Purgatori: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
SieBot (diskuto | kontribute) v robot Removing: tr:Purgatory |
v robot Adding: sr:Čistilište |
||
Rreshti 48: | Rreshti 48: | ||
[[sk:Očistec]] |
[[sk:Očistec]] |
||
[[sl:Vice]] |
[[sl:Vice]] |
||
[[sr:Čistilište]] |
|||
[[sv:Skärselden]] |
[[sv:Skärselden]] |
||
[[uk:Чистилище]] |
[[uk:Чистилище]] |
Versioni i datës 30 janar 2008 22:49
Purgatori (nga lat. purgatorium = pastrim) sipas doktrinës së kishës katolike, është një gjendje e nevojshme por e dhimbshme e pastrimit nëpër të cilin duhet të kalojnë ata shpirtëra të njerzve të vdekur, që megjithse janë në "Hirin e Perëndisë në çastin e vdekjes, nuk janë plotësisht të pastër, por atyre u është siguruar shpëtimi i amshuar dhe hyrja në parajsë pas pastrimit. Ata duhet të vuajnë për të shpërblyer Drejtësinë Hyjnore, që të hyjnë në parajsë dhe shijojnë praninë e fytyrës së Perëndisë.
Purgatori nuk është një ndëshkim hyjnor mizor: përkundrazi, ai është frut i dashurisë së pafundme të Perëndisë. Në purgator vuajtja qëndron në atë, që i vdekuri në të vërtetë e ndjen praninë dhe dashurinë e përkryer të Perëndisë, por për shkak të mëkateve të tij nuk ndihet i denjë për këtë dashuri. Pikërisht kjo shkakton dhimbjen e madhe - shpirti pastrohet nga faji i tij i fundit nëpërmjet pendesës së tij. Në fakt, në teologjinë katolike, një shpirt i papërsosur nuk do të mundte të qëndronte përballë Perëndisë pa vuajtur pamasë për mjerimin e vet, prandaj purgatori është një gjendje e domosdoshme në lumninë e shpirtërave mëkatare, edhe pse ndodhen në hirin hyjnor.
Mesha apo lutjet e të gjallëve, veçanërisht në kohën e përkujtimit të të vdekurit, ndihmojnë që kjo kohë të shkurtohet.