9.452
edits
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Rreshti 26:
Profesor Sh. Demiraj i përket yllnajës më të lartë të albanistëve dhe albanologëve të të gjitha kohërave. Jeta dhe vepra e vet flet për dashuri ndaj gjuhës shqipe, ndaj gjuhëve, madje ndaj Gjuhës vetë, për pasion, durim e këmbëngulje shembullore në rrugën e kërkuesit, të shkencëtarit të palodhur. Puna e tij është punë blete, ai lëron gjuhën tonë amtare dhe frutet janë të bollshme dhe të pjekura, ai gërmon si arkeolog shqipen e hershme dhe monumentet e vjetra të saj dhe u jep jetë “fosileve” të gjuhës. Me punë dhe prodhim ai i ka ngritur monument vetes.
== Vepra ==
Ai ka lënë një prodhimtari të gjerë akademike. Nga viti 1970 e deri më sot shkroi e botoi vepra (disa prej të cilave edhe në gjuhë të huaja) me vlerë teorike e praktike për njohjen më të mirë e më të thelluar të ndërtimit gramatikor të gjuhës shqipe
Nga këto vepra, vendin e nderit e zë Gramatikë historike e gjuhës shqipe, që në thelb është enciklopedi e vërtetë e ndërtimit gramatikor të gjuhës shqipe, sidomos e morfologjisë historike, është parashtrim analitik i arritjeve në këtë fushë, është arena ku profesori ynë i nderuar ka shpalosur jo vetëm dijet e veta të gjera, por edhe ka dhënë mendimin e vet të qëndrueshëm për ato që parashtron, është përgjithësim e krijim shkencor, një vepër monumentale e fondit të artë të letërsisë sonë gjuhësore. Ja, pra, pse kjo vepër është nderuar me Çmimin e Republikës të klasit të parë (1989).
Line 32 ⟶ 33:
Është bashkautor dhe redaktor i veprës madhore Gramatikë e gjuhës shqipe, vëllimi I, Morfologjia, (1976, ribotuar 1995, 2002), parathënia dhe kreu për foljen. Si redaktor i këtij vëllimi u shqua për aftësi drejtuese, për kërkesa të larta dhe sidomos për njëjtësimin e krerëve të tij. Si bashkautor mbajti një peshë bukur të madhe me kreun më të rëndësishëm, me kreun për sistemin foljor të gjuhës së sotme shqipe, sistem aq i zhvilluar morfologjikisht, që kërkonte zotësi përgjithësimi e parashtrimi.
Profesori ynë i nderuar është autor i dhjetra e dhjetra shkrimeve studimore në revista e të përkohshme të tjera të ndryshme shqiptare, me plot ndihmesa nga fusha e morfologjisë së sotme e historike të shqipes, nga sintaksa historike, nga fonetika historike, nga historia e gjuhës, etj., etj. Vetëm këto shkrime do të mjaftonin për ta renditur ndër gjuhëtarët tanë më të shquar. Ka transkriptuar dhe përshtatur në shqipen e sotme veprën e Gavril Darës ''Kënga e sprasme e Balës'' (1994), ribotuar në Prishtinë (2006). Në bashkëpunim me akademik Kristaq Priftin, ka hartuar dhe botuar ''Kongresi i Manastirit'' (1968
Ka përkthyer romanin ''Jeta dhe lundrimet e Kristofor Kolombit'' të Gladys M. Imlach (1944),<ref>{{Cite book|last=Gjinaj|first=Maksim|url=https://www.ribashkimi.com/Simboli/Gjuha_Shqipe/7.pdf|title=Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare|last2=Elmazi|first2=Myrvete|last3=Mele|first3=Margarita|publisher=Biblioteka Kombëtare, Sektori i Bibliografisë Kombëtare|year=2010|isbn=9992773189|location=Tiranë|pages=626|language=sq}}</ref> dhe ''Martin Iden'' të [[Xhek London|Xhek Londonit]] (1995), me gjuhë të krehur, larg ndikimeve e ndërtimeve të pastra angleze, shembull për përkthyes të tjerë.
Prof. Sh. Demiraj tanimë është i njohur në botën shkencore ballkanike dhe evropiane me kumtimet e tij në veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare e me artikujt shkencorë të botuar në revista të huaja. Dhe mund të pohohet me kënaqësi dhe krenari se është gjuhëtari shqiptar, vepra e të cilit njihet më mirë jashtë Shqipërisë. Shkrimet dhe, veçarërisht, librat e tij, në mos qofshin shkruar e përkthyer në gjuhë të huaja, sidomos në anglisht, ato janë të pajisura me përmbledhje në gjuhë të huaj, çka ka ndihmuar në përçimin e mendimit të vet shkencor tej kufijve të botës shqiptare. Është autor i shumë artikujve të botuar në përmbledhje e revista shkencore të huaja : zërin për gjuhën shqipe në përmbledhjet enciklopedike-gjuhësore La formazione dell’Europa linguistica, Firence, 1993, Le lingue indoeuropee, Bolonjë (1994), Les langues indo-européennes, Paris, 1994; në vëllime përkujtimorë për Norbert Joklin (1972), për Johan Knoblokun (1985), për Johanes Hubshmidin (1982), për Miklosiçin (1992), për Kopitarin (1996), etj.
Line 59 ⟶ 60:
*''[[Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët]]'', 2008.
== Referime ==
[[Kategoria:Lindje 1920]]
[[Kategoria:Vdekje 2014]]
|