Shkolla e gjuheve te huaja "Asim Vokshi": Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[pending revision][pending revision]
Content deleted Content added
Etiketat: Ridrejtim i ri Përpunim pamor
Ridrejtimi te gjimnazi me orientim gjuhësor 'Asim Vokshi', emri i saktë dhe zyrtar i shkollës.
Rreshti 61: Rreshti 61:
* http://www.dartiraneqytet.edu.al/index.php/institucionet-arsimore/230-institucionet-arsimore-dar-tirane-qytet-2017-2018{{Lidhje e thyer}}
* http://www.dartiraneqytet.edu.al/index.php/institucionet-arsimore/230-institucionet-arsimore-dar-tirane-qytet-2017-2018{{Lidhje e thyer}}
* https://web.archive.org/web/20141014150702/http://www.arsimi.gov.al/
* https://web.archive.org/web/20141014150702/http://www.arsimi.gov.al/
__STATICREDIRECT__

Versioni i datës 28 shtator 2021 22:48

Stampa:Infobox shkolla

Gjimnazi me orientim gjuhësor "Asim Vokshi" është e vetmja shkollë me orientim gjuhësor dhe për zhvillimin e gjuhëve të huaja. Në të mësohen gjuhët: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, rusisht dhe turqisht.

Emrin e ka marrë nga patrioti i njohur Asim Vokshi. Ndodhet në Rrugën e Elbasanit dhe deri në vitet 2000 ka pasur edhe një konvikt i cili u privatizua si godinë dhe iu kalua Universitetit Privat Luarasi.

Historiku

Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja u hap në Tiranë më 15 shtator të vitit 1965. Ajo e filloi veprimtarinë e saj me mësimin e gjuhëve : anglisht, frëngjisht, rusisht dhe latinisht. Që nga viti 1980 në shkollë filluan të jepen në gjuhë të huaj edhe disa lëndë të përgjithshme si Histori, Gjeografi etj. Në vitin shkollor 1979-1980 u futën në shkollë edhe gjuhët italisht, gjermanisht dhe spanjisht. Mësimi i tyre zgjati për një periudhe 4-vjecare, për t'u rihapur përseri në vitin 1990. Në vitin 1998 u hapën seksionet dygjuhëshe italisht-shqip dhe frëngjisht-shqip. Ne vitin 2004, ne degët e gjuhëve të huaja ndryshoi plani mësimor dhe u krijua mundësia që çdo nxënës të mësojë tri gjuhë të huaja nga dy që ishin më parë si dhe u futën lëndët e informatikës e të psikologjisë.

Në vitin 1997 shkolla mori emrin "Asim Vokshi".

Në vitin shkollor 2009, shkolla u përfshi në reformën arsimore. Në vitin 2010 shkolla u kthye në gjimnaz me orientim gjuhësor ndërsa në vitin 2011 përfundoi rikonstruksioni i plotë i shkollës. Aktualisht shkolla numëron 987 nxënës dhe mbi 60 mësues. Për vitin shkollor 2017-2018 gjuha turke ishte një risi dhe aktualisht klasat e dhjeta e filllojnë me tri gjuhë të huaja.

Struktura

Struktura e shkollës është e njëjtë me gjimnazin; zhvillohet kurrikula bërthamë, kurrikula me zgjedhje të detyruar dhe kurrikula me zgjedhje të lirë,në të cilat nxënësi mund të zgjedhë lëndët dhe modulet që ka dëshirë sipas orëve të planifikuara.

Programi dhe plani mësimor u krijon mundësinë nxënësve që pas diplomimit, tëvazhdojnë studimet jo vetëm në degët e gjuhëve të huaja,  por edhe në degë të tjera tëuniversiteteve brenda dhe jashtë vendit.

Nxënësi mund të grumbullojë gjatë tre viteve të shkollimit deri në 94 kredite ( të detyrueshme janë 90 kredite për t'u pranuar në provimet e Maturës Shtetërore).

Referenca

  1. http://shqiptarja.com/sociale/2750/asim-vokshi-percaktohen-kushtet-e-rregullat-e-regjistrimit-230578.html
  2. http://www.dartiraneqytet.edu.al/index.php/njoftime/146-njoftim-per-regjistrimet-gjimnazi-gjuhesor-asim-vokshi-tirane[lidhje e vdekur]
  3. http://www.tirana.al/directory/listing/shkolla-asim-vokshi[lidhje e vdekur]
  4. http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/07/28/gjimnazi-asim-vokshi-ne-fund-te-gushtit-nisin-regjistrimet/
  5. http://www.frekuenca.com/shkolles-asim-vokshi-i-shtohet-nje-tjeter-gjuhe-e-huaj-ne-programin-mesimor-fotovideo/

'


Shiko edhe

Lidhje të jashtme