Vaso Çubrilloviqi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
vNo edit summary
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 14 qershor 2007 21:13

Vasa Qubrilloviq i dekuruar me dekoraten e federtes Jugosllave për praktikimin e Doktrinës së shejt serbe

Në bazë të dokumenteve që ruhen në Beograd [1], dhe në bazë të dokumenteve tjera [2], ndër të tjera thuhet se në Gjilan me rrethinë janë likuiduar 7845 veta; në Drenicë 4820; në Tetovë 4100; në Bihor 3820; në Prishtinë 3675; në Pejë 3540; në Tivar 2629; në Mitrovicë dhe rrethinë 1450; në Podujevë 1670; në Pazar 1410, në Shkup me rrethinë 1450; në Ferizaj mbi 1260; në Prizren 1250; në Tutin 900; në Gjakovë 730; në Gostivar 700; në Rozhajë 735; Plavë dhe Guci 710; në Rahovec 750; në Kumanovë 780; në Preshevë 690; në Dragash 500; në Kërqovë 490; në Ulqin 515; në Suharekë 320; në Dubrovnik 120; në rrugën Kukës - Shkodër 110; në Trogir 80; në Vërshac 30 dhe në Deqan 30 vetë. Të gjithë këta janë shqiptar të vrarë gjatë vitit 1945. Pra, sipas këtyre dokumenteve, më 1945 uvranë 42165 shqiptarë. Kjo është një gjë e tmerrshme.

Duhet theksuar se derisa nga dhuna serbe me 1875 deri me 1912, nga Toplica, Kosanica, Leskovci, Vranja dhe Nishi janë përzënë më shumë se 350 mijë veta, po nga kjo dhunë në periudhën e viteve 1912 - 1914 nga viset e Kosovës dhe të Maqedonisë për në Turqi janë shpërngulur 120 mijë shqiptarë, ndërsa në periudhën e viteve 1918 - 1941 për në Turqi dhe gjetiu janë shpërngulur hiq më pak se 240 mijë shqiptarë ndërkaq, në periudhën e viteve 1945 - 1950, në vend të shpërnguljes janë vrarë afro 50 mijë shqiptar, ndërsa , prej viteve 1950 - 1967 [3] nga Jugosllavia janë shpërngulur 412 mijë shqiptarë, turq dhe muslimanë. Dhe kur krejt këtë e komentojmë me një fjali, mund të përfundojmë se Qubriloviqi e ka “ merituar ” dekoratën federative, të cilën e ka nënshkruar edhe një shqiptar i quajtur Sinan Hasani ”[4]

Burim i të dhnave

  1. ^ ( A. Sh. sekret, raport i përgjithshëm 1 ( 1 - 6 1945 )
  2. ^ ( K. D. shkrimet. 93 ( 19-64, K - 25 )
  3. ^ (dokumenti A.V. 41-2-1 /34 - 1945 dhe 1956 dhe 1964
  4. ^ HISTORIA MËSOHET PËR T'U MOS PËRSËRITUR MË KURRË - Dr. Besnik R. Bardhi, Qershor,2002 Në Pasqyra Nr65