Therepeli: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Prill → prill, Nëntor → nëntor duke përdorur AWB
→‎top: Përditësim i stampës "Infobox ALB fshat", zëvendësova: {{Infobox ALB fshat → {{Infobox settlement, | foto harta → | image_map, | emri → | name, | web → | website, | banor → | populati duke përdorur AWB
 
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Infobox ALB fshat|
{{Infobox settlement|
| foto harta = [[Figura:Noimage.png|Noimage.png]]<!--240px-->
| image_map = [[Figura:Noimage.png|Noimage.png]]<!--240px-->
| emri = '''{{PAGENAME}}'''
| name = '''{{PAGENAME}}'''
| population_total =
| banor =
| qarku = [[Qarku i Beratit]]
| qarku = [[Qarku i Beratit]]
| rrethi = [[Rrethi i Skraparit]]
| rrethi = [[Rrethi i Skraparit]]
Rreshti 12: Rreshti 12:
| latitude =
| latitude =
| longitude =
| longitude =
| web = WWW.therepeli.com
| website = WWW.therepeli.com
}}
}}



Versioni aktual i datës 2 nëntor 2021 13:18

Therepeli
Noimage.png
Faqja zyrtareWWW.therepeli.com

Therepeli është një fshat në Shqipëri.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Therepeli nga pikëpamja toponimike është një nga fshatrat e pakët që emërtimi nuk lidhet me emërtime sllave.

Shpjegimi shkencor për prejardhjen e emrit Therepel vjen nga profesor Eqerem Çabej, i cili e shpjegon këtë emër me librin e tij madhor “Etimologjia e gjuhës Shqipe”, me një lloj bime mjekësore the’repel, por në gjuhën e folur karakteristike për Skraparin, theksi bie te zanorja e parafundit.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Therepeli është një nga 103 fshatrat e rrethit të Skraparit. Lokacioni i tij është me koordinatat gjeografike, në paralelin 40° 28’ gjerësi gjeografike veriore dhe meridianin 20° 4’ gjatësi gjeografike lindore dhe shtrihet në Rajonin Jugor të Shqipërisë në krahun e majtë të rrjedhës së sipërme të lumit Osum.

Kufizohet me fshatin Valë në Veri-Perëndim, në Veri ndahet me anë të lumit Osum me fshatin Kakrukë, në Perëndim me fshatin Vokopolë të rrethit Berat, në Jug-Perëndim me fshatin Lavdar, në Jug me fshatin Vëndreshë e Madhe dhe në Jug-Lindje me fshatin Buzuq. Pozita gjeografike e favorshme e fshatit Therepel, jep mundësi për zhvillimin e turizmit të gjelbërt.

Në Veri–Perëndim të fshatit ndodhet Qafa e Shkozës e cila lidh Therepelin me fshatra të rrethit Berat, e duke lëvizur më në Jug dallojmë bregun e Sinores që e lidh me fshatrat e rrethit të Tepelenës dhe Përmetit.

E rëndësishme është dhe Ura e Kakrukës që lidh fshatin me rrugën kryesore automobilistike të Skraparit, e në Jug-Lindje është shkalla e Danes, ajo që lidh Therepelin me rruge automobilistike me Çorovodën dhe rrugën nacionale.

Është një vend i ekspozuar nga rrezet e diellit për shkak të vendodhjes dhe i favorshëm.

Relievi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në përgjithësi relievi i Therepelit është kodrinor me lartësi mesatare 300 m mbi nivelin e detit, por pavarësisht këtij relievi kodrinor dallojmë dhe fusha të tilla si : Fusha e Çaçit, Luadhet, etj. Pika më e lartë e fshatit është bregu i Sinores që arrin lartësinë 650 m mbi nivelin e detit. Këtu merr fillesat dhe vargu Therepel-Tenda e Qypit –Sevran që arrin lartësinë më të madhe 1250 m.

Formacionet gjeologjike janë terigjene të buta që ka krijuar kushte optimale për formimin e tokave të kafejta, shumë pjellore. Këtu ndikon edhe fakti që nga pikëpamja floristike shtrihet brezi i shkurreve dhe i dushqeve

Bimësia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bimësia është shumë e larmishme për shkak të tokave të pasura dhe mikroklimës së favorshme e si rezultat i vendodhjes dhe shtrirjes së fshatit në një gjatësi të madhe në luginën e Osumit, që arrin në disa kilometra.

Dëmtime të florës së pasur sidomos në zonën e makies u bënë rreth viteve 1980 me ç’pyllëzimet masive për mbjelljen e kulturave polifite, apo hapja e tokave në dobi të bujqësisë.

Këto shpyllëzime sollën si pasojë dhe shtimin e erozonit të tokës.

Bimët që rriten në fshatin Therepel janë shumë të larmishme si : shkurre, shqopja, mareja, mërekështa, cemërdelja, murrizi, mëlqinja, dëllinja, shkoza, thana etj. Bimët drunore në gjendje të egër si : bliri, rrapi, plepi i egër, lojthata, shparri, qarri, lisi i butë, bugjeri, panja, frashëri i bardhë, vallëza, vidhi, selvija, molla e egër, etj.

Bimë drunore të kultivuara si : ulliri, hurma, molla, dardha, fiku, qershia, kumbulla, kajsia, gështenja, hardhia, pjeshka, arra, etj.

E rëndësishme është që të theksojmë se janë ngritur sipërfaqe të mëdha me vreshta dhe blloqe masive me pemëtore, sidomos këto vitet e fundi pasi ka pasur një traditë të mirë në kultivimin e tyre.

Bimët barishtore janë shumë të larmishme si rezultat i mikroklimave dhe tokës së pasur dhe të përhapura në lëndina e livadhe.

Bota shtazore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bimësia shumë e pasur, ka ndikuar dhe në botën shtazore që duket e shumëllojshme në këtë zonë. Ndonëse mjediset ku jetojnë kafshët e egra janë të dëmtuara por që po rigjenerohen sidomos vitet e fundit, përsëri kjo zonë ka shumë lloje të kafshëve të egra të cilat sa vinë e shtohen. Si kafshë të egra të përhapura në këtë zonë mund të përmendim : lepurin e egër, dhelpra, kaprodhi, derri i egër, kunadhja, nuslalja, ketrri, vjedulla, iriqi, qelbësi, shpendët e egër e grabitqarë të ditës (shqiponja, skifteri) si dhe grabitqarët e natës (bufi, kukuvajka, hutini), zvarranikë të llojeve të ndryshme.

Hidrografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hidrografia e Therepelit është e pasur me ujera të pastra nëntokësore si dhe lumi Osum me skaj qe fillon nga Veri-Lindja deri në Jug-Lindje dhe liqeni artificial i cili ndodhet në krye të tokave bujqësore.

Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si gjithë klima e Shqipërisë në përgjithësi dhe Therepeli ka klimë mesdhetare-kodrinore me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehte dhe e thatë. 70 % e reshjeve bien në periudhën nëntor-prill.

Bujqësia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fshatin e Therepelit, ashtu si dhe gjithë rrethi i Skraparit, blegtoria dhe bujqësia kanë qënë në të kaluarën, (madje edhe sot ruajnë përparësinë) si degët e para të përmbajtjes ekonomike, ndonëse trashëgojnë një prapambetje mjaft të madhe. Për të gjithë banorët e krahinës ishte dhe është ende e mjeruar gjendja ekonomike, duke shpjeguar kështu dukurinë e migrimit jashtë e brenda Shqipërisë. Ndonëse nuk ekziston, prej më shumë se 50 vjetësh zija e bukës ka qënë jo e rrallë në këtë fshat. Kjo i detyronte dhe i detyron për të marrë rrugën e kurbetit shumë djem e vajza që punojnë për një jetë më të mirë.

Por duhet theksuar se vitet e fundit ka filluar që të organizohet punohet më tepër në organizimin e punëve në bujqësi dhe fermerët të orientohen në drejtime të caktuara dhe kjo ka sjellë dhe një rritje të mirëqenies së tyre.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]