Selefizmi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 44: Rreshti 44:
<references />
<references />
[Selefizmi http://www.selefi.org]
== Shih edhe ==


== Lidhje të jashme ==
== Lidhje të jashme ==

Versioni i datës 7 tetor 2007 15:24

Selefizmi është periudhë kohore Islame që nga dietarë të ndryshëm definohet në mënyra të ndryhme, por që dallimet janë në aspektin formal e jo në atë esencial për të cilin aspekt dietarët janë të një mendimi.

Në këtë kontekst dijetari i famshëm dr,Muhamed.S.R. el Buti, në veprën e tij "Selefizmi periudhë kohore e begatshme, e jomedh'heb Islam" në faqen nr.9 thotë: "Me nocionin selefizëm nënkuptojmë tre shekujt e parë nga jeta e Umetit Islam. Në këtë kontekst edhe dijetari i famshëm dr.Abdulhamid Mahmudi në veprën e tij "Selefizmi, thirrje e shejh Muhamed Abdulvehabit", thotë: "Të gjithë dijetarët janë unik se me nocionin selef kanë për qëllim të gjithë sahabet, tabiinët dhe tebei tabiinët." Këto dy definicione dhe shumë definicione tjera fundament të definimit të tyre kanë hadithin e Pejgamberit a.s. ku thuhet: "Njerëzit më të mirë janë në shekullin tim, pastaj ata që pasojnë pas tyre, pastaj ata që pasojnë pas tyre." [1]

Sa për Selefizmin, çështja e tij është e qartë; nga aspekti i gjuhës arabe ai (Selefizmi) është një atribuim tek ai i cili ka paraprirë, domethënë ka kaluar. Kështu, është thënë për atë që ka kaluar, “Ai është Salif” (ai ka paraprirë). Nëse njeriu ka paraprirë në diçka, thuhet për të se ai e ka paraprirë atë. Dhe në hadith,”Ti e ke pranuar Islamin në mirësinë që ke pasur më parë (eslefte)” – duke nënkuptuar atë që vijonte nga e mëparëshmja. Kurse në Fe ata janë grupi i veçantë i njerëzve të Profetit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, dhe më të dëlirë nga ndjekësit e tij. Ata (Selefët) janë të gjithë ata që e ndoqën nga pas Profetin, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, në gjurmët e tij, nga shokët e tij, Imamët e Tabi’unëve (brezi i dytë pas Sahabëve) dhe ata që erdhën pas tyre (Tabi’u-Tabi’ijnët, brezi i tretë që erdhi pas Sahabëve). Pra, kur termi es-Selefus-Salih (të Parët tanë të Mirë) përdoret në kuptimin e pakufizuar atëherë, ai i përket vetëm tri brezave të zgjedhur që janë: Shokët (Sahabët) e Profetit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, pastaj Tabi’unët (brezi i dytë pas Sahabëve), dhe pastaj Tabi’u Tabi’unët (brezi i tretë pas Sahabëve). Ky është kuptimi që studiuesit e Fesë nga mesi i dijetarëve i japin hadithit: “Më të mirët nga njerëzit janë brezi im, pastaj ata që vijnë pas tyre dhe pastaj ata që vijnë pas tyre.” Ky është kuptimi që i është dhënë këtij hadithi dhe të gjithë haditheve të tjerë të saktë të Profetit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, që kanë të njëjtin kuptim. Imamët e Selefizmit pas Shokëve të Profetit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, nga Tabi’unët janë ata si: dy Seidët, esh-Sha’bij, Ikrimah dhe Muxhahid. Imamët e Selefizmit nga Tabi’u Tabi’unët – brezi që erdhi pas Tabi’unëve - janë ata si: katër Imamët (Ahmed bin Hanbel, Malik bin Enes, Muhamed bin Idris esh-Shafi’ij dhe Ebu Hanijfe), el-Euza’ij, dy Hamadët (Hamad bin Selemeh dhe Hamad bin Zejd), dy Sufjanët (Sufjan eth-Theurij dhe Sufjan bin Ujejneh), Lejth bin Sa’d, Ebu Ubejd el-Kasim bin Selam, el-Bukharij, Muslim dhe kushdo që ishte në rrugën e tyre sepse padyshim që ata janë Imamët e Selefus-Salih (të Parët tanë të Mirë). Dijeni, Allahu ju bekoftë, se askush nga njerëzit e çdo kohe apo të çdo vendi nuk e ka themeluar Selefizmin. Ai nuk u themelua nga Shejkh Muhamed bin Abdul-Uehab, ² ripërtëritësi i tretë më i madh i Selefizmit, bashkë me vëllain e tij, Imam Muhamed bin Su’ud, Allahu pastë mëshirë mbi ata, dy ringjallësit e Selefizmit; dhe as nuk u themelua nga njerëzit e dijes që erdhën para tyre, nga Imamët e Fesë dhe ata që thërrasin tek e vërteta, ata që thërrasin në këtë Fe të pastër të Teuhijdit, si: Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh dhe studentët e tij; dhe as nuk u themelua nga ata që erdhën para tij si: katër Imamët (Ahmed bin Hanbel, Malik bin Enes, Muhamed bin Idris esh-Shafi’ij dhe Ebu Hanijfe) dhe Imamët që përmendëm (më parë); dhe as nuk u themelua nga Tabi’unët, dhe as nga Shokët e Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe as nga Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue sellem; dhe as nuk u themelua nga ndonjë Profet apo ndonjë Pejgamber që e paraprinë atë (që erdhën para tij), por ka ardhur nga Allahu. Pra, Profetët dhe Pejgamberët kanë përcjellë nga Allahu atë që ka dëshiruar Ai nga sheriati; dhe thirrësat që erdhën pas tyre të cilët thërrasin për tek Allahu janë në përputhje me këtë sheriat. Për këtë arsye, ai (sheriati)nuk përmban ndonjë dëshmi ligjore përveç teksteve (të Kur’anit dhe Haditheve) dhe Ixhmasë (mendimit të përbashkët të dijetarëve). Kështu që , fjalët dhe veprat në tërësi peshohen në peshoren e dy gjërave: [e para] Teksti (i Kur'anit dhe Haditheve) dhe [e dyta] Ixhmaja (mendimi i përbashkët i dijetarëve). Kushdo që është në përputhje me tekstet e Kur'anit dhe Haditheve dhe Ixhmanë, atëherë , i pranohet (fjala apo vepra). Dhe kushdo që bie në kundërshtim me tekstet e Kur'anit dhe Haditheve dhe Ixhmanë, atëherë, ajo që ka bërë – qoftë fjalë apo vepër– i hidhet poshtë, kushdo qoftë ai. Pas kësaj, nëse ai që ka rënë në kundërshtim i ka bazat e tij në Sunet (d.m.th. baza e tij është Selefizmi), Daueti i tij është Suneti (d.m.th. thërret për tek Selefizmi) atëherë, refuzohet gabimi i tij; ai nuk duhet të pasohet në gabimin e tij kurse nderi i tij duhet ruajtur dhe duhet mbrojtur. Nëse ai që ka rënë në kundërshtim është Bidatçi i devijuar, tek i cili nuk njihet Suneti (Selefizmi), Suneti (Selefizmi) nuk është baza dhe origjina e tij por, bazat e tij përbëhen nga dalaleti, devijimi, atëherë, ai duhet të refuzohet ashtu siç refuzohen devijantët e humbur. Ai duhet të trajtohet me qortim, me ashpërsi dhe vrazhdësi dhe duhet t’i paralajmërojmë të tjerët kundër tij për sa kohë që nga kjo gjë nuk ka ndonjë dëm më të madh. Kurse për sa i përket Menhexhit Selefij, shpresoj t’u bëhet e qartë pas këtij sqarimi: Ai (Menhexhi) është ndjekja dhe pasimi i çdo gjëje që na ka ardhur nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe kapja e fuqishme pas tyre me fjalë dhe vepra. Ky është Menhexhi Selefij. Kjo është rruga e Selefizmit dhe ajo është rruga që ndjekin Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit (Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah).Kjo sepse Selefizmi ka shumë emra mes të cilëve nuk ka ndonjë ndryshim në kuptim.3 Kështu, ata janë el-Firkatun-Naxhijeh (Pala e Shpëtuar), et-Tajfetul-Mensurah (Grupi i Shpëtuar), Ehlul-Hadijth (Njerëzit e Hadithit) dhe Ehlus-Sunneh uel- Xhema’ah (Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit).

3 [Sh.p.]: Kujdes, mos u mashtro nga fjalët që dalin nga njerëzit e devijuar të cilët thonë se këto emra tregojnë se bëhet fjalë për grupe të ndryshme brenda grupit të shpëtuar që do të hyjë në Xhenet. Të gjitha këto emra në të vërtetë janë vetëm për Selefijtë, siç ka thënë Imam Ibni Bazi, rahimehullah, dhe nuk kanë për qëllim grupe të ndryshme. Këto emra nuk mund të përdoren për sektet dhe grupet bashkëkohore si: Ikhuanul-Muslimin, Xhemati Tablig, Kutbijinët, Sururitë, Xhemati Tekfir, Turathijet, Hizbu- Tahrir, Hamasi, Al-Kaida etj. Padyshim që grupi i shpëtuar është një dhe nuk ka në të asnjë formë të hizbijes apo të mosmarrëveshjes në Akijde dhe Menhexh, ndërsa grupet e bidatit dhe dalaletit gjithmonë janë në mosmarrëveshje dhe vazhdimisht ndahen e përçahen duke formuar grupacione të tjera. Ai që gëzon pakëz intelekt e di mjaft mirë se e vërteta është një dhe nuk ka se si të ndahet mes këtyre taboreve të Shejtanit. Fema’dha ba’del Haki iled-Dalale, fe-enna tusrafun? S’ka gjë tjetër pas të Vërtetës përveç se Humbje, e si humbët kështu pra?

Vepra mbi selefizmin

Raferencat

  1. ^ Medh-hebi nga Jusuf Zimeri
[Selefizmi http://www.selefi.org]

Lidhje të jashme