Agjencia e Sigurisë Kombëtare: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
vNo edit summary
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 8 korrik 2007 20:38

Vula e NSA
Qendra Kryesore e NSA në Fort Meade, Maryland

NSA - National Security Agency (shqiptimi En Es Ej dhe është Agjensia e Sigurimit Kombëtar) / Central Security Service (NSA/CSS) (Shërbimi Qendror i Sigurimit) besohet të jetë agjensia më e madhe e zbulimit e qeverisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane. NSA është përgjegjëse për mbledhjen dhe rishqyrtimin e komunikimeve të huaja dhe për sigurinë e komunikimeve të qeverisë së SH.B.A kundër agjensive të njëjta kudo në botë. NSA u themelua nga një urdher presidencial ekzekutiv, dhe punon ngushtë me Ministrinë Amerikane të Mbrojtjes (Department of Defense) dhe është drejtuar gjithmonë nga një flamur me tre yje ose një oficer gjeneral. NSA është një çelës kryesor i Bashkësisë së Zbulimit të SH.B.A-së dhe kryesohet nga Drejtori i Zbulimit Kombëtar.

Detyra e NSA është të përgjojë transmetimin radior, si nga organizata dhe persona të ndryshëm, internetin, dhe forma të tjera përçimi e komunikimi, veçanërisht komunikacione të besueshme. Misioni i komunikimit të sigurt i NSA përfshin komunikime të besueshme ose të fshehta ushtarake, diplomatike, dhe të gjitha komunikimet e tjera të ndjeshme qeveritare. Megjithse përshkruhet si një nga punëdhënëset e vetme më të mëdha në botë të matematikanëve doktorë të filozofisë dhe zotëruesja e vetme e grupit më të madh të superkompjuterave, dhe duke patur një fond shumë më të madh se atë të CIA-s, ka qënë deri në vitet e fundit shumë pak e njohur. Për shumë vjet të jetës së saj nuk ka qënë madje e njohur nga qeveria e SH.B.A. Shpesh thuhet, gjysmë me tallje se "NSA" do të thoshte "No such Agency" ("S´ka Agjensi të Tillë") ose "Never Say Anything" ("Mos Trego Kurrë Ndonjëgjë").

Për shkak të detyrës së saj përgjuese , NSA/CSS është e lidhur ngushtë me kërkimet kriptoanalitike, dhe punon si pasuese e agjensive të mëparëshme që njihen për zbulimin e shumë kodeveLuftën e Dytë Botërore dhe deshifrimeve (si p.sh. Purple Code, Venona, dhe JN-25).

Qendra Kryesore e NSA është në Fort George G. Meade, Maryland (Merilend), gati 16 km. në verilindje të Washington, DC. NSA e ka daljen në Baltimore-Washington Parkway (Beltimore-Uashington Parkuej) me tabelë "NSA Employees Only" ("Vetëm Për të Punësuarit") dhe ruhet zakonisht nga dy automjete të policisë së Shtetit Merilend. Shkalla e veprimtarisë në NSA është e vështirë të përcaktohet nga të dhëna të paklasifikuara, por një gjë dihet mbi përdorimin e elektricitetit nga Qendra Kryesore e NSA. Buxheti për elektricitetin i NSA i tejkalon 21 milion US dollarët ne vit, duke e bërë atë përvetësuesin e dytë më të madh në Merilend. Fotografi të ndryshme kanë treguar se aty janë 18.000 vende parkimi, megjithëse shumë hamendësime e kanë vlerësuar fuqinë e plotë punëtore të NSA rreth dyfishin e numrit të punëtoreve të NSA-së, që janë të shpërndarë në të gjithë botën.

Puna e komunikimit të sigurt qeveritar e ka futur NSA-në në fusha të shumta teknologjike duke përfshirë skicimin e posaçëm komunikativ harduerik dhe softuerik, prodhimin e përkushtuar të gjysmëpërcjellsave (aty ndodhet një fabrikë e prodhimit të çipaveFt.Meade), dhe kërkimin e përparuar kriptografik. Agjensia bën kontrata me sektorë privatë në fushat e kërkimit dhe pajimit.

Historia e agjensisë

Ndërthurjet me kriptografi joqeveritare

Patenta

ECHELON

Përgjimet telefonike

Grupi i punës

Drejtorët

Drejtorët deputetë

Kriptoanalistë të njohur

Sistemi i deshifrimit të NSA-së

E kaluara dhe e tashmja e veprimtarive të SIGINT

Nepër trillime

Shënime

Shiko edhe

Kompjuterat e NSA-së

Lexime të mëtejshme

SHiko edhe

Lidhje të jashtme