Masakra e Tragjasit: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
No edit summary |
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.9.2 |
||
Rreshti 9: | Rreshti 9: | ||
== Literatura == |
== Literatura == |
||
James Hudson, Pas OSS, 2004. |
James Hudson, Pas OSS, 2004. |
||
http://www.gazetadita.al/tragjasi-e-dogjen-por-nuk-u-shua/ |
http://www.gazetadita.al/tragjasi-e-dogjen-por-nuk-u-shua/ {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20200108054055/http://www.gazetadita.al/tragjasi-e-dogjen-por-nuk-u-shua/ |date=8 janar 2020 }} |
||
==Lidhje te jashtme == |
==Lidhje te jashtme == |
Versioni aktual i datës 23 tetor 2022 18:33
Masakra e Tragjasit nga nazistët gjermanë u realizua më 6 prill të vitit 1944 dhe u dokumentua edhe nga agjentët amerikanë të OSS-it (pararendëse e CIA-s), të hedhur në Shqipëri pranë Shpellës së Piratëve në bregun perëndimor të Karaburunit.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Të kërcënuar seriozisht nga gjermanët, oficerët e huaj iu larguan Bregut dhe u hodhën këtej Llogarasë në fillim të prillit 1944 të ndarë në dy grupe. Grupi i përbërë nga Tom Stefan, Anxhelo Mitro dhe Albert Toli u strehuan në Tragjas. Tjetri, i përbërë nga oficerët Hudson dhe Kukich, si dhe disa oficerë britanike, u strehua në Dukat. Mirëpo, me të mësuar se krahina do të sulmohej, oficerët aleatë u larguan me shpejtësi drejt Malit të Tragjasit. Rasti e solli që të dy grupet, pavarësisht dhe pa dijeninë e njeri tjetrit, të ishin dëshmitarë nga lart të masakrës së Tragjasit.
"Djegia e Tragjasit ndodhi të Dielën e Pashkëve të vitit 1944," dëshmon ish oficeri Hudson . "Gjermanët vranë shumë nga pleqtë dhe të rinjtë e fshatit..." shkruan më tej ai. "Ishte një pamje e tmerrshme," thotë gjetiu ai. "Ne shikonim me dylbi djegien, shkatërrimin, ikjen me lemeri të njerëzve. Përveç ndonjë të shtënë pushke, largësia nuk na lejonte të dëgjonim thirrjet e banorëve për ndhmë apo dhimbjen e tyre të jashtëzakonshme. Nuk mund te benim dot asgjë për t'i shpëtuar ata."
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
James Hudson, Pas OSS, 2004. http://www.gazetadita.al/tragjasi-e-dogjen-por-nuk-u-shua/ Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine