DigitAlb: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rregullova gabimet drejtshkrimore
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni iOS
Rregollova gabimet gramatikore
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni iOS
Rreshti 36: Rreshti 36:


== Informacione teknike ==
== Informacione teknike ==
'''DigitAlb''' transmetohet në satelitin Eutelsat W3C 16° EAST EUROPE B në frekuencat :
'''DigitAlb''' transmetohet në satelitin Eutelsat W3C 16° EAST EUROPE B në frekuencat bandore :
Freq 10762, Band 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK
1.Frekuenca 10762, Banda 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK
Freq 10803, Band 29950, FEC 2/3, POL H, MOD 8PSK
2.Frekuenca 10803, Banda 29950, FEC 2/3, POL H, MOD 8PSK
Freq 10845, Band 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK
3.Frekuenca 10845, Banda 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK
Freq 10886, Band 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK.
4.Frekuenca 10886, Banda 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK.
Janë gjithësej 4 frekuenca bandore në satelitin Eutelsat.

Që prej fillimeve të tij '''DigitAlb''' e nisi me dekodera në teknologjinë SD (standard-definition), Opentech ODS 3000C, më pas nga viti 2007 u implementua teknologjia HDTV (High Definition Television) me dekoder të tipit KSF-S660HDCO. Prej vitit 2013 DigitAlb hodhi në treg dekoderin FlyBox fjala e fundit e teknologjisë. Ky dekoder shumëpërdorimësh ka një sërë funksionesh interaktive si PVR, Timeshift, Push VOD ka të bëjë me qasjen e katalogut Popcorn (këto funksione mundësohen me Hard Disk-un e '''DigitAlb'''). Por dekoderi FlyBox mund të lidhet edhe me internet nëpërmjet LAN (kabëll) ose WIFI dhe mundëson VOD-katalogu Popcorn, radio nga interneti, lajme, shtypin e ditës, horoskopin etj.
Që prej fillimeve të tij '''DigitAlb''' e nisi me dekodera në teknologjinë SD (standard-definition), Opentech ODS 3000C, më pas nga viti 2007 u implementua teknologjia HDTV (High Definition Television) me dekoder të tipit KSF-S660HDCO. Prej vitit 2013 DigitAlb hodhi në treg dekoderin FlyBox fjala e fundit e teknologjisë. Ky dekoder shumëpërdorimësh ka një sërë funksionesh interaktive si PVR, Timeshift, Push VOD ka të bëjë me qasjen e katalogut Popcorn (këto funksione mundësohen me Hard Disk-un e '''DigitAlb'''). Por dekoderi FlyBox mund të lidhet edhe me internet nëpërmjet LAN (kabëll) ose WIFI dhe mundëson VOD-katalogu Popcorn, radio nga interneti, lajme, shtypin e ditës, horoskopin ,të tjera.


=== Modelet e dekoderave dhe pajisjeve që DigitAlb ka lançuar që nga krijimi i tij: ===
=== Modelet e dekoderave dhe pajisjeve që DigitAlb ka lançuar që nga krijimi i tij: ===

Versioni i datës 18 korrik 2022 17:25

DigitAlb Sh.A
LlojiShoqëri aksionere
IndustriaKomunikimi, Prodhime mediatike
ThemeluesiDritan Hoxha
Zyrat qendroreRruga 'Pavarësia' nr. 39, ,
Zona e shërbimit
Shqipëri, Kosovë, Europë, Amerika Veriore
Njerëzit kyç
Vjollca Hoxha & Arben Taipi
ShërbimetPrograme televizive
Owner
Union Distribucion Service Albania (10%)
DEM Capital (10%)
Union Group (10%)
Loresa (30%)
E&E Investment (10%)
Others (30%)
PrindiTop Media 2005-Now
Faqja e internetitOfficial website

DigitAlb është platformë digjitale tokësore dhe satelitore Shqiptare nga DigitAlb Sh.A. DigitAlb, filloi transmetimet më 15 korrik të vitit 2004, dhe mbulon me sinjal dixhital Tokësor qytetet kryesore të Shqipërisë: Berat, Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Korçë, Pogradec, Fier, Lushnje etj.

dhjetor të vitit 2007 DigitAlb implementon në platformën satelitore ekzistuese transmetimin HDTV.

Informacione teknike

DigitAlb transmetohet në satelitin Eutelsat W3C 16° EAST EUROPE B në frekuencat bandore : 1.Frekuenca 10762, Banda 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK 2.Frekuenca 10803, Banda 29950, FEC 2/3, POL H, MOD 8PSK 3.Frekuenca 10845, Banda 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK 4.Frekuenca 10886, Banda 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK. Janë gjithësej 4 frekuenca bandore në satelitin Eutelsat. Që prej fillimeve të tij DigitAlb e nisi me dekodera në teknologjinë SD (standard-definition), Opentech ODS 3000C, më pas nga viti 2007 u implementua teknologjia HDTV (High Definition Television) me dekoder të tipit KSF-S660HDCO. Prej vitit 2013 DigitAlb hodhi në treg dekoderin FlyBox fjala e fundit e teknologjisë. Ky dekoder shumëpërdorimësh ka një sërë funksionesh interaktive si PVR, Timeshift, Push VOD ka të bëjë me qasjen e katalogut Popcorn (këto funksione mundësohen me Hard Disk-un e DigitAlb). Por dekoderi FlyBox mund të lidhet edhe me internet nëpërmjet LAN (kabëll) ose WIFI dhe mundëson VOD-katalogu Popcorn, radio nga interneti, lajme, shtypin e ditës, horoskopin ,të tjera.

Modelet e dekoderave dhe pajisjeve që DigitAlb ka lançuar që nga krijimi i tij:

  • Dekoder SD Opentech ODS 3000C, Opentech ODS 2000C(dekoder i vjetër SD)
  • Dekoder HD Kaon KSF-S660HDCO, Opentech ODS 3000H, ODS 2000H(dekoder i vjetër HD)
  • Dekoder DVB-T2 HD ZGA 3000T(dekoder DVB-T2 HD ZGA 3000T premium)
  • Dekoder FlyBox(dekoder i ri i DigitAlb)
  • HDD (Hard Disk i DigitAlb)
  • FlyBox mini dekoder (dekoder i vogël i ri i DigitAlb)

Dekoderat e vjetër,premium,hard disk,të rinj DigitAlb të prodhuara nga vetë kompania janë të mbrojtur nga teknologjia 'Conax Embedded'.

Historia e DigitAlb

Viti 2004, do shënohet si një vit kulmor në fushën e zhvillimit tërësor të medias elektronike në Shqipëri duke krijuar në të njëjtën kohë, premisat e duhura për fillimin e transmetimeve të programeve televizive dhe radio nëpërmjet një tjetër teknologjie transmetimi, atë dixhitale.

E pikërisht në këtë kohë, më 15 korrik të vitit 2004 nisi zyrtarisht transmetimet platforma e parë televizive dixhitale në Shqipëri. Lindi DigitAlb, një ndër të parat platforma dixhitale tokësore në Evropë, duke shënuar kështu dhe zhvillimin më të madh në historinë e transmetimeve televizive shqiptare.

Ideja dhe iniciativa e Dritan Hoxhës, filloj të realizohej dhe të merrte jetë edhe pse mes kundërshtive të forta politike e institucionale të kohës, përplasjeve me konceptet dhe mentalitetet skeptike ekzistuese dhe pesimizmit të elementëve të ndryshëm të tregut.

Menjëherë u ndje fillimi i një ere të re. Fillimisht u mbulua me sinjal Tirana dhe Durrësi dhe më pas një nga një, Fieri, Lushnja, Elbasani, Shkodra e Vlora. Një gamë e gjerë programesh, nga çdo zhanër, ofruar përmes kanaleve tematikë të platformës nisi të plotësojë “oreksin” e publikut për të ndjekur gjithçka donte në ekran e të gjitha këto përmes cilësisë tepër të lartë të figurës dhe zërit, info elektronike EPG, dekoder të personalizuar me menu në shqip, deri atëherë e pamendueshme. Për herë të parë lindën kanalet e fëmijëve 24 orë të dubluara në shqip.

15 dhjetor të vitit 2004, vetëm 5 muaj nga lindja, DigitAlb shënon një hap të ri, ai fillon edhe transmetimin e kanaleve të tij në satelit në mbarë Evropën duke qenë e vetmja platformë e re dixhitale e kontinentit të vjetër në transmetime tokësore dhe satelitore njëkohësisht. Kështu DigitAlb nisi të përçonte Shqipërinë kudo ku punojnë e jetojnë shqiptarë.

Në vitet e para dhe ne vazhdimësi, DigitAlb, shtonte numrin e kanaleve të platformës së tij, duke plotësuar më mirë gamën e kërkesave dhe shijeve të publikut, me më shumë kanale për fëmijë, më shumë kanale filmash, më shumë dokumentarë, dhe të gjitha në shqip, me më shumë muzikë dhe sport.

Duke shtuar vazhdimisht numrin e shërbimeve dhe nivelin e kualitetit në transmetimin e programeve, DigitAlb ka qenë dhe mbetet përherë pararojë absolute e teknologjisë më të fundit digjitale dhe programacionit më të plotë dhe cilësor, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë ; në rajon e Evropë.

Në dhjetor të vitit 2007 DigitAlb implementon në platformën satelitore stadin më të avancuar të transmetimeve televizive digjitale ; HDTV - High Definition Television me anë të së cilës arrihet të përcillet në masën më perfektë të mundshme, çdo detaj i figurës dhe zërit. DigitAlb ishte e vetmja platformë në Evropë që hidhte në satelit 6 kanale të rinj tematikë me profile të ndryshëm që transmetojnë në këtë kualitet filma, dokumentarë, sport, seriale, programe për të rritur, show dhe spektakël e çdo gjë tjetër dhe duke u identifikuar kështu nga të gjithë si një platformë lider.

DigitAlb, vazhdon të thyejë njëpasnjëshëm kufijtë duke qenë gjithnjë e më i kërkuar në treg e duke shtuar vit pas viti shërbimet dhe numrin e abonentëve.

Më 3 nëntor të 2008-ës, DigitAlb nis në transmetim Tokësor & Satelitor shërbimin televiziv PAY-PER-VIEW, nëpërmjet kanalit të posaçëm Digi Gold ku ofrohen përmes pagesës së dedikuar për çdo event, filmat më të fundit dhe programe të zhanreve të tjera. Pjesë e paketës PPV të DigitAlb janë edhe 2 kanalet sezonalë Big Brother VIP (BBV)të cilët transmetojnë LIVE 24 orë në 24 gjithçka që ndodh mes banorëve të shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.

DigitAlb futi një frymë krejt të re në ekranet shqiptare, duke sanksionuar imazh dhe zë zyrtar, duke promovuar në një formë krejtësisht të veçantë e origjinale, ç'ka e bëjnë të jetë gjithnjë e më tërheqës për publikun.

Ajo që e bën DigitAlb të suksesshëm, është përmbajtja e programeve që ofron për abonentët.

Sot DigitAlb transmeton :

  • 39 kanale SD dhe 17 kanale HD, gjithsej 56 kanale në platformën tokësore.(trasmeton 39 dhe 56 kanalet e saj më të vjetra me definacion standard nga sot)
  • 53 kanale SD dhe 25 kanale HD, gjithsej 78 kanale në platformën satelitore.(transmeton 53 dhe 78 kanale SD dhe HD në platformën e saj satelitore sot)
  • 33 kanale në shërbimin mobile (OTT, Digitalb KUDO),(transmeton 33 kanale në shërbimin e lëvizshëm sot )

Organizimi i kanaleve bëhet sipas tematikës së programeve që ata transmetojnë.

Kështu pra, DigitAlb ka krijuar 3 kanale të dashura që u dedikohen tërësisht fëmijëve të vegjël (Bebeve dhe bebave)dhe adoleshentëve(fëmijëve të mesëm), të cilët përbëjnë edhe një nga pjesët më të vyera të platformës e ku është investuar së tepërmi vit pas viti. Prodhimet origjinale për Bang Bang, Çufo e Junior TV, me karakter didaktik dhe argëtues e bënë p latformënDigitAlb të jetë “ABC”-ja e gjithë fëmijëve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vëndit.

3 kanale tematikë dedikuar dokumentarit natyror,historik,shkencor. Explorer Shkencë, Explorer Histori, Explorer Natyra janë tashmë enciklopedia e gjithsecilit duke ofruar të reja e fakte nga çdo fushë e jetës.

DigitAlb ka krijuar plot 11 kanale që i kushtohen botës së filmit të parë dhe të artë (Digi Gold, Film Një HD, Film Dy HD, EuroFilm, Film Autor, Film Hits, Film Hits +1, Film Thriller, Film Dramë,Film Aksion, Film Komedi), me një gamë të gjerë zhanresh dhe produksionesh, duke qenë kështu vërtet “kinemaja në shtëpinë tuaj”!

Disa kanale kushtuar muzikës shqiptare dhe të huaj, ku spikasin My Music me hitet më të fundit të muzikës botërore dhe artistëve shqiptarë, Melody TV krijuar për shpirtin shqiptar me muzikë shqip të vjetër dhe FolkloRit me folkun shqiptar duke e përcjellë traditën tonë kudo ku shqiptarët jetojnë.

Kanali "Family HD" dedikuar familjes, është kanali ku transmetohen reality show dhe serialet më të suksesshëm, programe gjeneraliste për të gjithë familjen nga të gjitha zhanret.

Shtatë kanale sportive HD janë pjesë e buqetës bashkangjitur dy kanalet e gjigantit sportiv evropian Eurosport 1 HD dhe Eurosport 2 HD me evente nga të gjitha disiplinat sportive, bashkë edhe me një kanal tërësisht në dispozicion të abonentëve dhe atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj familjeje të madhe, duke i njohur me programet, shërbimet, ofertat dhe të rejat më të fundit (Promo).

Ndryshe nga deri më parë, tashmë platforma DigitAlb prezantohet me një imazh tërësisht të ri. Ndryshimi ndihet kudo, në çdo kanal dhe shoqërohet edhe nga një pasurim i programacionit si kurrë më parë.

Lista e kanaleve

  • Kanalet Gjeneraliste : Top Channel HD, Klan HD, Klan Plus, RTV Ora, Klan Macedonia, Klan Kosova HD, RTSH-1, IN tv, Kohavision, RTV 21,Digitalb Aksion, Channel One, RTK 1, First TV, Alsat M, Rrokum TV, Tribuna Channel, TV Dukagjini, Kanal10, Star Plus HD, MCN TV
  • Kanalet kushtuar traditës shqiptare : T HD
  • Kanalet kushtuar serialeve : Stinët, TDC - Timeless Drama Channel.
  • Kanalet informative : Top News, News 24, Report TV, Ora News, ABC News, FAX News, Scan TV, UTV News. Euronews Albania, A2 CNN, Klan News
  • Kanalet për filma : Film Një HD, Film Dy HD, EuroFilm, Film Autor, Film Hits, Film Thriller, Film Dramë, Film Aksion, Film Komedi.
  • Kanale për të gjithë familjen: Family HD
  • Kanalet për dokumentarë: Explorer Shkencë, Explorer Histori, Explorer Natyra.
  • Kanalet sportive: SuperSport-1 HD, SuperSport-2 HD, SuperSport-3 HD, SuperSport-4 HD, SuperSport-5 HD, SuperSport-6 HD, SuperSport-7 HD.
  • Kanalet për fëmijë: Bang Bang, Çufo, Junior TV.
  • Kanalet për blerje: BCTV Europe
  • Kanalet muzikore: My Music, Melody TV, SuperSonic TV, STV Folk, City TV, ALBUK TV, Klan Music.
  • Kanalet Pay-Per-View: Digi Gold (vetëm në VOD- katalogu PopCorn, kategoria GOLD).
  • Kanalet sezonalë kushtuar Big Brother Albania: Big Brother 1, Big Brother 2.
  • Kanalet e huaja: Disney Channel, FOX, Fox Life, FOX Movies, Baby TV, Nickelodeon, Nicktoons, Rai 1, Rai 2, Canale 5, Italia 1, Alpha TV, Skai TV, Fine Living, MTV Live HD, Fashion TV, TV 5-Monde, Euronews, CNN, BBC, ZDF, Discovery Science HD, Investigation Discovery Xtra HD, Animal Planet HD, Discovery Channel, Discovery Turbo Xtra, TLC, National Geographic HD, Travel Channel HD, 24Kitchen, Eurosport HD, Eurosport 2 HD, , 360 TuneBox HD, FightBox HD, GameToon HD, Fast & Fun Box HD, DocuBox HD, Dorcel HD, Playboy TV etj.
  • Kanalet radio në të dyja platformat: Top Albania Radio, Top Gold Radio, City Radio Albania, My Music Radio, Radio Rash, NRG Radio, Radio Klan.

Referime

  1. https://www.digitalb.al/platforma-tokesore/
  2. https://www.digitalb.al/platforma-satelitore
  3. http://www.ikub.al/biznese/805256887/Article_DIGITALB.aspx?cookiesEnabled=false Arkivuar 24 janar 2020 tek Wayback Machine
  4. https://www.lyngsat.com/packages/DigitAlb.html
  5. https://sq.kingofsat.net/pack-digitalb.php

Shiko edhe

Lidhje të jashtme