes, Tirana thyen Partizanin në derbi! Stadiumi i ri vishet bardheblu (VIDEO-GOLAT)". Shqiptarja.com. 13 dhjetor 2019. Marrë më 20 gusht 2020.
  95. ^ a b "Refik Resmja, bomberi i derbit". Panorama Sport. 4 maj 2015. Marrë më 20 gusht 2020.
  96. ^ "Speciale/ Gjithë golashënuesit e derbit të kryqytetit". Sport Ekspres. 18 shkurt 2017. Marrë më 29 gusht 2020.
  97. ^ "Arkëtime rekord për Superioren nga "demat", ja sa ishin të ardhurat e Partizanit nga shitjet e biletave". Panorama Sport. 16 dhjetor 2019. Marrë më 20 gusht 2020.
  98. ^ "Rekord i ri në Kategorinë Superiore, shikoni sa milionë lekë u arkëtuan nga biletat në Tirana-Partizani". Panorama Sport. 2 mars 2020. Marrë më 20 gusht 2020.
  99. ^ "Partizani dhe Tirana u përjashtuan nga kampionati, çfarë ndodhi në derbin e vitit 1966 dhe cili ishte qëllimi që u arrit". Pamfleti.net. 28 shkurt 2020. Marrë më 21 gusht 2020.
  100. ^ "DOSIER / Titulli i mohuar, si e vodhën Tiranën 50 vjet më parë!". E Dua Sportin. 25 dhjetor 2017. Marrë më 21 gusht 2020.
  101. ^ "Skënder Halili: Si u arrestua nga sigurimi pse refuzoi Dinamon". Gazeta Tema. 22 korrik 2016. Marrë më 21 gusht 2020.
  102. ^ "Dinamo bie zyrtarisht ditën e dëshmorëve…". Panorama Sport. 6 maj 2012. Marrë më 21 gusht 2020.
  103. ^ "Vioresin Sinani: Vllaznia-Tirana është derbi i Shqipërisë". Shkodra Sport. 23 tetor 2015. Marrë më 23 gusht 2020.
  104. ^ "Vllaznia-Tirana, klasikja e rekordeve…". Dosja.al. 6 shkurt 2020. Marrë më 22 gusht 2020.
  105. ^ "Vllaznia Shkodër vs. Tirana 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 11 shtator 2014. Marrë më 24 janar 2016.
  106. ^ "Dhunë në Vllaznia-Tirana, 4 policë e 6 tifozë të plagosur, goditet në kokë Refik Halili". Gazeta Shqip. 11 shtator 2014. Marrë më 24 janar 2016.
  107. ^ "Vllaznia-Tirana, ndeshja përfundon në dhunë, goditet edhe presidenti Refik Halili". Ora News. 11 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2015. Marrë më 24 janar 2016.
  108. ^ "Statistika të "klasikes" Tirana-Vllaznia". Panorama Sport. 19 prill 2013. Marrë më 22 gusht 2020.
  109. ^ "100 vjet klub, çerekshekulli kampion/ Tirana, ekipi me më shumë trofe të Superligës". Fjala.al. 23 korrik 2020. Marrë më 22 gusht 2020.
  110. ^ "FOTOGALERI - Njihuni me fitoret më të thella të skuadrave të Superiores". Sport Ekspres. 17 gusht 2018. Marrë më 17 gusht 2018.
  111. ^ a b c "Tirana, 108 trofe në 100 vjet. Bilanc i shkëlqyer, sot bardheblutë mbushin një shekull". Panorama Sport. 15 gusht 2020. Marrë më 23 gusht 2020.
  112. ^ Fatmir Efica (17 maj 2018). "Tirana – Kastrioti, finale prestigji". Sport Ekspres. Marrë më 30 maj 2020.
  113. ^ "UEFA publikon renditjen e klubeve, Tirana ekipi më i mirë shqiptar, listën e kryeson Barcelona". hashtag.al. 25 dhjetor 2019. Marrë më 22 gusht 2018.
  114. ^ "Kupat e Europës, Tirana kundër tabusë 8-vjeçare. Kur frymëzimi vjen nga… Dinamo Tbilisi". Gazeta Panorama. 19 gusht 2020. Marrë më 23 gusht 2018.
  115. ^ "Nëntori Tiranë 5–0 Sliema Wandereres" (në anglisht). World Football. 27 shtator 1989. Marrë më 23 gusht 2018.
  116. ^ "Tirana mposht në udhëtim Dinamo Tbilisin, në raundin tjetër e pret në shtëpi Crvena Zvezdan". Telegrafi.com. 19 gusht 2018. Marrë më 25 gusht 2018.
  117. ^ "Tirana, 24 here kampione e Shqiperise". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 24 maj 2009. Marrë më 15 gusht 2018.
  118. ^ ""Tirana" shpallet kampione e Shqipërisë për të 25-ën herë". Agjencia Telegrafike Shqiptare. 20 korrik 2020. Marrë më 23 gusht 2020.
  119. ^ "KF Tirana Detailed squad" [KF Tirana Ekipi i detajuar] (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 18 janar 2021.
  120. ^ a b "Ekipi i parë". kftirana.al. KF Tirana. Marrë më 18 janar 2021.
  121. ^ "Risia, themelohet "Tirana B". Tagani: S'do të ketë largime, nuk paguajmë për Mazrekajn". Panorama Sport. 23 janar 2013. Marrë më 16 gusht 2018.
  122. ^ ""Tirona Fanatics" feston 10-vjetorin". Sport Ekspres. 9 janar 2016. Marrë më 16 gusht 2018.
  123. ^ "Zyrtare/Arriti tri fitore radhazi, Egbo "me detyrim" trajner i Tiranës". Supersport.al. 28 dhjetor 2019. Marrë më 24 gusht 2020.
  124. ^ "Lista e presidentëve". kftirana.info. KF Tirana. Marrë më 1 qershor 2010.
  125. ^ "Presidenca". kftirana.al. KF Tirana. Marrë më 24 gusht 2020.

Lidhje të jashtme