Bektash Zite: Dallime mes rishikimesh
Content deleted Content added
No edit summary |
(Pa ndryshime)
|
Versioni i datës 22 nëntor 2005 15:51
- Bektash Zite u lind në Gjirokastër. Ka studiuar për Filologji-Histori dhe Filozofi. Ka punuar shumë vite në rrethin e Tepelenës, duke kryer detyrat mësues, drejtor, inspektor dhe shef i Seksionit të Arsimit; më tej, shef i Seksionit të Kulturës dhe Arteve dhe shef Propagande në këtë rreth.
- Prej afro 40 vjetësh është gazetar profesionist dhe për vite me radhë shef i Sektorit të Brendshëm në gazetën "Bashkimi". Ka botuar qindra e qindra shkrime publicistike, nga të katër anët e vendit, në gazetat "Zëri i Popullit", e "Bashkimi" dhe, më pak, në "Drita" e "Zëri i Rinisë", por edhe në revistat "Në shërbim të Popullit", "Hosteni", "Vatra e Kulturës" e në gazetën lokale "Shkëndija".
- Nga vitet '60 ka qenë bashkëpunëtor i Radio-Tiranës, me reportazhe për transformimet e vendit e radio-dramatizime për emisionet "Heroizmi i popullit tonë në shekuj" dhe "Transformime në vite". Në vitin 2003 ka redaktuar e përgatitur për botim vëllimin e parë të kolanës "Kur qeshim me politikanët", të humoristit të talentuar Filip Çakuli dhe një vëllim poetik me titull "Jetë në dallgë" të emigrantit shqiptar përmetar në Greqi, Dashnor Selimi.
- Gjatë vitit 2004 ka botuar me bashkautorësi monografitë:"Kalo Brahim Xhaferaj-një jetë në këmbë për mëmëdhenë", "Kalo Brahim Xhaferaj në kujtimet e dy brezave" dhe "Dino Malo Islamaj-mësuesi atdhetar i Dhëmblanit". Gjithashtu, ka redaktuar e përgatitur për botim "Etja për diturinë" të Syrja Dalipi,studimin historik të historianit Nase Guga "Paleokastra-fshat me dy kala" dhe vëllimin me poezi "Mos më braktis kurrë, o dashuria ime" të autores së re , Dhurata Limaja, emigrante në Angli. Njëherësh, ka botuar edhe dhjetra shkrime publicistike për probleme aktuale e figura të nderuara atdhetarësh në gazetat "Zëri i Arbërit", "Zëri i Pensionistit", "E vërteta" dhe në gazetën "Përmeti".
- Gjatë vitit 2005 ka botuar , me bashkautorësi, monografinë "Kadri Mahmud Shametaj-treçerek shekulli në këmbë", dhe ka redaktuar e përgatitur për botim "Lumturia kur bëhesh gjysh" dhe "Në rrjedhat e kohës" (kujtime) të Ali Manajt. Ka në procesin e përgatitjes disa monografi të tjera.
- Tani kryen detyrën e kryeredaktorit në gazetat periodike "E vërteta", "Zëri i Pensionistit", "Tepelena Jonë" dhe "Zëri i Arbërit".
- Është zv/kryeredaktor dhe Administrator i Përgjithshëm në Revistën Satiro-Politiko-Humoristike "Hosteni", që nga viti 1995.