Përdoruesi diskutim:Qendrimi15: Dallime mes rishikimesh

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
No edit summary
→‎Medalje: Mesazh i ri WikiDashurie
Etiketa: WikiDashuri
Rreshti 160: Rreshti 160:


Gjithe te mirat! --[[Përdoruesi:Anapecini|Anapecini]] ([[Përdoruesi diskutim:Anapecini|diskutimet]]) 23 janar 2022 13:45 (CET)
Gjithe te mirat! --[[Përdoruesi:Anapecini|Anapecini]] ([[Përdoruesi diskutim:Anapecini|diskutimet]]) 23 janar 2022 13:45 (CET)

== Medalje ==

{{Medalje Turqia}}–[[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 28 janar 2022 01:41 (CET)

Versioni i datës 28 janar 2022 02:41

Përshëndetje, Qendrimi15!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Qendrimi15, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.



-- Komuniteti (diskutimet) 20 prill 2020 02:00 (CEST)[përgjigjuni]

Gostitje

Me rastin e hapjes së llogarisë pas kaq kohësh.

Karamele "Zana"
Merre një karamele.

Klein Muçi (diskutimet) 20 prill 2020 20:50 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje!

Të përgëzoj për punën e mirë që po bën në Wikipedia dhe artikujt interesantë që shkruan. Janë gjithmonë një ndihmesë e madhe për platësimin e seksioneve "Artikullit të javës" dhe "A e dini se..." në faqen kryesore. Uroj që të vazhdosh po kështu. Një mjet që do të të thjeshtojë punën është Ndihmë:Përkthimi i Përmbajtjes. Të uroj punë të mbarë! -- Euriditi  7 qershor 2020 20:31 (CEST)[përgjigjuni]

Medalje

Për artikujt në lidhje me kulturën japoneze.

Medalje
Për punën e mirë që po bën në lidhje me artikujt për Japoninë në Wikipedia. Vazhdo kështu!


Berishasinan (diskutimet) 24 korrik 2020 00:15 (CEST)[përgjigjuni]

Medalje

Në lidhje me artikujt e shumtë për ëmbëlsirat që po shton

Medalje
Për punën e mirë që po bën në artikujt me tematikë në lidhje me ushqimet në Wikipedia. Vazhdo kështu!


Klein Muçi (diskutimet) 30 korrik 2020 18:12 (CEST)[përgjigjuni]

Komuna e Çashkës, Dollnenit, Krushevës

Tung Qëndrim

Të lutem konfirmo verzionet e ndryshimeve te Komuna e Çashkës, Komuna e Dollnenit, Komuna e Krushevës.

 U bë! Qendrimi15 (diskutimet) 30 gusht 2020 16:35 (CEST)[përgjigjuni]

Medalje

Medalje
Për udhëzimin e shumë vullnetarëve të rinj në Wikipedia. Vazhdo kështu!

Anjen01 (diskutimet) 5 shtator 2020 16:23 (CEST)[përgjigjuni]

Republika e Krimesë (pas Hanllëkun e Krimesë dhe Krimea ukrainasë) është republika e fundit te Rusisë.--Saklanan gerçekler (diskutimet) 18 nëntor 2020 14:30 (CET)[përgjigjuni]

Republika e Krimesë u bë republikë pas ngjarjeve të vitit 2014. Jam duke krijuar artikuj rreth kësaj (të gjitha republikat me rend) dhe do ta krijoj më vonë këtë artikull. Qendrimi15 (diskutimet) 18 nëntor 14:36 (CEST)
Po në lidhje me hanllëkët (hanatet) si Hanllëku e Krimesë?--Lojl (diskutimet) 18 nëntor 2020 17:28 (CET)[përgjigjuni]
E ke fjalën për të krijuar artikuj rreth hanallëkëve? Tani jam duke “rikrijuar” artikuj rreth republikave ruse. Më vonë do të krijoj artikuj rreth hanallëkëve. Qendrimi15 (diskutimet) 18 nëntor 17:56 (CEST)

Ju keni përfunduar disa artikuj. Por dy artikuj mungojnë në Stampa:Sulltanët e Perandorisë Osmane: Bajaziti I dhe Mehmeti VI. Abdylmexhiti II është shumë i shkurtër.--2003:E6:2F2B:8E00:B96D:C1CC:11D4:32F1 26 nëntor 2020 06:29 (CET)[përgjigjuni]

Tani jam duke “rikrijuar” artikuj rreth republikave ruse. Më vonë do të krijoj rreth sulltanëve osman. Qendrimi15 (diskutimet) 26 nëntor 2020 18:17 (CEST)[përgjigjuni]
Doni te zmadhoni artikujt e shqiptareve Ahmet Izet Pasha dhe Ahmet Myftar Pasha?--2003:E6:2F39:A600:FD1F:4327:C12B:A608 4 janar 2021 15:16 (CET)[përgjigjuni]

Artikuj që mungojnë

Mungon artikujt Përfaqësuesja e futbollit të Çamërisë (en:Chameria national football team), ixhtihadi (en:Ijtihad), Nevruzi në Shqipëri (en:Nevruz in Albania), Ushtria Çlirimtare e Çamërisë (en:Liberation Army of Chameria), Mamlukët (en:Mamluk), Dita e Pikëllimit (en:Day of Sorrow), turko-Shqiptarët (en:Turco-Albanians), zinxhiri (en:Chain), Universiteti i Stambollit (en:Istanbul University), Orientalizmi (en:Orientalism), Mensur Hallaxh (en:Al-Hallaj), Izniku (en:İznik), Hanëmi (en:Khanum), jezidët (en:Yazidis), Haseqiu (en:Haseki sultan) dhe Kadën (en:Kadın (title)). Shumë të shkurtër janë Ushtria Osmane, Këzllar-Aga, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit, Çaushi, Selimi III dhe Partia Republikane Popullore.--2003:E6:2F1B:DE00:8049:15F6:13A3:10B1 15 nëntor 2021 12:56 (CET)[përgjigjuni]

Ju lutem shqyrtoni faqen Adem Kastrati

Përshëndetje Qendrim, më falni shumë shumë shumë që po ju pengoj, ju lutna ta shqyrtoni faqen Adem Kastrati, si dhe kur ka raste të tilla të redaktuara qoft nga unë apo nga të tjerët ju lutna ta shqyrtoni. Në qofse ka ndonjë gabim ju mundeni lirisht që ta përmirësoni , nëse do e kishit bërë do isha i gëzuar shumë. Mirëbeqim nga Kumanova!

Një pyetje, është ky piktor ende gjallë apo ka vdekur? Pasi që duhet t'i shtosh edhe kategoritë kur ka lindur dhe kur ka vdekur (nëse ka vdekur). Qendrimi15 (diskutimet) 20 dhjetor 2020 14:55 (CEST)[përgjigjuni]

Qendrim po e vërtetë është që AK vdiq në vitin 2000, por ju lutna kur bëhet ndonjë redaktim të kësaj faqeje ju lutna shqyrtoni

Përshëndetje Qendrim, shpresoj që jeni mirë. Ju lutem shqyrtojeni sërish faqen Adem Kastrati sepse vepra Krushqit në dimër ishte grisur.

Pershendetje edhe juve, ndryshimin e fundit tuajin e paska shqyrtuar Përdoruesi:Olsi. Qendrimi15 (diskutimet) 27 dhjetor 2020 18:14 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje Qendrim së pari ju uroj që të keni shëndet, dhe për shumë vjet viti i ri, ju lutem për hirë të zotit ta shqyrtoni faqen e Adem Kastratit, sepse bëra ca redaktime duke shtuar ca informacione të tjera, si dhe ca gabime drejtshkrimore përmirësova, besa më nuk do e redaktojë se ka informacione mjaftueshme nëse ka gabime mundeni ju ta rregulloni lirisht. Une rregullova gabimet qe kishin bere duke i permisuar

 U bë!, mundeni edhe ju të përmisoni nëse ka gabime drejtëshkrimore. Sa i përket informacioneve, mendoj që ka mjaft. Ju uroj shëndet edhe juve. Zoti ju ruajtë. Qendrimi15 (diskutimet) 2 janar 2021 19:51 (CEST)[përgjigjuni]
Ju faliminderit shume @Qendrim, Zoti ju shperblefte me tere te mirat, me falni qe po ju bezdis Shkupi Kumanova 1234
S'ka gjë, mund të pyesni për çdo gjë :) Qendrimi15 (diskutimet) 2 janar 2021 20:04 (CEST)[përgjigjuni]

Medalje

Medalje
Për punën e mirë që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!

Berishasinan (diskutimet) 11 janar 2021 22:15 (CET)[përgjigjuni]

Adem Kastrati

Përshëndetje Qendrim, e di që shumë herë iu kam shkruar. E di që shumë shpejt kaluan prej 2 janarit redaktimi i im afro 20 ditësh por ashtu nuk ndodhi që të vazhdoj edhe më tej, unë sot nuk bëra asnjë redaktim për besë por wikipedia commons mi kishte fshirë të gjithë fotografitë që i kisha vendosur afro 1 muaj, nëse keni mundësi (dosadno iu kam bërë, ne themi kështu në Maqedoni kur bezdisim diçka) që ta shqyrtoni dhe besoj që të jetë për herë të fundit, wikimedia commons e mallkuar qoftë që i heqi fotografitë. Unë më nuk do vendos më fotografitë sepse vendos ato pas 1 jave apo 2 javeje po i heqin, kështu që vetëm fotografinë e Adem Kastratit dhe pikturën Magja do e lë sikur siq ishte më parë këto le të mjaftojnë ato, shumë herë e vendosa fotografitë i heqën kështu që gabimi im nuk është. Ju uroj që të keni shëndet për vete si dh familjen e juaj, faliminderit për mirëkuptimin! (A.Saiti (diskutimet) 18 janar 2021 12:56 (CET))[përgjigjuni]

E shqyrtova, e di se si ndieni sepse edhe unë kam krijuar një foto dhe shtova në një artikull, por u fshi për shkak “copyright” (një gjë që nuk mund ta kuptoj). Qendrimi15 (diskutimet) 18 janar 2021 17:52 (CEST)[përgjigjuni]
Ju faliminderit shumë, por besoj këto fotografi së paku 2 le të mbesin. Ju uroj shëndet dhe ju rujt zoti (A.Saiti (diskutimet) 18 janar 2021 17:54 (CET)) A.Saiti (diskutimet) 18 janar 2021 17:54 (CET)[përgjigjuni]
Artikulli kur krijohet të gjtha fotot mbetën, por nëse ndokush nga Wikimedia Commons e fshinë foton, fotoja nga artikulli fshihet automatikisht. Qendrimi15 (diskutimet) 18 janar 2021 18:00 (CEST)[përgjigjuni]

Tungjatjeta, a mundeni te vleresoni a janë të mira redaktimet e mia?

Qëndrim vëllai, faleminderit për vlerësimin e artikullit letërsia shqipe por Ikranjani e prishi vlerësimin tënd duke keqpërdorur veglat e redaktorit Shiko. Mund ta vlerësosh prapë të lutem shumë?

Kujdes

Kujdes se çfarë ndryshime po pranon te lutem. Paske pranuar për shembull këtë editim me të cilin u shtua artikullit një emër ("Xhovan Pali"), emër ky i shpikur tërësisht vetë nga autori. Nuk figurohet kurrkund, ja krahaso, pra nuk mbështetet fare mbi asnjë burim.

Është vetëm një shembull nga shumë tjerë. Në fund, Wikipedies i dëmtohet besueshmëria me raste të tilla të shumta. Po të shkruaj ty sepse këtë gjë tashmë kam vërejtur disa herë dhe bëhet shumë problem pastaj, me vështirësi dallohet se çka duhet hequr/çka jo.

Sidomos dua të të vë në dijeni se ka përdorues keqdashës përreth nesh, që synojnë pikërisht këtë. Mjafton t'i hidhesh një sy historikut përkatës ku mund të gjesh llogaritë që redaktuan kohët e fundit, dhe rezulton se krejt janë bllokuar për arësye.

Të falenderoj për mirëkuptimin. Shumë nderime.--Hyllvegu (diskutimet) 8 mars 2021 22:49 (CET)[përgjigjuni]

Faleminderit për paralajmërim, por e kam një pyetje nëse dikush ndryshon emrin e artikullin siç përmende artikullin e Gjon Palit II, kam provuar në disa artikuj t'i kthej ndryshimet (dmth të mos ia pranoj). A nuk ka ndonjë opsion për këtë? Qendrimi15 (diskutimet) 9 mars 2021 16:38 (CET)[përgjigjuni]
Fatkeqsisht jo. Siç mësoja deri më tani, duhet të veprojë një administrues për t'i kthyer zhvendosjet e titujve. Ndoshta mund të na sqarojë Klein Muçi diçka më tepër mbi këtë. Sepse ka disa artikuj të zhvendosur nga një përdorues vandal në menyrë të qëllimshme/vazhdueshme (siç janë posaçërisht artikujt për papat Xhovan Pali I më parë Papa Gjon Pali I, apo Xhovani I më parë Papa Gjoni I edhe shum të tjere). Një zgjidhje për t'u parandaluar diçka të till sipas meje do të ishte që: mundësinë e zhvendosjes t'i japim vetëm kontrolluesve....--Hyllvegu (diskutimet) 17 mars 2021 22:40 (CET)[përgjigjuni]
Nëse s'gabohem, ashtu është. Zhvendosjen s'mund ta bëjë kushdo. Në të shkuarën, kur Bato ishte aktiv si administrator, ka pasur një fushatë për të ndryshuar privilegjet e anëtarëve dhe mënyrat si merren ato (më së shumti për të rregulluar problemin e kontrollimeve që ngel gjithnjë pa u bërë nga ndokush edhe pse de jure kemi shumë kontrollues) por fatkeqësisht, si shumë projekte të tjera, për mungesë vullnetarësh, dhe ai u la në mes si projekt me ikjen e Batos. :/ - Klein Muçi (diskutimet) 17 mars 2021 23:41 (CET)[përgjigjuni]

?

Bakllava
Urdhëro një copë bakllava.


[1][2] = ?????...

Një punë më cilësore, te lutem. Të uroj shumë dëfrim.--Hyllvegu (diskutimet) 15 mars 2021 21:49 (CET)[përgjigjuni]

Nuk po kuptoj. Dikush ka ndryshuar artikullin apo çfarë. E dyta të lus nëse shikon tek Diskutimet e mia në lidhje me konfliktet mes Ikranjanit dhe 185.248.103.164 sepse nuk di çfarë të bëj. Qendrimi15 (diskutimet) 15 mars 2021 23:41 (CET)[përgjigjuni]
Po, e ndreqa unë artikullin. Nejse.
Më fal, harrova të kthej përgjigje për këtë çështje (lartpërmendur). Do merrem së shpejti me këtë.--Hyllvegu (diskutimet) 16 mars 2021 01:30 (CET)[përgjigjuni]

Medalje

Medalje
Për punën e palodhur që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!

~StyyxPo? 23 qershor 2021 19:41 (CEST)[përgjigjuni]

I was looking at who accepted my revisions, seems like you're one of the rare active users here. :D Keep up the good work! ~StyyxPo? 23 qershor 2021 19:42 (CEST)[përgjigjuni]

Hello

Hello, please save the Qaem Shahr article and link it to the wiki data item. Thanks Viera iran (diskutimet) 25 korrik 2021 16:08 (CEST)[përgjigjuni]

Hello, I already save it and link with other languages. I see you wrote too much short, but don't worry I will fix it. Qendrimi15 (diskutimet) 25 korrik 2021 16:12 (CEST)[përgjigjuni]

Projekti i ri vezirëve shqiptarë

Lista e vezirëve shqiptarë në Perandorinë Osmane - mungon disa artikujt.--2003:E6:2F47:3000:5436:616F:842B:5497 12 gusht 2021 21:02 (CEST)[përgjigjuni]

Jo? Edhe shqiptari Xhevdet Beu.--2003:E6:2F47:3000:C526:1980:BC05:D556 13 gusht 2021 16:04 (CEST)[përgjigjuni]
Përshëndetje, njëherë më lejo të bëj më të mirën rreth vezirëve shqiptarë, pastaj do të merrem me këto dy kërkesat e fundit. Më fal nëse merr shumë kohë. Qendrimi15 (diskutimet) 13 gusht 2021 21:12 (CEST)[përgjigjuni]
Tamam, vëlla. Edhe mungon Akinxhijtë ose Akënxhijtë (en:Akinji) dhe Bejllëku (en:Anatolian beyliks).--2003:E6:2F47:3000:9153:4479:6F62:13EB 14 gusht 2021 19:11 (CEST)[përgjigjuni]
Flm! A jeni akoma duke krijuar tre të kuqe bosh këtu lart?--2003:E6:2F47:3000:9157:1A21:648B:A1E1 19 gusht 2021 21:10 (CEST)[përgjigjuni]
Po, nesër do t'i bëj të kaltërta in shaa Allah. :) Qendrimi15 (diskutimet) 19 gusht 2021 21:30 (CEST)[përgjigjuni]
Hanllëku e Krimesë është shumë të shkurtër.--2003:E6:2F00:1A00:412F:7B6A:10E0:4C0C 20 gusht 2021 15:34 (CEST)[përgjigjuni]
Faleminderit! Edhe shqiptarët Vehip Pasha (Wehib Pasha), Kazim Ozalp (en:Kâzım Özalp), Fahretin Altaj (en:Fahrettin Altay), Halide Pişkin dhe Kara Ali Pasha (en:Nasuhzade Ali Pasha) .--2003:E6:2F00:1A00:391B:D0CA:89B:9D85 22 gusht 2021 15:52 (CEST)[përgjigjuni]
Artikujt Ajaz Mehmed Pasha dhe Ahmet Myftar Pasha janë shumë të shkurtër.--2003:E6:2F00:1A00:5808:EE75:1A49:365F 23 gusht 2021 20:53 (CEST)[përgjigjuni]

Medalje

Medalje
Për punën e zellshme dhe të kujdesshme që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!

Klein Muçi (diskutimet) 17 gusht 2021 19:28 (CEST) Punë e zellshme prej kohësh në kontroll e krijim artikujsh. Të falëderojmë. - Klein Muçi (diskutimet) 17 gusht 2021 19:28 (CEST)[përgjigjuni]

Kuvende

Mexhlisi osman (en:General Assembly of the Ottoman Empire) dhe Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë (en:Grand National Assembly of Turkey)?--2003:E6:2F00:1A00:C04D:4DE5:384:CAB6 3 shtator 2021 16:32 (CEST)[përgjigjuni]

Çmimi për krijimin e artikujve të rinj

Çmimi i parë
Çmimi i parë
Çmimi i parë për krijimin e artikujve të rinj në Wikipedia-n shqip në vitin 2020 i jepet përdoruesit Qendrimi15.

Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve.

Çmimi për krijimin e artikujve të rinj
Çmimi për krijimin e artikujve të rinj


Faleminderit! :) Qendrimi15 (diskutimet) 15 shtator 2021 14:11 (CEST)[përgjigjuni]

Kandidaturë për burokrat

Përshëndetje!

Si një anëtar goxha aktiv në komunitetin e Wikipedia-s shqip, je i ftuar të marrësh pjesë në votimin që po zhvillohet në faqen Wikipedia:Burokratë/Kandidatura/Klein Muçi ku po kandidoj për të përfituar privilegjet e burokratit. Votimi i fundit për burokracinë në Wikipedia-n shqip ka ndodhur më shumë se 12 vjet më parë kështu që mirë do të ishte të kishte sa më shumë pjesëmarrje. Ki parasysh që mund të votosh {{PËR}}, {{KUNDËR}} ose {{ASNJANËS}} dhe votën ta shoqërosh me një koment të shkurtër. Vendimi yt është i mirëpritur. - Klein Muçi (diskutimet) 10 tetor 2021 10:24 (CEST)[përgjigjuni]

Njësitë administrative

@Qendrimi15, Edhe buxhak, shih en:Bucak (administrative unit), dhe Mëhalla (en:Mahallah)? Muhtar, Nahije (shih Nahije e Gjakovës dhe en:Nahiye (Ottoman)) dhe Nahia (en:Nahiyah) janë shumë të shkurtër.--2003:E6:2F1B:DE00:84D6:A7D0:719E:50EC 26 tetor 2021 19:51 (CEST)[përgjigjuni]

Dhe muhtar? Mungon gjithashtu Autoriteti Kombëtar Palestinez (en:Palestinian National Authority). Shumë të shkurtër janë Bregu Perëndimor, Gaza edhe Kostandinopoja.--2003:E6:2F1B:DE00:FCBD:35D0:68B3:A3C8 30 tetor 2021 18:11 (CEST)[përgjigjuni]
Falëminderit vëlla! Edhe myftari? (en:Muhtar (title)). Artikujt e shkencëtarët dhe dijetarët Taberiu, Ebu Hanife, Muhamed ibn Musa el-Kuarizmi dhe Ibën Tufejl janë shumë të shkurter.--2003:E6:2F1B:DE00:99B2:C373:4101:8E8C 7 nëntor 2021 18:01 (CET)[përgjigjuni]
S'ka përse! Do të mundohem të bëj këto artikuj rreth dijetarëve islam aq sa kam mundësi. Sa i përket artikullit myftari, e kam shikuar këtë artikull bashkë me një artikull tjetër të ngjajshëm dhe po më duket se nuk ka nevojë çka të shtoj më. Qendrimi15 (diskutimet) 17 nëntor 2021 23:09 (CEST)[përgjigjuni]

Infobox television

Përshëndetje, Qendrim!

Pashë kontributet e tua së fundmi nëpër artikuj në lidhje me stampën e përmendur më sipër. Më duhet të them që shumica prej tyre kanë gabime në lidhje me parametrat. Parametrat duhen kopjuar shabllon siç janë në anglisht, të papërkthyer. Pra parametra si "titulli", "regjisori", etj. nuk do të njihen nga stampa dhe do të sjellin gjithmonë gabime, që do të reflektohen me kategoritë e mirëmbajtjes që do të shtohen automatikisht. Lista e plotë e parametrave mund të gjendet këtu. Kur artikulli të ruhet, vlerat do të dalin në shqip më pas, tani që i përkthyem. - Klein Muçi (diskutimet) 19 nëntor 2021 10:05 (CET)[përgjigjuni]

Sondazh

Pershendetje!

Jemi studente qe duam te bejme nje studim per lajmet e rreme dhe vandalizmin ne Wikipedian Shqip. Ju lutemi, do na ndihmonte shume ne qofte se na kushtoni disa minuta kohe per te plotesuar formularin me poshte:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdO7Z-CW0HWn8vAhyu1aHFPILSWNJFbzRn8-juFI6rcsQXesw/viewform?usp=sf_link

Shume faleminderit!

Gjithe te mirat! --Anapecini (diskutimet) 23 janar 2022 13:45 (CET)[përgjigjuni]

Medalje

Medalje
Për punën e mirë që po bën në lidhje me artikujt për Turqinë në Wikipedia. Vazhdo kështu!


Klein Muçi (diskutimet) 28 janar 2022 01:41 (CET)[përgjigjuni]