Dallime mes rishikimeve të "Rubiku"

Jump to navigation Jump to search
67 bytes added ,  8 muaj më parë
+foto #WPWPSQ #WPWP
(Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 79.106.126.183) dhe riktheu rishikimin 1930917 nga AXRL)
(+foto #WPWPSQ #WPWP)
{{pp}}
{{Qytet në Shqipëri
| EMRI = Rubiku
| DISTANCA_NGA_AEROPORTI =
}}
[[Skeda:Rubik (OSCAL19 trip).jpg|parapamje|382x382px|Rubiku]]
 
'''Rubiku''' është vendbanim në [[Shqipëri]].
 
 
Një tjetër qytet që ka hedhur shtat si rrjedhojë e vlerave minerale është Fush-Arrëzi, ku gjithashtu kishte minierë dhe fabrikë të pasurimit të bakrit. Dhe një tjetër buzë Valmorit, Qyteti i Kurbneshit.. Por, veç qyteteve të mirëfillta ndër male, kishte dhe dhjetëra qyteza të minatorëve dhe gjeologëve. Po kështu, në Qaf-Vorrez, Kalor, Xhazuj, Perlat, Maja e Madhe, Munella, Mashtërkori. Qytete dhe qyteza që lindën bashkë me zhvillimin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të bakrit dhe bashkë me të viqën ose vazhdojnë të japin grahmat e tyre të fundit. Minierat, fabrikat, uzinat, ndërmarrjet gjeologjike iu ishin qepur maleve të Mirditës për të zbuluar zemrën e tyre të artë, u jepnin jetë këtyre qyteteve, që tashmë pothuajse të gjitha kanë vdekur, ose vdesin bashkë me harresën ose humbjen e interesit për bakrin. “Minierat po shemben përditë, po groposen mijëra ton minerale”, - pohojnë specialistët e bakrit. Shembjet nëpër galeri i kanë kthyer ato në të pashfrytëzueshme. Po ashtu, fabrikat dhe uzinat shkatërrohen çdo ditë. Qindra punëtorë të minareve, fabrikave dhe uzinave të Mirditës mbetën pa punë. Gjallëria e qyteteve u zbeh dhe filloi të marrë jetë varfëria dhe skamja, papunësia dhe një kollë e thatë vdekjeprurëse. Filluan të japin grahmat e para minatorët dhe vdekjet e njëpasnjëshme zunë fill këtyre anëve.
 
***
Qytetet që i lindi industria e bakrit nëpër Mirditë, sot jetojnë me asistencë dhe me përkrahje sociale. Qytetet fillimisht jetuan ditët e ikjeve të mëdha. Kurbneshi ishte qyteti i parë, ku filluan prishjet masive. Fillimisht, u prish fabrika më e vjetër e pasurimit të bakrit në Shqipëri, dhe pse projektuesit e saj kishin parashikuar që një ditë ajo të kthehej në fabrikë çimentoje. Në këtë qytet, filluan me ritme të shpejta të vdesin institucionet shtetërore, më pas filluan të prishen pallatet nga tre deri në pesë kate, vetëm për t`iu marrë tullat. Kështu makinat, që dikur transportonin mineral, tani transportonin tullat që merreshin nga shembja e qytetit, nga shembja e pallateve nga tre deri në pesë kate. Derisa puna arriti atje, ku sipas kryetarit të Komunës, N. Lleshi, 75 për qind e popullsisë merr përkrahje sociale. Vetëm 62 punonjës janë të stabilizuar në punë shtetërore. E njëjta gjendje ekziston në Reps, e cila është qendra e Komunës së Oroshit. Kjo zonë e thellë malore ka vetëm se 257 hektar tokë që duhet të mbajë më shumë se 1274 familje. Në këtë komunë, rreth 60 për qind e banorëve kërkojnë të shpërngulen. Më parë, kanë vdekur qendrat e punëtorëve në Qaf -Vorrez, u zhduk qendra e punëtorëve në Gurth-Spaç, nuk ka mbetur asgjë nga qendra e gjeologëve në Mashtërkor. Është zhdukur qendra e punëtorëve në Kalor e në Xhazuj. Kështu po vdesin përditë qytezat dhe qytetet e ish-minatorëve. Kështu po braktiset përditë treva e Mirditës dhe numri i popullsisë nga 53 mijë banorë që kishte në vitin 1990-të, sot ka zbritur në afro 30 mijë, pra, 23 mijë banorë janë zhdukur, duke përdorur gjithfarë mënyrash dhe metodash.
 

Menyja e lëvizjeve