Kuzhina shqiptare: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 16: Rreshti 16:
Tipke e Tiranes eshte pjeshke me kastravec e perlyer me salcekosi!
Tipke e Tiranes eshte pjeshke me kastravec e perlyer me salcekosi!


== Burimet ==
== H ==
{{reflist}}
{{reflist}}



Versioni i datës 14 mars 2022 16:46

Kuzhina shqiptare është një kuzhinë me përbërës tipik mesdhetar. Ajo ka në traditën e saj gjithashtu një përzierje të ndikimeve të kuzhinës ballkanike dhe evropiane në përgjithësi. Si shumë vende të tjera të Ballkanit ajo ka edhe ndikim nga kuzhina turke. Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë. Pothuajse çdo krahinë ofron specialitetet e saj të veçanta.

Gatimi i mishit të pjekur, sidomos qengjit dhe përgatitja e byrekëve të ndryshëm është e përhapur në të gjithë vendin. Veçanërisht në krahinat e jugut dhe Shqipërisë së mesme është i njohur përdorimi në shkallë të gjerë i perimeve dhe zarzavateve, vajit të ullirit, erëzave të ndryshme dhe limonit.

Pjatat e peshkut janë të njohura veçanërisht në qytetin e Shkodrës (tava e krapit), Pogradecit (korani me arra dhe lloje të tjera), zona bregdetare e Jonit dhe Adriatikut etj.

Në Shqipëri gatuhen ëmbëlsira të shumëllojshme, shumë prej të cilave janë të përbashkëta edhe për vendet e tjera ballkanike dhe Azisë së vogël (bakllavaja, kadaifi, sheqerparet, hashurja etj). Ndër ëmbëlsirat më tradicionale është "ballokumja", e cila gatuhet në qytetin e Elbasanit për festen e Ditës së Verës (14 Mars).

Si rezultat e klimës së përshtatshme mesdhetare Shqipëria është e njohur për kultivimin e rrushit dhe prodhimit e një varieteti verërash të kuqe dhe të bardha. Ndër më të përmendurat janë ato Merlot, Kabërnet, Pinot Nero, Kallmet, Shesh i Zi, San Gioveze, Riesling, Shesh i Bardhë etj.

Pija më tradicionale alkoolike është rakia (një lloj Brandy i prodhuar nga rrushi). Në disa zona të Shqipërisë prodhohet edhe rakia e kumbullës (Korçë, Dibër), ajo e manit (Boboshticë etj). Shqipëria është gjithashtu e njohur edhe për prodhimin e konjakut Skënderbej, i përmendur për shijen dhe aromën e tij. Konjaku shqiptar ka fituar gjithashtu edhe çmime ndërkombëtare.

Ndër pijet jo alkoolike është për tu përmendur boza (një pije freskuese me bazë misrin), e prodhuar në veri të vendit sidomos në krahinën e Kukësit si dhe rehania, e cila vjen nga lëngu i rrushit dhe është pije tipike e Skraparit.

Tipke e Tiranes eshte pjeshke me kastravec e perlyer me salcekosi!

H

Disa nga burimet jane nga gazetat qe lexojme cdo dite! Per me shume informacion shkoni te Gazeta Panorama.com!