Austria: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v robot Adding: dsb:Awstriska
v Interwiki: + stq:Aastriek
Rreshti 206: Rreshti 206:
[[sl:Avstrija]]
[[sl:Avstrija]]
[[sr:Аустрија]]
[[sr:Аустрија]]
[[stq:Aastriek]]
[[sv:Österrike]]
[[sv:Österrike]]
[[sw:Austria]]
[[sw:Austria]]

Versioni i datës 14 janar 2008 10:47

Republika e Austrisë
Republik Österreich
Flamuri i Austrisë Stema e Austrisë
Vendndodhja e Austrisë
Vendndodhja e Austrisë
Vendndodhja e Austrisë   (e gjelbër e errët)

–  në Europë   ( e gjelbër & gri e errët)
–  në Bashkimin Europian   (e gjelbër)

Himni Kombëtar "Land der Berge, Land am Strome" (Vendi i maleve, vendi pranë lumit)
Kryeqyteti Vjena
Gjuha zyrtare Gjermanisht
Anëtarësimi në OKB 14 dhjetor 1955
Forma e qeverisjes Republikë federale gjysmë presidenciale
Presidenti Alexander Van der Bellen
Kancelari Karl Nehammer
Monedha Euro (€) (EUR)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Prefiksi telefonik +43
Kodi i internetit .at
Kodi ISO 3166-1 AT

Republika e Austrisë (gjermanisht: Republik Österreich) është një shtet federativ në Evropën qendrore me një sistem qeverisës parlamentar. Austria kufizohet në veri nga Gjermania pastaj vijnë Republika Çeke, Sllovakia në lindje ndërsa në jug dhe perëndim gjenden Sllovenia, Italia, Zvicra dhe Lihtenshtajni. Kryeqyteti i Austrisë ështëVjena. Anëtare e OKB-së Austria është që nga viti 1955.

Historia

Artikulli kryesor Historia e Austrisë

Pas përfundimit të luftës së parë botërore (1945) fuqitë fitues të luftës i rikthejnë shtetësinë Austrisë. Që më 27 prill u krijua qeveria në krye me kancelarin Karl Renner dhe proklamoi deklaratën e pavarësisë. Deri më 1955 kur nënshkruhet marrëveshja në mes të qeverisë dhe ushtrive fitimtare edhe Austria sikurse Gjermania ishte e ndarë në 4 zona të ushtrive fituese. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Austria deklarohet si shtet neutral dhe heq dorë nga bashkimi me shtetin e gjermanëve. Pas kësaj ushtritë e paktit e lëshojnë Austrinë si shtet sovranë. Me miratimin e “neutralitetit” më 26 tetor në kushtetutën e Austrisë në vitin 1967 vendoset që dita e nënshkrimit të jetë “Dita e Çlirimit”

Austria është njëra ndër themeluesit (1960) e EFTA-së. Për shkak të deklarimit si neutrale ajo kishte mundësin e këmbimit ekonomik me dy blloqet e krijuara pas luftës. Pas luftës së ftoftë (1991) çështja e neutralitetit e ka humbur rendësin në politiken e jashtme mirëpo kjo edhe më tutje ka rëndësi në qarqet e brendshme politike.

1995 Austria hynë në Bashkimin Evropian dhe më 1999 futë në tregun e vetë euronë si monedhë shtetërore.

Politika

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Njësit territoriale

Artikulli kryesor Njësitë territoriale

Austria ndahet në nëntë njësi territoriale federale (gjer.:Bundesländer)

Njësit administrative federative janë: B Burgenland, K Kärnten, NÖ Niederösterreich, OÖ Oberösterreich, S Salzburg, St Steiermark, T Tirol, V Vorarlberg, W Wien

Këto njësi administrative ndahen në njësi më të vogla në rrethe (gjer.: Bezirke) të cilat përbëhen nga vendbanimet (gjer.:Gemeinden)

Njësit federative
Njësit federative

Gjeografia

Artikulli kryesor : Gjeografia e Austrisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Austrisë është 83,870 km2 dhe shtrihet rreth kordinanatve gjeografike 47 20 v, 13 20 L. Austria është një vend kontinental malor dhe sipërfaqja e përgjithshme e e saj përbëhet nga 82,444 km2 tokë dhe 1,426 km2 ujë.

Në pjesën perëndimore dhe jugore të Austrisë mbizotëron tereni shkëmborë i Alpeve. Pjesa tjetër e vendit në lindje dhe veri është kryesisht e rrafshët me pyje e fusha. Austria nuk ka dalje në det, lumi më i gjatë që përshkojnë atë është Danubi në veri të vendit. Pika më e ultë e Austrisë gjendet në Neusiedler (115m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3,798 metrave në Grossglockner.

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Austrisë

Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Austrisë

Jeta mesatare e banorëve të Austrisë në vitin 2004 për femra është llogaritur të jetë 80,2 vite ndërsa për meshkuj 75,3 (në vitin 1971: femrat 75,7; meshkujt 73,3 vite ). Vdekshmëria e fëmijëve është 0,45%.

Kultura

Artikulli kryesor : Kultura

Gjuha

Gjuhë zyrtare është gjermanishtja e cila është për shumicën e popullsisë gjuhë amtare. Në të vërtet në Austri flitet një dialekt i gjuhës gjermane që ndryshon shumë nga gjuha zyrtare.

  • Alemanishtja (flitet në Vorarlberg si dhe në pjesë të Tirolit)
  • Bairischen flitet në pjesën tjetër të vendit (7 milionë banorë)

Pakicat kombëtare të vendosura në Austri siç janë Sllovenët, Kroatët dhe Hungarezët kanë të drejta të shkollimit në gjuhen e tyre si dhe në zyre administrative lokale.

Kroatishtja dhe Sllovenishtja janë gjuhë zyrtare lokale në njësit federale Steiermark dhe Kärnten. Po ashtu edhe Romët flasin gjuhën e tyre.

Të tjera

Lidhje të jashtme

 Commons: Austria – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Austria – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale