Abdurrahman Dibra: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
'''Abdurraman Dibra''' ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhave: ([[27 maj]], [[1924]] – [[10 qershor]], [[1924]]), ([[28 shtator]], [[1925]] – [[10 shkurt]], [[1927]]) si dhe ([[26 tetor]], [[1927]] - [[10 maj]], [[1928]]).
'''Abdurraman Dibra''' ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhave: ([[27 maj]], [[1924]] – [[10 qershor]], [[1924]]), ([[28 shtator]], [[1925]] – [[10 shkurt]], [[1927]]) si dhe ([[26 tetor]], [[1927]] - [[10 maj]], [[1928]]).
Abdurrahmani, nënprefekt në Stamboll

Abdurrahmani, nënprefekt në Stamboll
Abdurrahmani, nënprefekt në Stamboll


Rreshti 126: Rreshti 128:
Social-demokrat dhe të Rezistencës të kryesuara nga Musine Kokalari dhe Sami Qeribashi",
Social-demokrat dhe të Rezistencës të kryesuara nga Musine Kokalari dhe Sami Qeribashi",
kujton Urhan Dibra për vëllanë e tij.
kujton Urhan Dibra për vëllanë e tij.

{{cung}}
{{cung}}
{{Ministra të Shqipërisë|
{{Ministra të Shqipërisë|

Versioni i datës 26 shkurt 2008 01:09

Abdurraman Dibra ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhave: (27 maj, 192410 qershor, 1924), (28 shtator, 192510 shkurt, 1927) si dhe (26 tetor, 1927 - 10 maj, 1928). Abdurrahmani, nënprefekt në Stamboll

Abdurrahmani, nënprefekt në Stamboll

Abdurrahman Dibra u lind në vitin 1885 në qytetin e Dibrës së Madhe ku tre të katërtat e atij qyteti ishin pronë e babait të tij Elmaz Dibrës që asokohe shërbente si arkëtar i Bashkisë. Nga tre djemtë e Elmaz Dibrës, vetëm i madhi Abdurrahmani u bë tepër i njohur për shkak të aktivitetit të tij politik, ndërsa dy të tjerët Xhevdeti dhe Rahimi patën një jetë krejt ndryshe nga ajo e vëllait të tyre. Rahimi pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Manastirit më pas shkoi në Stamboll ku ndoqi universitetin në degën e Shkencave Politike. Pas diplomimit, Rahimi për vite me rradhë punoi aty në Stamboll si gazetar dhe nuk u kthye më në Shqipëri.

Ndryshe nga dy vëllezërit e tjerë që ndoqën studimet e larta, Xhevdeti nuk ishte i shkolluar 

dhe gjatë viteve të Monarkisë ai punoi si xhandar i ndihmuar nga i vëllai Abdurrahimi që kishte

funksione të larta shtetërore në atë kohë. Ndërsa lidhur me shkollimin e Abdurrahmanit dhe 

fillimin e karrierës së tij administrative e politike, i biri i tij 67- vjeçari Urhan Dibra dëshmon:

"Pasi mbaroi shkollën fillore në vëndlindjen e tij Dibër, babai Abdurrahmani vazhdoi të mesmen
në qytetin e Manastirit dhe më pas shkoi në kryeqëndrën e perandorisë osmane për të ndjekur 

studimet e larta. Ai u regjistrua në degën e Shkencave Politike në Universitetin e Stambollit të cilin e mbaroi me rezultate të larta në vitin 1908, duke marrë dhe Medalje Ari si një nga studentët më të mirë të asaj dege. Duke parë rezultatet e tij të larta, Porta e Lartë e emëroi atë menjëherë në administratën vendore osmane dhe pas pak kohësh me dekret të Sulltanit ai u emërua në postin e nënprefektit të Stambollit. Gjatë viteve që babai im Abdurrahmani ndoqi

studimet e larta në Stamboll, ai ka qëndruar në një dhomë me djaloshin nga Mati, 

Ahmet Zogun i cili ishte afro dhjetë vjet më i vogël se ai. Që nga ajo kohë babi lidhi një miqësi të ngushtë me Zogun i cili në vitin 1920-të kur u emërua në postin e Ministrit të Brendshëm,

i bëri thirrje Abdurrahmanit që të linte Stambollin dhe të kthehej në Shqipëri. 

Babai iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij dhe aty nga pranvera e vitit 1920 ai erdhi në Shqipëri

e mori takim menjëherë me Zogun në Tiranë", dëshmon i biri i Abdurrahmanit, Urhani, 

lidhur me shkollimin e të jatit dhe fillimin e karrierës adminitrative e politike të tij si nënprefekt i Stambollit.

19-vjet deputet e Ministër i Zogut

Lidhur me kthimin e Abdurrahman Dibrës në Shqipëri dhe fillimin e karrierës së tij politike, i biri Urhani dëshmon: "Pas kthimit në Shqipëri dhe bisedimeve me Zogun, babai pranoi të integrohej në jetën politike të vëndit dhe në fillimin e vitit 1921 ai hodhi kandidaturën për deputet në

Prefekturën e Dibrës së Madhe ku bashkë me Ahmet Zogun fitoi të drejtën të ishte një nga 

përfaqësuesit e asaj Prefekture në Parlamentin e Parë shqiptar që i filloi punimet në 21 prill

të atij viti. Në atë kohë përveç Ahmet Zogut, nga politikanët më të njohur babai kishte miqësi
të ngushtë edhe me Myfid Libohovën, Ekrem Bej Vlorën, Koço Kotën e Iljaz Vrionin.
Më 27 maj të vitit 1924 Kryeministri Iljaz Vrioni e thërriti babanë dhe i kërkoi që në kabinetin
e kryesuar prej tij ai të mbante portofolin e Ministrit të Brendshëm. Babai e pranoi atë post 

ministror dhe në atë kabinet përveç tij merrin pjesë dhe Koço Kota si Ministër i Punëve Botore e Sulejman Delvina si Ministër i Financave. Në atë post ministror babai nuk qëndroi më shumë se dy javë pasi në dhjetë qershor 1924 forcat opozitare që ishin grpuar rreth Fan Nolit e

Luigj Gurakuqit, organizuan kryengritjen e armatosur dhe me forcën e armëve e rrëzuan qeverinë
e Iljaz Vrionit ku babai mbante postin e Ministrit të Brendshëm. Me hyrjen e forcave rebele 

fanoliste në Tiranë, babai u detyrua dhe u largua nga kryeqyteti pasi ai kërkohej prej tyre me

çdo kusht për t'u eleminuar fizikisht, për vetë funksionin tepër delikat të Ministrit të Brendshëm
që kishte mbajtur. Në atë kohë pas largimit nga Tirana, babai shkoi dhe u strehua në 

Dibër të Madhe tek njerzit tanë. Gjatë asaj kohe që babai strehoej aty, Krajli i Serbisë duke pasur parasysh pozicionin që kishte Abdurrahmani në Qeverinë e Tiranës, i dërgoi atij njerëz dhe i kërkoi që të bashkëpunonte me të duke i ofruar edhe shuma të mëdha me para. Babai

Abdurrahmani e refuzoi në mënyrë kategorike bashkëpunimin me Krajlin e Serbisë dhe për
disa muaj qëndroi i fshehur pasi e nuhati se kërkohej për t'u zhdukur nga shërbimet sekrete
të Beogradit. Me rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet në fundin e vitit 1924, babai u rikthye në
Tiranë dhe u zgjodh përsëri si deputet i Dibrës së Madhe në zgjedhjet parlamentare që u 

zhvilluan në 27 maj të atij viti. Pas afro një viti e gjysëm më 12 shkurt të vitit 1927, Kryeministri Ahmet Zogu i besoi babait postin e Ministrit të Brendshëm të cilin ai e ushtroi deri në 10 maj të vitit 1928. Në atë kohë që babai u emërua në postin e Ministrit të Brendshëm, ashtu si të gjithë funksionarët e lartë të kabinetit qeveritar dhe deputetët e parlamentit, ai përfitoi nga ligji që u bë dhe përfitoi një trullall në të cilin ndërtoi shtëpinë aty në rrugën e Saraçëve. Pas vitit 1928 babai Abdurrahman Dibra u emërua në funksionin e Ministrit

të Financave, post të cilin ai e mbajti deri në vitin 1936. Pas atij viti babait iu ngarkua 

edhe posti i Ministrit të Arsimit të cilin ai e mbajti deri në prillin e vitit 1939-të. Gjatë gjithë periudhës së Monarkisë, babai pati marëdhënie shumë të mira dhe korrekte me Ahmet Zogun, i cili e thërriste atë në të gjitha ceremonitë e darkat e rrethit të ngushtë familjar.

Po kështu një nga miqtë më të ngushtë të babait, ishte dhe Profesor Aleksandër Xhuvani, 

të cilin ai e mori dhe e emëroi në funksionin e zv / ministrit të Arsimit gjatë viteve që ai ishte në krye të atij dikasteri. Ndërsa nga kundërshtarët më të mëdhej që kishte babai, ishte Shefqet Vërlaci me të cilin ai nuk e gjeti asnjëherë gjuhën e mirkuptimit.

Gjatë karrierës së gjatë afro njëzet-vjeçare që babai pati si deputet dhe tre herë Ministër, 

përveç orarit zyrtar që ai e kalonte duke punuar në zyrë, pjesën më të madhe të kohës ai e kalonte

në shtëpi duke lexuar dhe studjuar mbi libra. Abdurrahmani kishte një memorje tepër të habitshme 

dhe falë asaj ai kishte mësuar rrjedhshëm disa gjuhë të huaja si tuqishten, anglishten, italishten dhe frengjishten", kujton Urhan Dibra lidhur me karierën e gjatë politike të babait të tij i cili përveç funksionit të deputetit të Dibrës së Madhe, mbajti dhe tre herë postet ministrore të Financave, Arsimit dhe atë të Ministrisë së Brendshme.

Internohet nga Shefqet Vërlaci

Karriera e gjatë politike e Abdurrahman Dibrës që ishte diplomuar për Shkenca Politike në

Universitetin e Stambollit, përfundoi më 7 prill të vitit 1939 ditën që Italia fashiste kreu 

agresionin ushtarak ndaj Shqipërisë. Ndërsa në mëngjezin e shtatë prillit Abdurrahmani nuk pranoi që të largohej nga Shqipëria së bashku me Mbretin Zog dhe një pjesë të Oborrit Mbretëror, gjithashtu ai nuk pranoi që të merrte pjesë as në Qeverinë Shqiptare që u krijua ato ditë nën

presionin e dhunën e italianëve. Ato ditë të para të prillit 1939, Abdurrahmani refuzoi kerkesën 

që iu bë për të shkuar në Romë me delegacion e lartë shqiptar që do t'i çonte Kurorën e Skënderbeut,

Mbretit të Italisë Viktor Emanuelit. Lidhur me këtë, i biri Urhani dëshmon: "Nisur nga bindjet
politike antifashiste që kishte babai si dhe refuzimi që i bëri ai kërkesës për të shkuar në Romë
me delegacionin që çoi Kurorën e Skënderbeut tek Mbreti Viktor Emanueli, në fillimin e vitit 

1940-të, ai u internua nga autoritetet italiane në Itali. Pak kohë pas internimit të tij, me propozimin e Kryeministrit Shefqet Vërlaci me të cilin babai kishte pasur gjithmonë probleme, ne na u sekuestrua e gjithë pasuria jonë e luajtëshme dhe e paluajtëshme. Në vendimin e sekuestrimit të kësaj pasurie thuhet: "Këshilli Ministruer. Vendim. Nr.306 me 1-III-940.

Këshilli Ministruer në mbledhjen e Tij të sotshme të mbajtur nën Kryesinë e z. Shefqet Vërlaci,
Kryeministër e Zav. Ministër Sekretar Shteti për P. Botore, me antar ZZ Tefik Mborja,
Ministër Sekretar i Partisë Fashiste Shqiptare, Xhafer Ypi, Ministër Sekretar Shteti për Drejtësin,
Maliq Bushati, Ministër Sekretar Shteti për M. Mbrendshme, Fejzi Alizoti, 

Ministër Sekretar Shteti për Financat, Ernest Koliqi, Ministër Sekretar Shteti për Arsimin,

Anton Beça, Ministër Sekretar Sheti për Ekonominë Kombëtare, në bazë të nenit 9 të Dekretit 

Mëkambësuer datë 2 qershor 1939-XVII, shpallun në Flteroren Zyrtare Nr.39 data 9 Qershuer 1939-XVII.

Vendosi konfiskimin e pasunivet të lujtëshme dhe të pa-lujtëshm, të sekuestrueme me Dekret të 

ndryeshëm të Ministrit Sekretar Shteti për Drejtësinë, në bazë të nenit 2 të Dekretit sipërthanun,

personave të treguem në listën e bashkëngjitun këtij vendimi, me përjashtim të shtëpis qi zotnon
në lagjen "Abdullah Bej" të Tiranës, Abdurrahman Dibra, e cila i asht falë për banim familjarë
familjes së të ndjerëve Et-hem, Ismet dhe Tahsim Toto, familje e cila përbahet prej të vejave, 

fëmijve të mitun, atit dhe vëllait student. Asht nji me origjinalin. Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministravet. (Yzedin Beshiri) firma". (AQSH. F. 249 v 1940 D.III 263 f.120).

Ndërsa shtëpinë tonë ia dhanë familjes së vëllezërve Ismet e Et'hem Toto, ne na lanë të 

banonim në bodrumin e saj, kurse në katin e tretë sollën familjen e një mjeku italian. Ne do të na kishin hequr fare nga shtëpia, por na lanë të banonim në bodrumin e saj vetëm në sajë të ndërhyrjes së Xhaferr Ypit. Kurse në pasurinë e paluajtshme që na u sekuestrua bënin

pjesë 60 dynym tokë pjesa më e madhe e së cilës ishte në aeroportin e Laprakës. Një pjesë 

të madhe të parave që u mblodhën nga shitja e tokave tona, iu dhurua Kryqit të Kuq Shqiptar.

Pas një qëndrimi prej katër vjetësh në internim në Itali, ku babai Abdurrahmani ishte së bashku 

me miqtë e ngushtë Hiqmet Delvinën e Suat Asllanin, ai u kthye në Shqipëri në shtatorin e vitit

1943 kur kapitulloi Italia. Me ardhjen e tij në Tiranë gjatë periudhës së pushtimit gjerman,
babai kërkoi dhe rimori një pjesë të madhe të pronave që na kishin sekuestruar italianët me 

pa të drejtë. Deri në mbarimin e Luftës babai qëndroi në shtëpi dhe nuk u përzie fare me politikë.

Edhe pas mbarimit të Luftës në fundin e vitit 1944, ndonëse Abdurrahmani kishte shërbyer për gati
19-vjet si deputet dhe Ministër i Monarkisë së Zogut, komunistët që erdhën në pushtet nuk e 

trazuan fare atë. Por peripecitë e mëdha për familjen tonë filluan në pranverën e vitit 1946 kur komunistët arrestuan vëllanë e madh, Qenanin, i cili kishte mbaruar studimet e larta dhe ishte diplomuar për Jurisprudencë në Paris dhe në Akademinë Ushtarake të Romës. Vëllai Qenani u akuzua si kryetar i një grupimi Monarkist i cili ishte bashkuar me dy grupime të tjera: Social-demokrat dhe të Rezistencës të kryesuara nga Musine Kokalari dhe Sami Qeribashi",

kujton Urhan Dibra për vëllanë e tij.