Wikipedia:Administrata/Administratorë/Kandidatura/Klein Muçi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
v Olsi zhvendosi faqen Wikipedia:Administratorë/Kandidatura/Klein Muçi tek Wikipedia:Administratorët/Kandidatura/Klein Muçi: Trajta e shquar, si Kuvendi, Zyra e Ankesave, Ambasadat etj.
v Klein Muçi zhvendosi faqen Wikipedia:Administratorët/Kandidatura/Klein Muçi te Wikipedia:Administrata/Administratorët/Kandidatura/Klein Muçi pa lënë një ridrejtim: Mbledhje nën faqen e Administratës
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 13 tetor 2021 11:49

Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.

Klein Muçi

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte PËR

Klein_Muçi (diskutim · kontribute)

  • @Klein Muçi, është një përdorues me përvojë shumëvjeçare: ka kontribuar në Wikipedian në shqip që nga viti 2013. Si redaktor ka graduar tre artikuj në nivelin e përkryer. Në vitin 2018 mori privilegjet e administruesit në Wikicitate, ku ka kryer një punë të shkëlqyer duke rritur cilësine e projektit. Është i sjellshëm dhe komunikues, njeh mirë rrethanat e komunitetit dhe udhëzimet e Wikipedias. Ka njohuri të thella mbi faqet ndihmëse, disa prej të cilave i ka krijuar vetë. Privilegjet e administruesit do ta ndihmojnë në përmirësimin dhe mirëmbajtjen e enciklopedisë. — Βατο (diskutimet) 16 prill 2019 10:54 (CEST)

Votimi

  • PËR Bato i tha të gjitha fjalet e mira ne pershkrim megjithate do them disa edhe un: Kleini me ka ndihmuar sa here i kam kerkuar ndihme, nk merzitet, perhere eshte pozitiv, me te eshte e thjeshte te komunikosh. Ishte ai qe i dha jete projektit te futbollit dhe hapi nje kapitull te ri ne wikipedian shqip. Sigurisht me ka ndihmuar personalisht ne kandidimet qe une kam bere me artikujt e perkryer dhe te mire, duke kontrolluar faqet dhe duke m treguar se cfar bere sakt e cfar gabim, edhe pse futbolli nuk eshte fusha e tij, cka i jep me shume pike. Uroj qe kandidimi i tij te perfundoj shpejt dhe ai te fitoj sa me shpejt privilegjet. E meriton :)) Sadsadas (diskutimet) 16 prill 2019 16:41 (CEST)
  •  Koment: — Kleini më ka ndihmuar të njihem me sqwiki dhe projektet e saj dhe më ka mësuar gjatë rrugës sesi të jap kontributin tim në to. Ka pasion për punën në Wikipedia dhe është një mësues shumë i mirë. — Alva Mihaj (diskutimet) 17 prill 2019 08:28 (CEST)
  • PËR - Në fillim nuk e kam ditur se edhe unë mund ta redaktoj Wikipedia-n, kam menduar se njerëzit që redaktojnë aty, duhet të kenë privilegje të larta, por më vonë e kuptova se edhe unë mund të redaktoj çdo faqe dhe ta jap kontributin tim në projektet që më pëlqejnë. E gjitha kjo ka ndodhur falë Kleinit. Çdo gjë që nga fillestaret i mësova nga ai. Më mësonte të krijoj faqe të reja, të jap referenca nëpër artikuj e shumë të tjera. Të them të drejtën, nganjëherë e lakmoj, se sa entuziast është në punën që bën, se me sa dashuri dhe pa përtesë kryen shumë punë. Për punën e tij të madhe e të palodhshme, e meriton të zgjedhet administrator! Berishasinan (diskutimet) 17 prill 2019 10:03 (CEST)
  •  Koment: - Për punën shumë të mirë dhe me shumë përkushtim që bën për Wikipedia-n shqip, mendoj që Kleini e meriton me të vërtetë që të jetë administrator. Nuk mund të lë pa përmendur edhe që është i pa përtuar për të ndihmuar të tjerët, këtu: mua. Besara1 (diskutimet) 29 prill 2019 20:26 (CEST)

Diskutimi

Reagimi i kandidatit të sponsorizuar

@Βατο, faleminderit për propozimin dhe fjalët e mira! E pranoj kandidaturën.

Në këto 5 vite kam qenë aktiv në mënyra të ndryshme në komunitet. Fillimisht me shkrimin e artikujve në përgjithësi e pas, me themelimin e projektit WikiPotter, u mora më së shumti me shkrimin e artikujve në lidhje me veprën e Roulingut. Pas disa kohësh punë me artikujt fillova të vija re "detajet në prapaskenë" dhe të kuptoja si funksionon organizimi i punës në komunitet me kategoritë, faqet ndihmëse dhe ato teknike. Deri në atë kohë kisha ndihmuar rastësisht në krijimin e Odës së Fillestarëve më pas fillova një punë standardizuese mes kategorive. Kategoria e cungjeve të gjeografisë është rezultat i një pune të tillë. Gjatë kësaj kohe u emërova administrator në Wikicitate, projekt të cilin pata mundësi ta shfrytëzoj dhe si një hapësirë eksperimentale të vogël për të thelluar njohuritë teknike falë komunitetit të vogël aktiv që gjendej atje (e për pasojë, mundësisë së vogël për të shkaktuar probleme). Atje pata mundësi të sillja një modul referimi të përmirësuar, për sa i përket përkthimit, të shoqëruar me dhjetëra kategori e faqe ndihmëse, punë të cilën lehtësisht e sollëm dhe këtu me ndihmën e Batos.

Duke besuar se shpirti i komunitetit është me rëndësi në projekte të tilla, shpeshherë ruaj ndryshimet më të fundit në projekt për të parë vullnetarë që janë aktivë e për të bashkëpunuar me ta. Me Baton më ka rënë rasti të bashkëpunoj shpesh ndërsa së fundmi ringjalla projektin në lidhje me futbollin së bashku me Sadsadasin. Në ndjekje të së njëjtës frymë, së bashku me Baton vumë në punë tërë sistemin e vlerësimeveWikipedia me mbi 250 faqe për të nxitur bashkëpunimin e frytshëm në komunitet.

Çfarë mund të prisni nga unë pasi të bëhem administrator:

  • Unë besoj se faqja kryesore e projektit duhet ristrukturuar. Faqet me rëndësi si Kuvendi apo Administrata mund të nxirren në hapësirën e përngjitur anash ndërsa disa nga rubrikat në hapësirën qendrore mund të bashkohen apo largohen për të dhënë një pamje më pak të ngarkuar për syrin. Një kod i krijuar me stampa dhe jo i vendosur direkt në faqen kryesore gjithashtu mund të jetë ide e mirë për të lehtësuar ndryshimet e tij në të ardhmen. Shikoni faqen kryesoreWikicitate për të pasur një ide të përafërt të propozimit tim (sigurisht, faqja në Wikipedia do të jetë pak më e ngarkuar se ajo në Wikicitate). Ky ndryshim do të jetë i ngadaltë, gradual dhe me diskutime të vazhduara në komunitet.
  • Unë besoj te standardizimi kështu që do të punoj në këtë drejtim në pjesë të ndryshme teknike. Duke filluar që nga mesazhet e sistemit dhe paraqitja grafike e tyre deri te elementët përbërës të faqeve të kategorive e faqeve ndihmëse.
  • Unë besoj te përdorimi i gjuhës shqipe. Për këtë arsye do të propozoj ndryshime në mënyrën si shkruhen titujt e artikujve dhe do të jem i përfshirë në diskutime në lidhje me detaje drejtshkrimore. Gjithashtu do të mundohem të nxis përdorimin e burimeve shqiptare.
  • Unë besoj në modernizimin e projektit. Me punën që kam bërë në grupe të ndryshme fillestarësh kam vënë re që ekziston një vështirësi e vazhdueshme për të konceptuar si natyrale shumë detaje teknike në Wikipedia, detaje ku Wikipedia është pak e vjetruar në konceptim e nuk ndjek rrugën e faqeve të rrjetit në modë këto kohë. Me ndryshime teknike do të përpiqem të veproj mbi këto detaje dhe kur të has në limitime do të kërkoj ndryshime te MediaWiki. Çdo gjë me rëndësi do të diskutohet paraprakisht në Kuvend.
  • Unë besoj në zgjidhjen e problemeve të vogla teknike. Me ndihmën e modulit CS1 kemi zgjidhur shumë probleme në lidhje me burimet. Mijëra probleme mbeten për tu zgjidhur në lidhje me wikitekstin në përgjithësi. Me anë të eksperimentimit dhe ndihmës së veglave të jashtme dhe ato mund të zgjidhen.
  • Unë besoj në mbrojtjen e progresit. Për pasojë faqet teknike që kanë kaluar një proces standardizimi, ato të artikujve që kanë arritur një stad të lartë përsosjeje dhe faqet me rëndësi të veçantë si Kuvendi, faqja për artikujt e përsosur, etj. do të mbrohen ose gjysmë-mbrohen nga unë për të ruajtur progresin e arritur.
  • Unë besoj se bashkëpunimi e bën një komunitet të shëndetshëm dhe se një komunitet i shëndetshëm sjell një progres më të shpejtë. Për pasojë, do të mundohem të gjallëroj sa më shumë projektet, vlerësimet mes anëtarëve dhe bashkëpunimin mes komuniteteve Wikimedia të ndryshme, qoftë dhe atyre në gjuhë të huaja.
  • Unë besoj se çdokush duhet të shkruajë gjatë! Jo realisht. Thjesht ndodh pavarësisht se mundohem të limitohem. Kërkoj mirëkuptim (dhe durim) për këtë detaj. :P

Nëse keni pyetje në lidhje me çështjet e mësipërme apo pjesë të tjera të lidhura me administrimin, janë të mirëpritura te hapësira Diskutim më lartë. Ju rikujtoj se ndryshimet e përmendura më sipër do të jenë ndryshime që do të shtrihen në periudha disa mujore (vjetore) dhe çdo ndryshim mund të ndalohet kurdo që komuniteti vë re probleme në lidhje me të.

Faleminderit! - Klein Muçi (diskutimet) 16 prill 2019 15:34 (CEST)