Doktor Shkence: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Studimet pasuniversitare janë studime të thelluara shkencore apo profesionale/shkencore të cilat vazhdohen pasi që kandidati i caktuar i ka mbaruar studimet themelore universitare dhe...
 
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{dyshim}}
Studimet pasuniversitare janë studime të thelluara shkencore apo profesionale/shkencore të cilat vazhdohen pasi që kandidati i caktuar i ka mbaruar studimet themelore universitare dhe ka fituar thirrje universitare në bazë të Ligjit në fuqi.

Versioni i datës 12 korrik 2007 11:33

Studimet pasuniversitare janë studime të thelluara shkencore apo profesionale/shkencore të cilat vazhdohen pasi që kandidati i caktuar i ka mbaruar studimet themelore universitare dhe ka fituar thirrje universitare në bazë të Ligjit në fuqi.

GRADAT AKADEMIKE

Studimet pasuniversitare organizohen për fitimin e thirrjes akademike shkencore: Master (Magjistër) dhe Doktor i shkencës (ose i filozofisë). Në SHBA dhe në kohë të fundit në botë organizohen edhe studime pasdiplomike profesionale të nivelit MBA (Master në Administrim Biznesi) dhe DBA (Doktor në Administrim Biznesi) ose edhe Ded (Doktor në Edukim).

KOHËZGJATJA E STUDIMEVE PASDIPLOMIKE

Studimet themelore zgjasin 3-5 vite, studimet Master 1-2 vite dhe studimet e doktoratës 3-5 vite.

Në shumë Universitete të botës kandidati mund të regjistrohet drejtpërdrejtë pas diplomimit në studimet e thelluara për thirrjen shkencore Doktor. Në këto raste studimet e doktoratës zgjasin së paku 4 vjet.

ÇFARË REKOMANDON DEKLARATA E BOLONJËS?

Në Deklaratën e Bolonjës (19 qershor 1999) është rekomanduar modeli i studimeve 3-5-8, që do të thotë 3 vjet për studime të nivelit Bachelor, edhe 2 vjet për studime të nivelit Master dhe plus 3 vjet të tjera për studime të nivelit Doktor.