Miti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Shtova permbatje nga librat e gjuhes ne shkollen 9-vjecare
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1: Rreshti 1:
Fjala '''mit''' rrjedh nga fjala [[Gjuha greke|greke]] ''mythos'' (μύθος), që do të thotë "tregim".
Fjala '''mit''' rrjedh nga fjala [[Gjuha greke|greke]] ''mythos'' (μύθος), që do të thotë "tregim".
Miti eshte nje tregim ne lidhje me perendite dhe kane lidhje me kohen e parahistorise kur njerzit e asaj kohe besonin ne perendi.
Miti eshte nje tregim ne lidhje me perendite dhe kane lidhje me kohen e parahistorise kur njerzit e asaj kohe besonin ne perendi!


== Përdorimi akademik ==
== Përdorimi akademik ==

Versioni i datës 29 prill 2022 10:47

Fjala mit rrjedh nga fjala greke mythos (μύθος), që do të thotë "tregim". Miti eshte nje tregim ne lidhje me perendite dhe kane lidhje me kohen e parahistorise kur njerzit e asaj kohe besonin ne perendi!

Përdorimi akademik

Miti është tregim i cili përmban simbole të cilat zakonisht kanë shumë kuptime. Miti në kulturat e caktuara zakonisht trajton çështjet që kanë të bëjnë me origjinën e botës apo se si bota dhe krijesat e saj erdhën në ekzistencë. Qeniet mitike aktive zakonisht janë perënditë dhe perëndeshat, heronjtë dhe heroinat, apo kafshët. Shumica e miteve merren se kanë ekzistuar në të kaluarën e pafund, para fillimit të numërimit të kohës.

Miti konsiderohet tregim i shenjtë për shkak se ai përmban rëndësi spirituale apo religjioze për atë që e tregon, si dhe kontribon dhe shpreh sistemet e mendimeve dhe të vlerave. Përdorimi i termit nga studiuesit nuk implikon as të vërtetën e as jo-të-vërtetën e tregimit. Sidoqoftë, në kulturat përkatëse nga vjen miti, ai merret si "i vërtetë", për shkak se ai përmban bindjet, konceptet dhe mënyrat e pyetjeve dhe kuptimit të botës.

Përdorimi popullor

Në përdorimin popullor, miti është bindje apo besim kolektiv që nuk bazohet në fakte. Ky përdorim, që zakonisht është përçmues, erdhi nga emërtimi i miteve dhe besimeve religjioze të kulturave të tjera si jo-korrekt, por më vonë u zgjerua dhe përfshiu edhe besime të tjera jo-religjioze. Për shkak të këtij përdorimi të famshëm dhe subjektiv, shumë persona e marrin si ofendim kur tregimet në të cilat ata besojnë quhen mite. Ky përdorim i termit zakonisht shoqërohet me legjendën, fantazinë, folklorin, të dhënat konfuze, dëshirat personale, dhe legjendat urbane.

Shiko edhe