Dallime mes rishikimeve të "Qazim Koculi"

Jump to navigation Jump to search
112 bytes added ,  13 vjet më parë
Qazim Koculi, komandant i Luftes se Vlores 1920
(Qazim Koculi, komandant i luftes se Vlores 1920)
 
(Qazim Koculi, komandant i Luftes se Vlores 1920)
'''[http://www.zerivlores.com/Qazim%20Koculi.htm Qazim Koculi]'''
Qazim Koculi
 
Lindi më 1887 në fshatin Kocul të Vlorës. Arsimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesëm në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Studimet e larta i përfundoi në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit, pas të cilës fitoi gradën Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e togerit. Më 1909 nuk i bindet një urdhri ushtarak të një eprori të tij gjatë një beteje detare në Prevezë, për t`ju dorëzuar flotiljes italiane. Pas nxjerrjes së urdhër-arrestit nga komanda perandorake, Koculi arratiset për në Argjentinë, ku qëndron deri në vitin 1912. Kthehet këtë vit në Vlorë, pasi iu përgjigj një thirrje të Ismail Qemalit. Ky i fundit e cakton drejtor të portit të Vlorës, detyrë të cilën e kreu deri në çastin që porti u mor në administrim nga italianët në tetor të vitit 1914. Deri në vitin 1917 ishte kryekatundar në Brataj të Vlorës. Nga ky vit e deri më 1919 ishte nënprefekt i Tepelenës. Më 21-31 janar 1920 merr pjesë si delegat i Vlorës në Kongresin Kombëtar të Lushnjes, nga i cili u emërua edhe senator. Është aktiv në Luftën e Vlorës të vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët e Kuvendit të Barçallasë. Koculi u zgjodh nga ky kuvend si kryetar i komisionit të përbërë nga 16 anëtarë. Më 19 maj 1920 ky komision zgjodhi në Beun të Vlorës, Qazim Koculin si komandant të përgjithshëm të Komitetit të [http://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Vlor%C3%ABs Luftës së Vlorës]. Hyri në Vlorë në krye të trupave shqiptare, pas një beteje të zhvilluar më parë, më 3 shtator 1920. Pas kësaj lufte kreu detyrën e prefektit të Vlorës. Zgjidhet deputet i Vlorës në zgjedhjet e para të 5 prillit 1921. Ishte mbikqyrës i qeverisë së Pandeli Evangjelit së bashku me Bajram Currin dhe Avni Rustemin në periudhën tetor-nëntor 1921. Kriza e dhjetorit 1921 e gjeti në krahun e forcave që ishin për rrëzimin e qeverisë së Evangjelit. Nga kjo krizë ai u bë protagonist jo me ndonjë dëshirë të madhe, duke hyrë në histori edhe si kryeministri njëditor i Shqipërisë. Ai më 6 dhjetor formoi pa konsultime një kabinet prej 8 anëtarësh, për askush nuk që i gatshëm të ndihmonte. I vetmi urdhër që lëshoi “kryeministri” njëditor ishte ai për drejtorin e përgjithshëm të postave, të cilin e urdhëroi të mos lëshonte asnjë lloj telegrami të pakontrolluar prej tij. Nga këto dy shkaqe, Koculi dha dorëheqjen brenda të njëjtës ditë që u emërua kryeministër. Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923, Qazim Koculi u zgjodh sërish deputet i Vlorës në Kuvendin Kushtetues. Gjatë kësaj kohe vazhdoi të përkrahte po ata linjë politike që ishte për rrëzimin e qeverisë.
 
Koculi ishte ndër pjesëmarrësit dhe përkrahësit e kryengritjes së qershorit 1924. Në qeverinë e dalë nga kjo kryengritje, Koculi ishte ministër i Punëve Botore. Me dështimin e kësaj qeverie dhe me Triumfin e Legalitetit, Qazim Koculi emigroi jashtë Shqipërisë bashkë me politikanë të tjerë. Emigracionin politik Koculi e kaloi në Vjenë dhe Paris. Gjatë kësaj kohe ai pajtohet me Mbretin Zog dhe pranoi që të ishte kryetar i Komitetit të Kosovës në mërgim. Për këtë gjë, ai ai u pagua me një shumë prej 30 napolonash në muaj. Ishte për kthimin në atdhe para 7 prillit 1939, por një gjë e tillë u kundërshtua nga shokët e tij. Pas pushtimit fashist, Koculi u kthye në Shqipëri, dhe në dhjetor 1939 emërohet anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit. Në qeverinë e Mustafa Krujës ishte Ministër Shteti dhe në çastet e fundit të kësaj qeverie u emërua komisar i lartë në Vlorë, në kohën kur qe rritur lëvizja komuniste atje. Më 2 janar 1943 Qazim Koculi vritet në Vlorë nga batalioni dibran i italianëve. Për këtë shkak dhe për faktin se italianët nuk pranuan të dënojë fajtorin, Mustafa Kruja që ishte edhe miku i tij, dha menjëherë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
 
'''E verteta mbi luften e vlores'''
 
E verteta mbi luften e vlores
 
Më 1920-tën Vlora ishte e pushtuar nga trupat italiane. Me që Gjenerali Piacentini i cili i komandonte ato nuk denjoi t’i përgjigjej ultimatumit të drejtuar atij nga komisjoni i dalë nga Kuvëndi i Barçallasë që brënda 48 orëve të largoheshin trupat italiane nga Vlora, më 19 maj 1920 u zgjodh Komiteti i Luftës së Vlorës me Komandant të Përgjithshëm Qazim Koculin. Edhe telegramit të dërguar nga Komiteti, ku njoftohej se po të mos largoheshin brënda 24 orëve forcat shqiptare do të fillonin veprimet luftarake kundra forcave italiane, kryekomandanti italian nuk iu përgjigj. Atëbotë plasi beteja. Ajo qe e përgjakëshme dhe u kurorëzua me hyrjen më 3 shtator 1920, në Vlorën e çliruar nga ushtria italiane, të forcave fitimtare shqiptare të komanduara nga Qazim Koculi ! E kaluara e tij patriotike ia kishte vënë mbi kokë kurorën me dafina qëkur u caktua komandant i përgjithshëm i forcave që hodhën garnizonin italian të Vlorës në det. Lidhur me atë ngjarje po citoj si është shprehur aso kohe Halim Xhelua : “ Në qé populli i Labërisë Sparta, trupi i Kryengritjes dhe Komisjoni i të Dymbëdhjetëve sytë, goja edhe veshët, Qazim Koculi qé shpirti i Epopésë së Vlorës !”
 
Nga ana e historianëve, përgjatë diktaturës, emri i Qazim Koculit kurrë nuk u lidh me meritat e tij si komandant që i theu forcat italiane edhe i hodhi në det por vetëm u quajt anëtar i qeverisë kuizlinge të Mustafa Krujës.
 
Por përgjatë gjithë periudhës së diktaturës, historianët e indoktrinuar e shtrembërues të të vërtetave, komandant të përgjithshëm të forcave shqiptare kishin emëruar me fantazin’e tyre shterpe, sipas mësimeve të partisë, Selam Musanë. Ky vërtet që jo vetëm ishte pjesëmarrës në luftë por edhe ra dëshmor. Për këtë i takon i gjithë respekti ynë. Por sikur nga Amëshimi i ndjeri Selam Musá të ish në gjëndje të komunikonte me ata historianë shtrembërues të të vërtetave historike për qëllimet e tyre të dobëta etiko – morale, ai nuk do të fliste por do të ulërinte rreth këtij mashtrimi ! Ai fshatar i thjeshtë mjaft një gjë t’u vinte në dukje këtyre shkencëtarëve megafonë të vijës partisë e t’u thosh :
 
“ I besoni ju vetë këto që thoni? Si kish mundësi që unë një copë fshatar, të komandoja një tabor vullnetarësh që theu një ushtrí e atë të mos e komandonte por t’ish vartës i imi një oficer akademist ?” Edhe ne se besofshin vetë historianët këtë plagjaturë të tyren, këtë gënjeshtër nuk ua besojnë vlonjatët q’e brohoritën më 3 shtator 1920 Qazim Koculin që hyri në krye të vullnetarëve në Vlorë e as ua besojnë fëmijët’e as nipërit e atyre vlonjatëve se të vërtetën e kanë dëgjuar nga goja e pararendësve të tyre me veshët e tyre !
 
"Moj Vlore e bukur ne grope
 
te kane shitur te zote
 
Qazim Koculi me shoke…
Qazim Koculi me shoke…"
 
6

edits

Menyja e lëvizjeve