Kim Mehmeti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 37: Rreshti 37:
[[Category:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Category:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Category:Publicistë shqiptarë]]
[[Category:Publicistë shqiptarë]]
[[Category:Gazetarë Shqiptarë]]
[[Category:Gazetarë|Shqiptarë]]
[[Category:Shqiptarë]]
[[Category:Shqiptarë]]



Versioni i datës 13 gusht 2007 02:58

Stampa:Infobox shkrimtar

Kim Mehmeti lindi në vitin 1955 në fshatin Gërçec në afërsi të Shkupit, ku edhe jeton. Ka punuar si: reporter i lirë në gazetën"Flaka", redaktor i revistës kulturore "Jehona", redaktor i veprimtarisë botuese të "Flakës", koordinator i programit botues pranë Institutit Shoqëri e Hapur. Aktualisht është redaktorpërgjegjës i Rrjetit Alternativ Informativ për Maqedoninë dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Multikulturor në Shkup. Është shkrimtar bilingual, i cili pos në gjuhën amtare shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Shkruan prozë, tekste publicistike dhe përkthen nga gjuha maqedonase në shqipe dhe anasjelltas.

Të gjithë librat e tij janë botuar edhe në gjuhën maqedonase. Përmbledhja me tregime "Fati i Fatushës" në vitin 1994 u shpall si libri më i mire në prozë dhe mori çmimin mbarëkombëtar që ndan fondacioni kulturor "Velia" - Tiranë. Tregimi me titull "Peshku Ekstasis" u radhit ndër dhjetë prozat më të mira në Evropë në konkursin për prozë të shkurtër në Arnsberg-Gjermani. Romani "Fshati i fëmijëve të mallkuar" është botuar edhe në gjuhën gjermane në botim të SHB "Drava" në Klagenfurt të Austrisë.

Tregime të këtij autori janë përkthyer dhe botuar në gjuhën franceze, gjermane, angleze, turke, polake, kroate, sllovene… dhe janë përfshi në më shumë antologji. Në mesin e më shumë përkthimeve nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase veçojmë atë të "Kanunit të Lekë Dukagjinit", që është vlerësuar si një kontribut i veçantë i tij dhe "Eskili - ky humbës i madh" të Ismail Kadaresë. Në opinionin shqiptar dhe maqedonas, si edhe më gjerë, Kim Mehmeti është i njohur edhe si publicist dhe analist i rrjedhave aktuale shoqërore në rajonin e Ballkanit.

Tituj të veprave

  • “Pluhuri që mbinë” - përmbledhje tregimesh
  • “Dënesje” - përmbledhje tregimesh
  • "Bolero" - përmbledhje tregimesh
  • "Fati" - përmbledhje tregimesh
  • "Fati i Fatushës" - përmbledhje tregimesh
  • “Lulehëna” - përmbledhje tregimesh
  • "Fshati pa varreza" - përmbledhje tregimesh
  • "Shtatë net dënesje" - roman
  • "Fshati i fëmijëve të mallkuar" - roman
  • “Atje dhe dikur” - roman
  • “Ritet e Nishanes” - roman

Lidhje të jashtme