Luiza Xhuvani: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[pending revision][pending revision]
Content deleted Content added
v →‎top: Heqje e lidhjeve multimediale të prishura duke përdorur AWB
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 33: Rreshti 33:
* [[Parullat]] - ({{F|2001}}) ... Diana
* [[Parullat]] - ({{F|2001}}) ... Diana
* [[Funeral Business]] - ({{F|1999}}) , Sana
* [[Funeral Business]] - ({{F|1999}}) , Sana
* [[Dashuria e fundit]] - ({{F|1995}}) , Mariana Golemi
* [[Dashuria e fundit]] - ({{F|1996}}) , Mariana Golemi
* [[8 persona plus]] - (1994) - komedi-teatër
* [[8 persona plus]] - (1994) - komedi-teatër
* [[Loin des barbares]] - ({{F|1994}}) .... Marieta
* [[Loin des barbares]] - ({{F|1994}}) .... Marieta

Versioni i datës 24 mars 2022 23:23

Luiza Xhuvani
U lind në26 mars 1964
Sarandë
KombësiaShqiptare

Jeta

Luiza Xhuvani (Papathanasi) lindi më 26 mars 1964Sarandë është artiste shqiptare. == Edukimi - puna dhe veprimtaria ==E konsideruar si një ndër aktoret më të talentuara shqiptare, Luiza Xhuvani u diplomua si aktore në Akademinë e Arteve më 1986, por në Teatrin Kombëtar filloi punën pas një përvoje dy vjeçare në Estradën e Sarandës. Ende studente, fillon karrierën si aktore filmi me “Dhe vjen një ditë” (Infermierja) dhe “Flutura në kabinën time” (Flutura) të V. Priftit, me të cilin fiton Kupën për Aktoren më të Mire në Festivalin e Filmit, të vitit 1985, “Fjalë pa fund” (Magdalena) i S. Pecanit, “Hetimi vazhdon” (Hetuesja), “Rrethi i kujtesës” (Mbesa) i E. Musliut, “Muri i gjallë” (Rozafa) i M. Fejzos. Nga viti 1991 e në vazhdim ka një bashkëpunim të suksesshëm me regjisorin Gj. Xhuvani, nën drejtimin e të cilit interpreton në filmat “Bardhë e zi”, “Një ditë nga një jetë”, “Dashuria e fundit” (Mirjana), me të cilin fiton përsëri Kupën në Festivalin X të Filmit, më 1995, “Funeral Business” (Sana), me të cilin u shfaq në Festivalin e Venecias në vitin 2000, “Parullat” (Diana), me të cilin fiton Çmimin Aktorja më e mirë e Festivalit të Tokios 2003 dhe së fundi “I dashur armik” (2004).

Në Teatrin Kombëtar interpreton vazhdimisht role protagoniste, si në dramat “Unë dhe Mefistofeli” (Margarita) të B. Hoxhes, “Dhelpra dhe rrushtë” (Klea) të Figueiredos, “Dasëm gjaku” (Nusja) të Lorkës, “Rikardi III” (Ledi Ana) të Shekspirit, “Kati VI” të Alfred Zheri, “Këngëtarja tullace” (Misis Martin) të Ioneskos dhe komeditë “Valsi i Titanikut” (Xhena) e “Oportunesku” të Mushateskut, “Kopshti me dallëndyshe” (Maria) të Cikliropulosit, “Armiku i popullit” (Pietra) të Ibsenit, “Pulëbardha” (Nina) të Çehovit, “Cilindri” (Rita) të De Filipos, regjisor Kastriot Çipi dhe “Kapitulli i dytë” (Xheni) të Sajmonit, regjisor Mehmet Xhelili me të cilin fiton çmimin për Aktoren më të mirë të Festivalit të Aktrimit, Apollon 2004, në Fier. Jashtë kësaj skene, interpreton në produksionet e pavarura të dramave “Valle Vdekjeje” të Strindbergut dhe “Shërbëtorët” (Kler) të Zhenetit.

Dha dorëheqjen me datë 4 nëntor 2014 nga mandati i deputetes së Partisë Socialiste për zonën e Sarandës, pasi i biri Konstandin Xhuvani u arrestua si i dyshuar kryesor për vrasjen e katër personave në një lokal nate në Tiranë.

Luiza Xhuvani vijon karrieren e saj nw Teatrin Kombëtar, duke u cilësuar si nje nga aktoret me të mira shqiptare.

Filmografia


Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.