Jump to content

Dallime mes rishikimeve të "Shaban Demiraj"

442 bytes added ,  10 muaj më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
(→‎top: Përditësim i stampës "Infobox person", zëvendësova: | data e vdekjes → | death_date, | datëlindja → | birth_date, | emri → | name, | foto → | image, | kombësia → | nationality, | vendlindja duke përdorur AWB)
No edit summary
 
== Biografia ==
U lind në Vlorë më 1 janar 1920, por sipas autobiografisë së tij, u lind në mars të 1921 në Mëhallën e Re (lagjja "Partizani") në Vlorë, i biri i [[Mulla]] Sulejmanit dhe Qafishes. I ati ishte imami i [[Xhamia e Tabakëve, Vlorë|Xhamisë së Tabakëve]].<ref>{{Cite web|last=Demiraj|first=Shaban|title=Disa të dhëna nga jeta ime|url=https://robertcipo.com/disa-te-dhena-nga-jeta-ime-prof-shaban-demiraj/|url-status=live|website=robertcipo.com|language=sq}}</ref> Kreu [[Medreseja e Tiranës|medresenë në Tiranë]] dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946-1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954-1955). Në vitet 1948-1954 punoi si mësues në disa shkolla të mesme (Gjirokastër, Tiranë). Në vitin 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik dhe më pas në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku shërbeu deri më 1990, kur doli në pension. Kështu, ai punon si mësues, profesor e shkencëtar mbi 60 vite, çka përbën në vetevete rekord të këndshëm. Është njëri prej pedagogëve që ka mbajtur kurse leksionesh për një numër të qenësishëm lëndësh albanistike dhe albanologjike, si për morfologjinë e gjuhës së sotme shqipe, për gramatikën historike të gjuhës shqipe, për historinë e gjuhës së shkruar shqipe (shekujt XVII-XIX), si edhe një kurs special për gjuhësinë ballkanike. Për këto lëndë hartoi tekstet përkatëse, që u botuan si dispensa e libra më vete, me të cilët punojnë edhe sot Universitete të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, etj. Ai drejtoi me aftësi shkencore dhe administrative për 27 vjet katedrën e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë (1962-1989). I përgatitur shkencërisht, me karakter të rreptë e kërkues në radhë të parë ndaj vetes e mandej edhe ndaj të tjerëve, studentë e kolegë, me ndershmëri të panjollë, gjithherë i njerëzishëm. Kohëzgjatja në këtë funksion flet vetë.
 
Ai ka qenë dhe mbetet shembull për ne ish-studentët dhe kolegët e tij më të rinj: i drejtë, kërkues, nxitës i përhershëm që edhe ne t’i futeshim sa më shpejt punës pedagogjiko-shkencore, duke dhënë vetë shembullin personal, duke u bërë për ne shembëlltyra e pedagogut dhe shkencëtarit të pasionuar. Ne kemi mësuar prej tij si të japim leksione, si të bëjmë punë kërkimore-shkencore, ai është mësuesi ynë dhe ne i detyrohemi shumë shpirtërisht kësaj figure madhore të shkencës shqiptare, që më shumë flet me punë sesa me fjalë. Akademiku i asociuar Ethem Likaj, një ndër studentët dhe kolegët e tij, shkruan : “Dijet për gjuhën shqipe e kulturën e tij të gjerë, të fituara me shumë punë e mund, i përçoi me përkushtim te nxënësit (që nga vitet 40) deri te studenti e specialisti në vitet pasardhëse. Nga viti 1945 e deri këtë vit, kur doli në pension, Shaban Demiraj ishte pranë studentëve. Breza studentësh, tani mësues, gazetarë, redaktorë, shkencëtarë, në mbarë vendin, që morën nga prof. Shabani dije, meritat e punës së tyre i njohin me krenari edhe si merita të Mësuesit të tyre. Nuk ishte fort e lehtë që dije nga disiplinat më të vështira të gjuhësisë, të bëheshin pronë e të gjithëve”.