Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 12: Rreshti 12:
=== Firmëtarët ===
=== Firmëtarët ===
[[Skeda:Deklarata.jpg|djathtas|parapamje|285x285px|Pamja origjinale e procesverbalit të shpalljes së pavarësisë, foto [[Kel Marubi]] me 1937 me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë me cilësinë e fotografit zyrtar i Oborrit Mbretnor. Shënimi i mëposhtëm, i paidentifikuar autori, është bërë për emrat që ishin nga ana e pasme]]
[[Skeda:Deklarata.jpg|djathtas|parapamje|285x285px|Pamja origjinale e procesverbalit të shpalljes së pavarësisë, foto [[Kel Marubi]] me 1937 me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë me cilësinë e fotografit zyrtar i Oborrit Mbretnor. Shënimi i mëposhtëm, i paidentifikuar autori, është bërë për emrat që ishin nga ana e pasme]]
Lista e atyre që e firmosën dokumentin që protokolloi shpalljen u botua më pas te gazeta e qeverisë së dalë nga ajo asamble, ''[[Përlindja e Shqipënies|Përlindja e Shqipniës]].'' Akti i shpalljes u shkrua në një copë letre, ku në formulimin protokollar radhiten 34 firma dhe në pjesën e pasme janë gjashtë firma tjera.<ref>{{Cite book|last=Frashëri|first=Kristo|url=https://books.google.com/books?id=iHgtAQAAIAAJ&q=Nebi+Sefa|title=Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë: 28 Nëntor 1912|publisher=Akademia e Shkencave e Shqipërisë|year=2008|isbn=978-99956-10-14-2|language=sq}}</ref>{{columns-list|# [[Ismail Qemali]]
''(Ismaïl Kemal)''
Lista e atyre që e firmosën dokumentin që protokolloi shpalljen u botua më pas te gazeta e qeverisë së dalë nga ajo asamble, ''[[Përlindja e Shqipënies|Përlindja e Shqipniës]].'' Akti i shpalljes u shkrua në një copë letre, ku në formulimin protokollar radhiten 34 firma dhe në pjesën e pasme janë gjashtë firma tjera.<ref>{{Cite book|last=Frashëri|first=Kristo|url=https://books.google.com/books?id=iHgtAQAAIAAJ&q=Nebi+Sefa|title=Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë: 28 Nëntor 1912|publisher=Akademia e Shkencave e Shqipërisë|year=2008|isbn=978-99956-10-14-2|language=sq}}</ref>
{{columns-list|
# [[Ismail Qemali]]
''(Ismaïl Kemal)''
# [[Nikoll Kaçorri]]
''(Kaçorri)''
# [[Nikoll Kaçorri]]
''(Kaçorri)''
# [[Vehbi Dibra|Vehbi Dibra Agolli]]
''(Ottoman writing)''
# [[Vehbi Dibra|Vehbi Dibra Agolli]]
''(Ottoman writing)''

Versioni i datës 28 nëntor 2021 03:39

Ismail Qemali në 1-vjetorin28 nëntor

Shpallja e Pavarësisë është shpallja e pavarësisë së vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane në kushtet e Luftës së Parë Ballkanike. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

Arritja e kryengritjes shqiptare të 1912 u dha të kuptonte shteteve ballkanike se gjendja e Perandorisë Osmane ishte e dobët. Mbretëria e Serbisë ishte kundër planit të Vilajetit Shqiptar, duke parapëlqyer një shkartisje të Rumelisë mes katër shteteve ballkanike. Shtete të cilat planifikuan ndarjen e territoreve evropiane osmane dhe gjithashtu u ujdisën që territoret e pushtuara gjatë Luftës Ballkanike të qeveriseshin si Condominium. Kjo edhe është arsyeja e Asamblesë Mbarëshqiptare të tubuar nga Ismail Qemali, ku morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.

Pavarësia

Shpallja

Asambleja prej 40 delegatëve në kasabanë e Vlorës më 28 nëntor 1912, shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Procesverbali pas të cilit u radhitën firmat e të dërguarve që u ujdisën për shpalljen u diktua nga Ismail Qemali, u shkrua në gjuhën shqipe nga Luigj Gurakuqi dhe në vijim në osmanisht nga Shefqet Dajiu. Teksti i procesverbalit të mbledhjes nis me fjalët:

"Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912 Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme."

Firmëtarët

Pamja origjinale e procesverbalit të shpalljes së pavarësisë, foto Kel Marubi me 1937 me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë me cilësinë e fotografit zyrtar i Oborrit Mbretnor. Shënimi i mëposhtëm, i paidentifikuar autori, është bërë për emrat që ishin nga ana e pasme

Lista e atyre që e firmosën dokumentin që protokolloi shpalljen u botua më pas te gazeta e qeverisë së dalë nga ajo asamble, Përlindja e Shqipniës. Akti i shpalljes u shkrua në një copë letre, ku në formulimin protokollar radhiten 34 firma dhe në pjesën e pasme janë gjashtë firma tjera.[1]

1. Ismail Qemali
(Ismaïl Kemal)
2. Nikoll Kaçorri
(Kaçorri)
3. Vehbi Dibra Agolli
(Ottoman writing)
4. Jorgji Karbunara
(J. Karbunara)
5. Elmas Boçe
(Elmas Boce)
6. Veli Harçi
(Veli Harçi)
7. Qazim Kokoshi
(Qazim Kokoshi)
8. Jani Minga
(J K Minga)
9. Rexhep Mitrovica
(Rexhep)
10. Dhimitër Tutulani
(E padiktueshme)
11. Aristidh Ruçi
(A. Rruçi)
12. Abdi Toptani
(Abdi)
13. Abaz Dilaver Çelkupa
(Abas Dilaver)
14. Mid'hat Frashëri
(Midhat Frashëri)
15. Shefqet Dajiu
(Sefqit Daji)
16. Zihni Abaz Kanina
(Zihni Abbas Kanina)
17. Xhelal Koprëncka
(Xelal Ko)
18. Hajredin Cakrani
(Hajredin Çakran)
19. Qemal Karaosmani
(Qemal Elbasani)
20. Ilias Vrioni
(Iljas Vrijon)
21. Salih Gjuka
(Salih Gjuka)
22. Dhimitër Beratti
(D Beratti)
23. Dhimitër Mborja
(Dh Emmanuel)
24. Dhimitër Zografi
(Dimitri Zografi)
25. Murad Toptani
(Murad Toptani)
26. Pandeli Cale
(Pandeli Cale)
27. Luigj Gurakuqi
(Luz Gurakuqi)
28. Bedri Pejani
(Bedri Pejani)
29. Spiridon Ilo
(Spiro T. Ÿlo)
30. Thanas Floqi
(Thanas V. Floqi)
31. Qemal Mullaj
(E padiktueshme)
32. Lef Nosi
(Lef Nosi)
33. Myrteza Ali Struga
(D. H. Murtezi)
34. Nuri Sojliu
(Nuri)
35. Mustafa Merlika-Kruja
(Mustafa Asim Kruja)
36. Ferit Vokopola
(M. Ferid Vokopola)
37. Ymer Deliallisi
(Ymer)
38. Xhemal Deliallisi
(Cemmalyyddin bey)
39. Nebi Sefa
(Nebi Sefa Lusja)
40. Zyhdi Ohri
(Zuhdi Ohria)

Cungimi i dokumentit të Deklaratës së Pavarësisë

Dokumenti u cungua qëllimisht nga regjimi komunist, duke larguar disa nga emrat nënshkrues të dokumentit të rëndësishëm. Kryetarja e Kuvendit i propozoi Presidentit të Republikës dekorimin me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Dom Nikollë Kaçorri, Mid'hat Frashëri, Mustafa Kruja, Iljaz Vrioni, Pandeli Evangjeli, Mehdi Frashëri, Ali Këlcyra, Valon Badivuku dhe Lef Nosi. Duke u bërë ndoshta një nga shtetet unikalë në botë që kryente një akt të tillë. Dikush nuk shihej me sy të mirë nga regjimi, dikush, sepse ashtu kishte vendosur kupola e lartë e regjimit, apo dikush tjetër thjesht se e ka pasur emrin afër njërit prej atyre që regjimi diktatorial i ardhur mbas vitit 1944, kishte vendosur se ata nuk duhej të ishin pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij kombi, ditës së shpalljes së pavarësisë.[2]

Shih edhe

Referimet

1. ^ Frashëri, Kristo (2008). Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë: 28 Nëntor 1912. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. ISBN 978-99956-10-14-2.
2. ^ Cungimi i Deklaratës