Trupat Mbrojtëse të Kosovës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
vNo edit summary
v Trupat Mbrojtëse të Kosovës u zhvendos tek Trupat e Mbrojtjes së Kosovës: Emri zyretar i TMK-se eshte "Trupat e Mbrojtjes së Kosovës"
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 20 maj 2007 09:43

Sistemi shtetëror
Kosova

Trupat Mbrojtëse të Kosovës me shkurtesë TMK janë pjesë përbërse e Qeverisë së PërkohshmeKosovës nën protektoriatin e OKB saktësisht Misionit të OKB-së në Kosovë të njohur me shkurtesen UNMIK.

Dita zyrtare e themelimit të TMK-së është 21 shtator 1999 gjegjëisht me tranformimin e saj nga paraardhësja e saj Ushtria Çlirimtare e Kosovës me shkurtesë UÇK.

Pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet organizatës ushtarake veri-atlantike NATO dhe ushtrisë Serbe dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë Rambouillet ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i kësaj Ushtrie popullore në Trupa Mbrojtëse të Kosovës. Me hyrjen e trupave ushtarake të OKB-së nën komandën e NATO-s në Kosovë më 1999 filon edhe transformimi i cili përfundon rreth vitit 2000. Udhëheqës i Trupave Mbrojtëse të Kosovës në atë kohë ishte Gjeneral Lejtnant Agim Çeku.

Sipas marrëveshjes detyrat dhe të drejtat e TMK-së janë:

  • Veprimi për ndalimin dhe zvoglimin dmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet.
  • Ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara
  • Ndimon pastrimin e fushave të minuara
  • Ndihmon ri-ndërtimin dhe komunitetet

Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) në tërësi zbatojnë mandatin e tyre, ashtu si është dhënë në Kornizën Kushtetuese. Kjo kornizë TMK-ën e përcakton si organizatë civile e ndërhyrjes së shpejtë e cila në raste fatkeqësisë natyrore në Kosovë ndërmerr detyra për ndërhyrje të shpejtë për sigurinë publike në raste emergjente dhe të ndihmës humanitare.

Trupat Mbrojtës të Kosovës operojnë në mënyrë transparente, të përgjegjshme, të disiplinuar, profesionale dhe përfaqësojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Si e tillë TMK numëron pjesëtarë të komuniteteve jo-shqiptare, si dhe bashkëpunon me të gjitha komunitete në teren.

Deri më tani TMK-ja ka bashkëpunuar më organizata të ndryshme dhe ka ofruar ndihmën e vet në realizimin e projekteve të ndryshme si në komunitetet shumicë, poashtu në ato pakicë.

TMK-ja është në gjendje të zbatoj masa disiplinore dhe është plotësisht e financuar në mënyrë transparente.

Komandant i tanishëm i Trupave Mbrojtëse të Kosovës është Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi.

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashme