Lyneburgu: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 23: Rreshti 23:


== Historia ==
== Historia ==
Sipas dëftesave, Lyneburgu përmendet më 956. Si bëthamë ishte kështjella dhe manastiri i Shën Mikelit (St.Michaelis) në Kalkëberg si dhe Salina (kriporja). Përreth kësaj bërthame deri në mesin e shekullit XIII-të, nën udhëheqjen e [[Fürst|I´parëve]], në fillim Billunger e më vonë Welfen, formohet qyteti të cilit tani i bashkëngjitet edhe katundi Modestorp me kishën e Shën Johanit. Hercogu Otto, nipi i Hajnrit të Luanëve, e pasuron Lyneburgun me kanun të vet, më 1247. Salina dhe Mynce bien gjithnjë e më shumë nën ndikimin e qytetit.
Sipas dëftesave<ref>Monumenta Germaniae Historica D O1,183</ref>, Lyneburgu përmendet më 956. Si bëthamë ishte kështjella dhe manastiri i Shën Mikelit (St.Michaelis) në Kalkëberg si dhe Salina (kriporja). Përreth kësaj bërthame deri në mesin e shekullit XIII-të, nën udhëheqjen e [[Fürst|I´parëve]], në fillim Billunger e më vonë Welfen, formohet qyteti të cilit tani i bashkëngjitet edhe katundi Modestorp me kishën e Shën Johanit. Hercogu Otto, nipi i Hajnrit të Luanëve, e pasuron Lyneburgun me kanun të vet, më 1247. Salina dhe Mynce bien gjithnjë e më shumë nën ndikimin e qytetit.


Kështjella dhe Manastiri, Këshilli dhe Porti paraqiten si pika të zhvillimit politik e ekonomik të qytetit mesjetar. Si prodhues i mirë i kripës, Lyneburgu gjithnjë e më shumë bëhet i rëndësishëm në lidhjen Hansatike. Posaçërisht Porti i Lyneburgut, i krijon marrëdhënieje të mira me "Kryesuesin e Hansatikut" të Lybekut, si ndërmjetësues në mes të përfaqësuesve të saksonëve dhe vendesitëve.
Kështjella dhe Manastiri, Këshilli dhe Porti paraqiten si pika të zhvillimit politik e ekonomik të qytetit mesjetar. Si prodhues i mirë i kripës, Lyneburgu gjithnjë e më shumë bëhet i rëndësishëm në lidhjen Hansatike. Posaçërisht Porti i Lyneburgut, i krijon marrëdhënieje të mira me "Kryesuesin e Hansatikut" të Lybekut, si ndërmjetësues në mes të përfaqësuesve të saksonëve dhe vendesitëve.

Versioni i datës 17 shkurt 2008 06:59

Stampa:Qytete

Hansestadt Lüneburg (lexo: Hanza-shtadt Lyneburg) i njohur si Lyneburg është qytet në veri të Gjermanisë, qytet në Saksionin e ulët (gjer.: Niedersachsen) dhe është i treti me radhë për nga madhësia në Saksionin e ultë. Qyteti mesjetarë gjendet në jug të Hamburgut, në rreth të fushës së Lyneburgut, pranë lumin Ilmenau. Lyneburgu, qyteti në të cilin në fund të shekullit jetonin më se 2000 shqiptarë për nga statistika gjermane radhitet si qyteti i 120 për nga numri i banorëve në Gjermani. Që nga viti 2008, qyteti universitar i Lyneburgut është i njohur edhe si anëtare e lidhjes tregtare të detit verior "Hansatic".

Historia

Sipas dëftesave[1], Lyneburgu përmendet më 956. Si bëthamë ishte kështjella dhe manastiri i Shën Mikelit (St.Michaelis) në Kalkëberg si dhe Salina (kriporja). Përreth kësaj bërthame deri në mesin e shekullit XIII-të, nën udhëheqjen e I´parëve, në fillim Billunger e më vonë Welfen, formohet qyteti të cilit tani i bashkëngjitet edhe katundi Modestorp me kishën e Shën Johanit. Hercogu Otto, nipi i Hajnrit të Luanëve, e pasuron Lyneburgun me kanun të vet, më 1247. Salina dhe Mynce bien gjithnjë e më shumë nën ndikimin e qytetit.

Kështjella dhe Manastiri, Këshilli dhe Porti paraqiten si pika të zhvillimit politik e ekonomik të qytetit mesjetar. Si prodhues i mirë i kripës, Lyneburgu gjithnjë e më shumë bëhet i rëndësishëm në lidhjen Hansatike. Posaçërisht Porti i Lyneburgut, i krijon marrëdhënieje të mira me "Kryesuesin e Hansatikut" të Lybekut, si ndërmjetësues në mes të përfaqësuesve të saksonëve dhe vendesitëve.

Lufta për trashëgimin e Lyneburgut, i ofrojë Lyneburgut edhe një mundësi për të hedhur hapin tjetër emancipues. Kështu më 1371 vije deri te shkatërrimi i tokave të I´parisë së kështjellës në Kalkëberg dhe shkatërrimi i manastirit. Më 1392, Lyneburgu nisë marrëveshje për paqe me fshatarët duke përmirësuar kanunin, për të cilit për një kohë ishin të lidhur edhe I´paria.

Pas luftës së njohur si "Pralatenkrig" nga mesi i shekullit XV, luftë e cila e bie Lyneburgun në një gjendje të rëndë, në pjesën e dytë të këtij shekulli qyteti përjeton një lulëzim të vërtet ekonomik dhe politik. Deri më 1600-en riparohen e ndërtohen Kisha, Këshilli, Shtëpia e Kambanës si dhe shumë shtëpia të qytetarëve. Me këtë qyteti përforcon pavarësinë nga I´pari, dhe krijon plane për krijimin e një Universiteti.

Zgjerimi i zhvillimit ekonomik të Lyneburgut përbrenda lidhjes Hansatike gjen fundi e vet pas vitit 1600. Me reformat e ndërmarra, fuqia qeverisëse bie përsëri në dua të I´parit. Qytetarët e përçarë politikisht nuk kishin fuqi ta luftonin kthimin e tij. Edhe përkundë faktit që lufta 30-të vjeçare nuk kishte sjell dëme të mëdha si gjetiu, zhvillimi ekonomik i qytetit bie tërësisht. Kanuni ngushtohet më 1639 nga I´pari sipas interesave të tij, i cili ishte kthyer nga fundi i shekullit XVII në garnizonin e Kalkëbergut dhe ishte aty me një kullë pranë tregut të Lyneburgut.

Në shekullin e XVII, përshpejtohet rënja ekonomike dhe politike e qytetit, këtë e ndihmuan lufta e rëndë 7 vjeçare si dhe rënia e përkohshme e qytetit më 1800 nën perandorin e Napoleonit. Salina bie në duar të I´parit.

Pas disa sukseseve të arritura në shekullin e XIX, në lëmin e transportit e cila i zinte tani vendin kripores së Salinës, vije deri tek një modernizim i ekonomisë dhe politikës së qytetit. Rreth 1820-ës, Salinës i shtohet si ndërmarrje edhe Banoja shëruese "Solebad". Gjatë 1846-52-ës, Mbreti i Hanoverit nxjerr kanunin e ri, saktësisht ligjin për qytete. Më 1847 vije deri tek lidhja në rrjetin binarë, ndërtimi i shkritores dhe hekuranës, i fabrikës së kimikaleve pranë Salinës si dhe ndërtimi i fabrikës së çimentos. Elemente që shënojnë hyrjen e qytetit në fazën e industrializimit.

Rëndësia e Lynburgut si qendër administrative rritet me tharjen e kënetave në vitin 1823. Me aneksonin e Hanoverit nga ana e Prusisë, pra gjatë viteve 1885-1919, vije deri tek krijimi i qeverisë së qarqeve, si dhe krijimi i Gjyqit, i cili del pas ndarjes së qeverisjes nga drejtësia më 1852.

Historia e shqiptareve në Lyneburg

Mërgimtarët e parë shqiptarë që kanë zënë vend në këtë qytet duket të kenë ardhur në vitet 60-70 gjatë zbatimit të marrëveshjes së punësimit të thirrur në jetë nga RSFJ-a dhe RFGJ-a. Deri në vitet 90-ta, në qytet kanë qenë tri familje shqiptare dy nga Mali i Zi dhe një familje nga Kosova ndërsa një familje tjetër nga Kosova ka banuar në rrethinën e qytetit. Pas fillimit të 90-ve në qytet fillojnë gjithnjë e më shumë të vijnë mërgimtarë nga vise të ndryshme të Kosovës. Kështu gjatë luftës në vitin 1999, në Lyneburg kanë jetuar mbi 2000 shqiptarë dhe një numër i konsiderueshëm i romëve nga Kosova kryesisht nga rrethina e Pejës. Pas përfundimit të luftës një numër i popullsisë kosovare është dëbuar nga qeveria e rrethit të Lyneburgut, një pjesë ka migruar në qytete jugore të Gjermanisë për kushte më të mira punësimi. Gjatë intervalit kohorë 1994-1999 për t´posa ardhurit janë përkujdesur aktivist të lëvizjes shqiptare të quajtur LDK - Dega e Lyneburgut, të cilët në mbledhjet e rregullta mujore bënin këmbimin e informatave për vende punësimi dhe mbrojtjen e të rinjve nga kriminaliteti dhe blerja e vendeve të punës (dukuri e përhapur tek racat tjera lindore). Po ashtu mërgata e Lyneburgut gjatë kësaj kohe ka ndërmarrë disa aksione për të ndihmuar arsimin kosovar dhe për të ndihmuar familjet e vobekta si dhe ka realizuar aksionet e organizuar nga qeveria kosovare në mërgim për çlirimin e Kosovës. Gjatë vitit 1999 janë ndërmarr disa aktivitete në qendër të qytetit dhe rrethin me qëllim informimin të Lyneburgianëve me dhe për Kosovën. Kulmi i aktiviteteve ka qenë organizimi i protestës (parakalimit) të rinjve shqiptar dhe shokëve të tyre Lyneburgianë në qendrën e qytetit.

Gjatë kësaj kohe mërgimtarët kanë lënë gjurmë edhe në ekonomin e Lyneburgut kryesisht në hoteleri, ku dallohet restaurantet "Dubrovnik" dhe "Pacos".

Gjeografia

Demografia

Ekonomia

Kultura

Për kultivimin e kulturës gjermano-shqiptare në Lyneburg që nga fillimi ardhjes së mërgimtarëve shqiptarë në këtë qytet është përkujdesur anëtarësia e LDK-së Dega e Lyneburgut. Me përfundimin e luftës (1999) aktivitete kulturore organizohen në mjedise private.

Me rastin e paralajmërimit të shpalljes së kërkesës për njohjen e shtetit të Kosovës, për qytetarët e Lyneburgut, miku i shqiptarëve, i njohur si Hollurumi[2] më 16 shkurt 2008, organizoj në qendrën e Lyneburgut, një manifestim me këngë e valle, në moton "Mirsevjen Kosovë" (Willkommen Kosova). Me këtë rast u bë edhe një parakalim spontan në rrugët e bukura të Lyneburgut.

Politika

Shih edhe


Burim i të dhënave

  1. ^ Monumenta Germaniae Historica D O1,183
  2. ^ FRED-J. HULLERUM :Oratoria e mbajtur, bazuar në :Über die Notwendigkeit der Lösung der serbischen Verfassungskrise