Jump to content

Dallime mes rishikimeve të "Shaban Demiraj"

v
ska përmbledhje të redaktimeve
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
vNo edit summary
{{Infobox person
| emri = Shaban Demiraj
| foto = Shaban Demiraj 2021 stamp of Albania.JPGjpg
| datëlindja = [[1 janar]] [[1920]]
| vendlindja = [[Vlorë]]
 
== Biografia ==
U lind në Vlorë më 1 janar 1920. Kreu [[Medreseja e Tiranës|medresenë]] në Tiranë]] dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946-1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954-1955). Në vitet 1948-1954 punoi si mësues në disa shkolla të mesme (Gjirokastër, Tiranë). Në vitin 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik dhe më pas në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku shërbeu deri më 1990, kur doli në pension. Kështu, ai punon si mësues, profesor e shkencëtar mbi 60 vite, çka përbën në vetevete rekord të këndshëm. Është njëri prej pedagogëve që ka mbajtur kurse leksionesh për një numër të qenësishëm lëndësh albanistike dhe albanologjike, si për morfologjinë e gjuhës së sotme shqipe, për gramatikën historike të gjuhës shqipe, për historinë e gjuhës së shkruar shqipe (shekujt XVII-XIX), si edhe një kurs special për gjuhësinë ballkanike. Për këto lëndë hartoi tekstet përkatëse, që u botuan si dispensa e libra më vete, me të cilët punojnë edhe sot Universitete të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, etj. Ai drejtoi me aftësi shkencore dhe administrative për 27 vjet katedrën e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë (1962-1989). I përgatitur shkencërisht, me karakter të rreptë e kërkues në radhë të parë ndaj vetes e mandej edhe ndaj të tjerëve, studentë e kolegë, me ndershmëri të panjollë, gjithherë i njerëzishëm. Kohëzgjatja në këtë funksion flet vetë.
 
Ai ka qenë dhe mbetet shembull për ne ish-studentët dhe kolegët e tij më të rinj: i drejtë, kërkues, nxitës i përhershëm që edhe ne t’i futeshim sa më shpejt punës pedagogjiko-shkencore, duke dhënë vetë shembullin personal, duke u bërë për ne shembëlltyra e pedagogut dhe shkencëtarit të pasionuar. Ne kemi mësuar prej tij si të japim leksione, si të bëjmë punë kërkimore-shkencore, ai është mësuesi ynë dhe ne i detyrohemi shumë shpirtërisht kësaj figure madhore të shkencës shqiptare, që më shumë flet me punë sesa me fjalë. Akademiku i asociuar Ethem Likaj, një ndër studentët dhe kolegët e tij, shkruan : “Dijet për gjuhën shqipe e kulturën e tij të gjerë, të fituara me shumë punë e mund, i përçoi me përkushtim te nxënësit (që nga vitet 40) deri te studenti e specialisti në vitet pasardhëse. Nga viti 1945 e deri këtë vit, kur doli në pension, Shaban Demiraj ishte pranë studentëve. Breza studentësh, tani mësues, gazetarë, redaktorë, shkencëtarë, në mbarë vendin, që morën nga prof. Shabani dije, meritat e punës së tyre i njohin me krenari edhe si merita të Mësuesit të tyre. Nuk ishte fort e lehtë që dije nga disiplinat më të vështira të gjuhësisë, të bëheshin pronë e të gjithëve”.
 
Prof. Sh. Demiraj tanimë është i njohur në botën shkencore ballkanike dhe evropiane me kumtimet e tij në veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare e me artikujt shkencorë të botuar në revista të huaja. Dhe mund të pohohet me kënaqësi dhe krenari se është gjuhëtari shqiptar, vepra e të cilit njihet më mirë jashtë Shqipërisë. Shkrimet dhe, veçarërisht, librat e tij, në mos qofshin shkruar e përkthyer në gjuhë të huaja, sidomos në anglisht, ato janë të pajisura me përmbledhje në gjuhë të huaj, çka ka ndihmuar në përçimin e mendimit të vet shkencor tej kufijve të botës shqiptare. Është autor i shumë artikujve të botuar në përmbledhje e revista shkencore të huaja : zërin për gjuhën shqipe në përmbledhjet enciklopedike-gjuhësore La formazione dell’Europa linguistica, Firence, 1993, Le lingue indoeuropee, Bolonjë (1994), Les langues indo-européennes, Paris, 1994; në vëllime përkujtimorë për Norbert Joklin (1972), për Johan Knoblokun (1985), për Johanes Hubshmidin (1982), për Miklosiçin (1992), për Kopitarin (1996), etj.
Ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare : në Kongresin e parë (1966), të dytë (1970), të katërt (1980), të gjashtë (1989) dhe të shtatë (1994) të Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve të Europës Jug-lindore; në Kolokuiumin Ndërkombëtar për Norbet Joklin në Insbruk (1972), në Simpoziumin Aspekte të albanologjisë (gjendja dhe detyrat sot), Këln (1988), në Simpoziumin Ndërkombëtar të Albanologjisë në Palermo (1990), etj. Ka mbajtur ligjërata në Universitetin e Prishtinës, të Shkupit, të [[Kluzh-Napoka|Kluzhit]] (1971), të Romës (1985), të [[Kopenhaga|Kopenhagenit]] (1987), të Aarhusit (1987), të Vienës (1988, 1993), të Bonit[[Boni]]t (1993), të Kozencës, të Palermos, etj.
 
Një jetë e tërë e mbushur me studim, me kërkim, me krijimtari shkencore të qëndrueshme, jetëgjatë. Sepse është i tillë, u zgjodh anëtar i komisionit organizues dhe delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972), iu dhanë titujt e lartë Profesor (1972), Mësues i Popullit (1977), Profesor i merituar 1990, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1989), kryetar i saj (1993-1997), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (1996), anëtar i Akademisë Qendrore Europiane të Shkencave dhe të Arteve (1997), anëtar nderi i Akademisë Diplomatike të Londrës (2000), nënkryetar i A.I.E.S.E.E. (Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve të Europës Jug-lindore (1994-1998).
Laureat i dy Çmimeve të Republikës, të klasit të dytë (1979) dhe të klasit të parë (1989). Është dekoruar me Urdhërin Mjeshtër i Madh i Punës (2000). Është Qytetar Nderi i Vlorës (2001).
 
== Tituj të veprave ==
*''Gramatika e gjuhës shqipe: fonetika et morfologjia''. Rilindja, Prishtinë 1969.
*''Morfologjia e gjuhës së sotmë shqipe''. Rilindja, Prishtinë 1969.
 
== Referime ==
<references />
 
[[Kategoria:Lindje 1920]]
[[Kategoria:Vdekje 2014]]