Presidenti i Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Bet 0 (diskuto | kontribute)
Rreshti 68: Rreshti 68:
!Mandati !! Partia !! Presidenti
!Mandati !! Partia !! Presidenti
|-
|-
| || || [[Ahmet Zogu]]
| [[30 prill]] [[1991]] - [[3 prill]] [[1992]] || Partia Socialiste || [[Ramiz Alia]]
|-
| || [[Partia Socialiste e Shqipërisë]] || [[Enver Hoxha]]
|-
| [[30 prill]] [[1991]] - [[3 prill]] [[1992]] || [[Partia Socialiste e Shqipërisë]] || [[Ramiz Alia]]
|-
|-
| [[9 prill]] [[1992]] - [[24 korrik]][[1997]] || [[Partia Demokratike e Shqipërisë]] || [[Sali Berisha]]
| [[9 prill]] [[1992]] - [[24 korrik]][[1997]] || [[Partia Demokratike e Shqipërisë]] || [[Sali Berisha]]
|-
|-
| [[24 korrik]] [[1997]] - [[24 korrik]][[2002]] || [[Partia Socialiste e Shqipërisë]] ||[[Rexhep Meidani]]
| [[24 korrik]] [[1997]] - [[24 korrik]] [[2002]] || [[Partia Socialiste e Shqipërisë]] ||[[Rexhep Meidani]]
|-
|-
| [[24 korrik]] [[2002]] - [[24 korrik]][[2007]] || Pa parti || [[Alfred Moisiu]]
| [[24 korrik]] [[2002]] - [[24 korrik]] [[2007]] || Pa parti || [[Alfred Moisiu]]
|-
|-
| [[24 korrik]] [[2007]] - në detyrë|| [[Partia Demokratike e Shqipërisë]]|| [[Bamir Topi]]
| [[24 korrik]] [[2007]] - në detyrë|| [[Partia Demokratike e Shqipërisë]]|| [[Bamir Topi]]

Versioni i datës 25 korrik 2007 16:14

Presidenti i Shqipërisë apo Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës sipas Kushtetutës së Shqipërisë është kryetari i shtetit. Kryetar i Republikës së Shqipërisë është Presidenti Bamir Topi.

Në Kushtetutën e Republiks së Shqiperisë është përcaktuar mënyra e zgjedhjes, mandatit, shkarkimit ose të zëvendësimit të Presidentit të Republikës.

Kushtet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë të parapara në nenin 86 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson unitetin e popullit. Si president mund të zgjidhen vetëm personat me moshë mbi 40 vjeçare me shtetësi shqiptar nga lindja dhe që së paku dhjetë vitet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri.

Historia

Artikulli kryesor : Kryetarët e Shqipërisë

Përfundimi i luftës së Dytë Botërore dhe çlirimi i Shqipërisë më 1944 u shoqërua me zgjedhjet e para parlamentare të dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit të Kryetarit të Shtetit në organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor. Në periudhën 11 janar 1946 – 12 dhjetor 1990, gjatë të cilës Shqipëria udhëhiqej nga komunistët, funksionet e Kryetarit të Shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 - 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 - 22 nëntor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nëntor 1982 – 22 shkurt 1991). Më 22 shkurt 1991 u krijua Këshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri më 30 prill 1991.

30 prill 1991 me zgjedhjen e Presidentit të parë të Republikës parlamentare nga ana e një parlamenti shumëpartiak, krijohet Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës.

Procedura e zgjedhjes së Presidentit

Procedura e zgjedhjes së Presidentit është paraparë në nenin 87 i cili ka nëntë pika dhe sipas tij kandidati për President duhet të i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh dhe pjesë marrja e një deputeti në dy grupe propozuesish është e ndaluar. Me paraqitjen e kandidatëve Kuvendi vendosë me vota të fshehta pa debat për kandidatët e paraqitur. Kandidati për të cilin votojnë tri të pestat e gjithë anëtarëve të Kuvendit zgjidhet President i Republikës.

Në rast se në votim asnjë kandidat nuk ja arrin që të fitojë shumicën (3/5) e votave, brenda shtatë ditëve organizohet një votim i dytë. Po që se edhe në këtë votim nuk ka kandidat me shumicë të votave brenda shtatë ditëve organizohet një votim i tretë.

Në rast se nuk ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.

Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.

Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme.

Kuvendi pasardhës zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.

Mandati i Presidentit

Manati i Presidentit të Republikës së Shqipërisë është paraparë në nenin 88 të kushtetutës. Ky nenë ka katër pika dhe sipas tij Presidenti i Republikës zgjidhet, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Ndërsa procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 30 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Në pikën e tretë të nenit 88 thuhet se Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin para Kuvendit, por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet. Presidenti bën këtë betim: "Betohem se do ti bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do ti shërbej interesit të Përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar. Presidenti mund të shtojë edhe: Zoti me ndihmoftë!" Neni 88. (Mandati i Presidentit). Për rastet e dorëheqjes në këtë nen është caktuar pika e katërt dhe e fundit e cila thotë se Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidohoj në zgjedhjen presidenciale që behet pas dorëheqjes së tij.

Veprimtarit private

Rreth veprimtarive private dhe anëtarësimit në partitë e organizata politike, fletë ligji i 89-të i kushtetutës mbi Papajtueshmërinë, i cili thotë se Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.

Shkarkimi i presidentit

Në nenin 90-të të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë flitet mbi procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës në tri pika të këtij neni. Në pikën e parë bëhet fjalë mbi përgjegjësitë dhe thuhet se Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij. Ndërsa pika e dytë jep shpjegime për veprim ndaj shkeljeve të rënda kushtetuese nga ana e Presidentit dhe thuhet se Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

Vendimi i kuvendit në bazë të pikës 2. të nenit 90 të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sipas pikës 3. të po këtij neni, i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Zëvendësimi në rast pamundësie

Për rastet në të cilat Presidenti përkohësisht nuk është në gjendje të kryej detyrat e tij fletë neni 91 i kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që ka një pikë. Ky nenë thotë se Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.

Të drejtat dhe detyrat e Presidentit

Ushtrimi i funksionit President i Republikës është i lidhur për të drejtat dhe detyrat e ktij funksioni.

Dekoratat në Republikën e Shqipërisë

Artikulli kryesorë : Dekoratat në Republikën e Shqipërisë

Në bazë nenit 1 të Ligjit për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë, Nr.8113 më datë 28 mars 1996 të nxjerur na Kuvendi i Republikës është e rregulluar që dekoratat të jepen nga Presidenti i Republikës.

Këto dekorata janë

  1. Urdhri i Flamurit Kombëtar
  2. Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
  3. Urdhri "Nderi i Kombit"
  4. Urdhri "Mjeshtër i Madh i Punës"
  5. Urdhri "Nënë Tereza"
  6. Urdhri "Naim Frashëri"
  7. Medalja e Artë e Shqiponjës
  8. Medalja "Martir i Demokracisë"
  9. Medalja "Pishtar i Demokracisë"
  10. Medalja "Për Shërbime Ushtarake"

Lista e kryetarëve me titullin President

Mandati Partia Presidenti
Ahmet Zogu
Partia Socialiste e Shqipërisë Enver Hoxha
30 prill 1991 - 3 prill 1992 Partia Socialiste e Shqipërisë Ramiz Alia
9 prill 1992 - 24 korrik1997 Partia Demokratike e Shqipërisë Sali Berisha
24 korrik 1997 - 24 korrik 2002 Partia Socialiste e Shqipërisë Rexhep Meidani
24 korrik 2002 - 24 korrik 2007 Pa parti Alfred Moisiu
24 korrik 2007 - në detyrë Partia Demokratike e Shqipërisë Bamir Topi

Lidhje të jashtme