Mehmed pashë Qyprilliu: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 58: Rreshti 58:
Qyprilliu vdiq më 31 tetor 1661. Ai la pas një makinë administrative të akorduar mirë, duke i rikthyer Perandorisë Osmane reputacionin e saj për agresivitetin ushtarak dhe prestigjin dhe fuqinë e saj të mëparshme brenda dhe jashtë.<ref name="history1"/> Fitoret e Köprülü Mehmedit në Transilvani do ta shtynin kufirin osman më afër [[Kryedukati i Austrisë|Austrisë]].<ref name="history1"/>
Qyprilliu vdiq më 31 tetor 1661. Ai la pas një makinë administrative të akorduar mirë, duke i rikthyer Perandorisë Osmane reputacionin e saj për agresivitetin ushtarak dhe prestigjin dhe fuqinë e saj të mëparshme brenda dhe jashtë.<ref name="history1"/> Fitoret e Köprülü Mehmedit në Transilvani do ta shtynin kufirin osman më afër [[Kryedukati i Austrisë|Austrisë]].<ref name="history1"/>


==Familja==
== Familja ==
Ndërsa ishte i vendosur në Köprü të Anadollit, ai u martua me Ajshe Hatun (Hanëm), vajzën e Jusuf Agas, një i famshëm me origjinë nga [[Kayacık, Ezine|Kayacık]], një fshat i [[Havza]] në [[Amasia]]. Jusuf Aga ishte një ''voyvoda'' (fermer taksash)<ref name="cambridge">{{cite book|authors=Suraiya Faroqhi, Bruce McGowan, Sevket Pamuk|url=https://www.google.com/books/edition/An_Economic_and_Social_History_of_the_Ot/c00jmTrjzAoC?hl|title=An Economic and Social History of the Ottoman Empire|page=671|publisher=[[Cambridge University Press]]|language=en|year=2011|isbn=9780521574556}}</ref> që ndërtoi një urë në Kadegra, e cila u bë kështu Köprü, nga e cila u mor edhe emri i familjes së Mehmedit (i cili fillimisht ishte vendosur atje dhe ku ishte [[Sanxhakbeu|sanxhak-beu]]).<ref name="brill">{{cite book|last1=Kenan|first1=Seyfi|last2=Aksin Somel|first2=Selçuk|url=https://books.google.com/books?id=xM87EAAAQBAJ|title=Dimensions of Transformation in the Ottoman Empire from the Late Medieval Age to Modernity: In Memory of Metin Kunt|page=73|publisher=[[Brill Publishers|Brill]]|year=2021|isbn=978-9004442351|language=en|quote=daughter of a certain Yusuf Ağa, a notable originally from the Kayacik (village) of Havza (town) at Amasya. Yusuf Ağa was the voyvod[a] of Kadegra, a district of Amasya, where Mehmed was sancakbey in 1634, kadegra was named Köprü [from which the Köprülü get their name] after a bridge that Yusuf Ağa constructed}}</ref> Së bashku ata patën një numër fëmijësh, më i njohuri prej të cilëve ishte [[Fazil Ahmed pashë Qyprilliu]].<ref name="brill"/>
Ndërsa ishte i vendosur në [[Vezirqëpry|Köprü]][[Anadolli]]t, ai u martua me Ajshe Hatun ([[Hanëmi|Hanëm]]), vajzën e Jusuf Agas, një i famshëm me origjinë nga [[Kayacık, Ezine|Kayacık]], një fshat i [[Havza]] në [[Amasia]]. Jusuf Aga ishte një ''voyvoda'' (fermer taksash)<ref name="cambridge">{{cite book|authors=Suraiya Faroqhi, Bruce McGowan, Sevket Pamuk|url=https://www.google.com/books/edition/An_Economic_and_Social_History_of_the_Ot/c00jmTrjzAoC?hl|title=An Economic and Social History of the Ottoman Empire|page=671|publisher=[[Cambridge University Press]]|language=en|year=2011|isbn=9780521574556}}</ref> që ndërtoi një urë në Kadegra, e cila u bë kështu Köprü, nga e cila u mor edhe emri i familjes së Mehmedit (i cili fillimisht ishte vendosur atje dhe ku ishte [[Sanxhakbeu|sanxhak-beu]]).<ref name="brill">{{cite book|last1=Kenan|first1=Seyfi|last2=Aksin Somel|first2=Selçuk|url=https://books.google.com/books?id=xM87EAAAQBAJ|title=Dimensions of Transformation in the Ottoman Empire from the Late Medieval Age to Modernity: In Memory of Metin Kunt|page=73|publisher=[[Brill Publishers|Brill]]|year=2021|isbn=978-9004442351|language=en|quote=daughter of a certain Yusuf Ağa, a notable originally from the Kayacik (village) of Havza (town) at Amasya. Yusuf Ağa was the voyvod[a] of Kadegra, a district of Amasya, where Mehmed was sancakbey in 1634, kadegra was named Köprü [from which the Köprülü get their name] after a bridge that Yusuf Ağa constructed}}</ref> Së bashku ata patën një numër fëmijësh, më i njohuri prej të cilëve ishte [[Fazil Ahmed pashë Qyprilliu]].<ref name="brill"/>


==Shih edhe==
==Shih edhe==

Versioni i datës 16 shkurt 2022 21:13

Mehmed Pashë Qyprilliu
Vezir i Madh i Perandorisë Osmane
Në detyrë
15 shtator 1656 – 31 tetor 1661
MonarkuMehmed IV
Paraprirë ngaBoynuyaralı Mehmed Pasha
Pasuar ngaFazil Ahmed pashë Qyprilliu
Të dhëna vetjake
U lind mërr. 1575
Roshnik, Sanxhaku i Vlorës (tani Shqipëria)
Vdiq më31 tetor 1661 (85-86 vjet)
Edreneja, Perandoria Osmane
NënshtetësiaOsman
Bashkëshortja/etAjshe Hatun
MarrëdhënietNuman Pashë Qyprilliu (nip)
Hysejn Pashë Qyprilliu (nip)
Kara Mustafa Pasha (dhëndërr)
Abaza Siyavuş Pasha (dhëndër)
FëmijëtFazil Ahmed pashë Qyprilliu
Fazil Mustafa Pashë Qyprilliu
PrejardhjaShqiptar
FamiljaFamilja Qyprilliu

Mehmed Pashë Qyprilliu (i njohur edhe si Mehmed Pashë Kypriljoti, Köprülü Mehmed Pasha, turqisht: Köprili Meḥmed Paşa; rr.1575, Roshnik, Shqipëri - 31 tetor 1661, Edirne) ishte themeluesi i dinastisë politike shqiptare Qypriliu[1][2][3]Perandorinë Osmane, një familje e vezirëve, luftëtarëve, dhe burrështetasve që e dominuan administrimin e Perandorisë Osmane gjatë gjzsmës së dytë të shekullit 17të, një epokë e njohur si epoka Qyprilliu ("Köprülü"). Ai ndihmoi në rindërtimin fuqisë së perandorisë me çrrënjosjen e korrupsionit dhe riorganizimin e ushtrisë osmane. Ashtu si ai futi këto ndryshime, Qyprilliu gjithashtu zgjeroj kufijtë e perandorisë, duke i mposhtur kozakët, hungarezët, dhe më mbreslënëse, venedikasit. Efektiviteti i Qyprilliut matej me reputacionin e tij [1].

Ai themeloi qytetin Qyprilliu (sot Veles, Maqedonia e Veriut) në Rumeli, atje ku lindi djali i tij i madh, Fazil Ahmed Pashë Qyprilliu.

Biografia

Jeta e hershme

Ai hyri në shërbim të sulltanit si një (mbledhës i taksave) "devşirme" i ri dhe ishte trajnuar në shkollën e pallatit [4]. Qyprilliu filloi si një djalë kuzhine në kuzhinën perandorake para transferimit në thesarin perandorak dhe pastaj zyrat administrative të pallatit mbretëror. Thuhet se zyrtarë e tjerë e kishin të vështirë që të punojnë me Qyprilliun, dhe ai u transferua në korpusin e kalorësisë "spahi", në provinca.

Ngritja përmes shërbimit perandorak

Së pari ai u vendos në qytezën Köprü në veri të Turqisë, e cila më von për nder të tij u quajt Vezirköprü. Aishpjet u ngrit në gradë, duke mbajtur mbiemrin Köprülü(Qyprilliu), që vinte nga Köprü. Ish mentori i Qyprilliut, Hüsrev Pasha, u ngrit në shërbim perandorak dhe e ngriti edhe Qyprilliun në zyra gjithnjë edhe më të rëndësishme [4]. Pasi u vra Hüsrev, Qyprilliu ndërtoj vet rrethin dhe ndjekësit e tij. Pas kësaj ai mbajti pozicion të rëndësishm si kreu i policisë së tregut në Kostandinopojë, mbikqyrës i Armatimit Perandorak, shefi i trupave Spahi, dhe kreu i trupave të armëve. Qyprilliu arriti të bashkëngjisë veten e tij me njerëz të fuqishëm dhe disi i mbijetoi rënies së tyre pa e shkatërruar veten e tij. Qyprilliu vazhdoi të mbajë poste të rëndësishme. Ai përfundimisht u ngrit në gradën e Pashait dhe u caktua bejlerbej (Guvernatori provincial) i Eyaletit të Trebizond, në vitin 1644 [1].

Më vonë ai udhëhoqi provincën e Eğri në vitin 1647, Karaman në vitin 1648, dhe Anatolia në vitin 1650. Ai shërbeu si verzir i këshillit "divan" për një javë në vitin 1652 para se të shkarkohej për shkak të luftës të fuqishme të vazhdueshme brenda pallatit.[4] Gjatë këtyre viteve, Qyprilliu kishte formuar shumë miqësi në oborrin e sulltanit, në veçanti me Nënën Mbretëreshë Kosem Sultan, gjushja e sulltanit të vogël Mehmed IV.[1]

Vezir i Madh

Në vitin 1656, situata politike në Perandorinë Osmane ishte kritike. Lufta në Kretë kundër Venecianëve akoma vazhdonte. Marina Osmane nën Kapedan Pasha (admiral i lartë) Kenan Pasha, në maj 1656, u mposht nga marina veneciane dhe malteze në Betejën e Dardaneleve (1656) dhe marina veneciane vazhdoj bllokadën në Ngushticën Çanakkale duke e mposhtur ushtrinë Osmane në Kretë nga Kostandinopoja, kryeqyteti i shtetit. Kishte një komplot politik për të larguar nga froni Sulltan Mehmed IV, i drejtuar nga vezirë të mëdhenj duke përfshirë Grand Mufti (Şeyhülislam) Hocazade Mesut Efendi. Ky komplot u zbulua, dhe komplotuesit u ekzekutuan ose u internuan. Nëna Sulltaneshë Turhan Hatice kreu konsulltime dhe kandidati më i favorshëm për funksionin Vezir i Madh doli të jetë një i vjetër dhe i pensionuar por me eksperiencë, Mehmed Pashë Qyprilliu. Mehmed Efendi, shefi i shkruesve, dhe arkitekti kryesor e bindi sulltanin se vetëm Mehmed Pashë Qyprilliu mund ta evitoj katastrofën.[1]

Lufta me Venedikun

Beteja e Dardaneleve më 19 korrik 1657.

Meqenëse ringjallja e Republikës së Venedikut ishte kriza e menjëhershme që kishte nxitur emërimin e Qyprilliut si vezir i madh, ishte e rëndësishme që ai të demonstronte efektivitetin e tij si udhëheqës kundër venedikasve. Ai filloi një ekspeditë ushtarake kundër bllokadës venedikase të ngushticës së Dardaneleve. Marina osmane pati një fitore kundër Venedikut në Betejën e Dardaneleve më 19 korrik 1657. Kjo i lejoi osmanët të rifitonin disa nga ishujt e Egjeut, duke përfshirë Bozcaada dhe Limnos (15 nëntor) dhe të hapnin rrugët e furnizimit me det për ushtrinë osmane. ende duke kryer rrethimet e Kretës.[1]

Lufta me Transilvaninë dhe Habsburgët

Në vitin 1658 ai kreu një fushatë të suksesshme në Transilvani. Në Transilvani, Princi George II Rákóczi hoqi dorë nga besnikëria e tij e dikurshme ndaj sulltanit. Ai u përpoq ta kthente shtetin e tij në një fuqi të madhe, duke u bashkuar me princat e tjerë protestantë në një përpjekje për të pushtuar Hungarinë dhe Poloninë. Ndërsa Rákóczi pushtoi Poloninë në 1657, megjithatë, Qyprilliu dërgoi tatarët e Krimesë për të sulmuar Transilvaninë. Ata e detyruan Rákóczin të tërhiqej nga Polonia, por ai refuzoi të rifillonte bindjen ndaj sulltanit. Si përgjigje, në 1658, vetë Qyprilliu udhëhoqi një ushtri të madhe osmane në Transilvani. Kjo forcë mundi Rákóczi dhe e detyroi të ikte në tokat e Habsburgëve.[1] Lufta me Habsburgët vazhdoi, por kontrolli osman mbi Transilvaninë u konfirmua në një paqe të përkohshme. Ai gjithashtu aneksoi Janovën (Jenö) më 1 gusht 1660 dhe Várad më 27 gusht.

Revolta e Abazës Hasan Pashës

Fushata e Mehmed Pashë Qyprilliut kundër Transilvanisë u ndërpre nga revolta në shkallë të gjerë e disa guvernatorëve të provincave lindore nën udhëheqjen e Abaza Hasan Pashës, atëherë guvernatori i Aleppos. Rebelët kundërshtuan spastrimet e dhunshme të Mehmed Qyprilliut ndaj ushtrisë dhe kërkuan që ai të vritej. Megjithatë, Sulltan Mehmed IV qëndroi i palëkundur në mbështetjen e tij për Qyprilliun dhe dërgoi një ushtri kundër kryengritësve nën komandën e Murtaza Pashës, i cili në atë kohë ruante kufirin safavid. Pavarësisht se grumbulloi një forcë prej 30.000 vetësh dhe mundi Murtaza Pashën në betejë, dimri i ashpër dhe morali i zbehur përfundimisht i detyruan kryengritësit të kapitullonin. Revolta e Abaza Hasanit përfundimisht mori fund në shkurt 1659 me vrasjen e të gjithë komandantëve rebelë në Aleppo, pavarësisht premtimeve se ata do të kurseheshin.[5]

Zjarri Ayazmakapi

Në korrik të vitit 1660 pati një zjarr të madh në Stamboll (zjarri Ayazmakapi) duke shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe ndërtesa, duke çuar më vonë në një mungesë ushqimi dhe murtajë. Mehmed Pashë Qyprilliu u përfshi personalisht në punët e rindërtimit. Ndershmëria dhe integriteti në drejtimin e punëve shtetërore nga Köprülü Mehmed Pasha tregohet nga një episod i kësaj detyre. Lagjet e djegura hebreje nga zjarri Ayazmakapi u vendosën të bliheshin detyrimisht nga shteti.

Vdekja dhe trashëgimia

Pavarësisht moshës së shtyrë të Qyprilliut, ai vazhdoi të shfaqte energji deri në fund të jetës së tij. Kur u sëmur për vdekje në vitin 1661, sulltani erdhi në shtratin e tij. Qyprilliu e bindi atë të emëronte të birin, Fazil Ahmed pashë Qyprilliun, si vezir të madh të ardhshëm. Ai gjithashtu supozohet se e këshilloi sulltanin të mos merrte kurrë këshilla nga një grua, të mos emëronte kurrë një ministër që ishte shumë i pasur, të mbante gjithmonë thesarin plot dhe të mbante gjithmonë ushtrinë në lëvizje.[1]

Qyprilliu vdiq më 31 tetor 1661. Ai la pas një makinë administrative të akorduar mirë, duke i rikthyer Perandorisë Osmane reputacionin e saj për agresivitetin ushtarak dhe prestigjin dhe fuqinë e saj të mëparshme brenda dhe jashtë.[1] Fitoret e Köprülü Mehmedit në Transilvani do ta shtynin kufirin osman më afër Austrisë.[1]

Familja

Ndërsa ishte i vendosur në KöprüAnadollit, ai u martua me Ajshe Hatun (Hanëm), vajzën e Jusuf Agas, një i famshëm me origjinë nga Kayacık, një fshat i HavzaAmasia. Jusuf Aga ishte një voyvoda (fermer taksash)[6] që ndërtoi një urë në Kadegra, e cila u bë kështu Köprü, nga e cila u mor edhe emri i familjes së Mehmedit (i cili fillimisht ishte vendosur atje dhe ku ishte sanxhak-beu).[7] Së bashku ata patën një numër fëmijësh, më i njohuri prej të cilëve ishte Fazil Ahmed pashë Qyprilliu.[7]

Shih edhe

Referimet

  1. ^ a b c d e f g h i j Alexander Mikaberidze. Conflict and Conquest in the Islamic World (në anglisht). Marrë më 22 shtator 2012.
  2. ^ CATHAL J. NOLAN. Wars of the Age of Louis XIV, 1650-1715: An Encyclopedia of Global Warfare (në anglisht). Marrë më 22 shtator 2012.
  3. ^ John Keegan. Who's Who in Military History: From 1453 to the Present Day (në anglisht). Marrë më 22 shtator 2012.
  4. ^ a b c Gabor Agoston, Bruce Alan Masters. Encyclopedia of the Ottoman Empire (në anglisht). Marrë më 22 shtator 2012.
  5. ^ Finkel, Caroline (2005). Osman's Dream: The Story of the Ottoman Empire 1300-1923 (në anglisht). Basic Books. fq. 257–62. ISBN 978-0-465-02396-7.
  6. ^ An Economic and Social History of the Ottoman Empire (në anglisht). Cambridge University Press. 2011. fq. 671. ISBN 9780521574556. {{cite book}}: Burimi përdor parametër të vjetruar |authors= (Ndihmë!)
  7. ^ a b Kenan, Seyfi; Aksin Somel, Selçuk (2021). Dimensions of Transformation in the Ottoman Empire from the Late Medieval Age to Modernity: In Memory of Metin Kunt (në anglisht). Brill. fq. 73. ISBN 978-9004442351. daughter of a certain Yusuf Ağa, a notable originally from the Kayacik (village) of Havza (town) at Amasya. Yusuf Ağa was the voyvod[a] of Kadegra, a district of Amasya, where Mehmed was sancakbey in 1634, kadegra was named Köprü [from which the Köprülü get their name] after a bridge that Yusuf Ağa constructed