Kuvendi i Republikës së Kosovës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 25: Rreshti 25:


Kuvendi i Kosovës ka selinë në Prishtinë. Kryetar i Kuvendit nga viti 2001- mars 2006 ishte Nexhat Daci nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). U zëvendsua pas konflikteve brenda partisë nga Kolë Berisha, përseri nga LDK.
Kuvendi i Kosovës ka selinë në Prishtinë. Kryetar i Kuvendit nga viti 2001- mars 2006 ishte Nexhat Daci nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). U zëvendsua pas konflikteve brenda partisë nga Kolë Berisha, përseri nga LDK.
Që nga 9 shkurti 2008, Kuvendi kryesohet nga Jakup Krasniqi [[PDK]], si rezultat i zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007.


==Historia==
==Historia==

Versioni i datës 6 mars 2008 10:51

Sistemi shtetëror
Kosova

Sipas dispozitave kushtetuese, Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjëvenës i vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës. Kuvendi i Kosovës, si institucion më i lartë përfaqësues, përbëhet prej 120 deputetëve të zgjedhur me vota të fshehta. Megjithatë, jo të gjithë deputetët zgjedhen me votën e lirë të popullit - votim të fshehtë dhe demokratik. Njëzet prej këtyre vendeve të deputetëve janë të rezervuara për përfaqësim plotësues të komuniteteve të tjera joshqiptare të Kosovës dhe, prej tyre, dhjetë vende për komunitetin serb dhe dhjetë vende për komunitetin rom, (ashkali e egjiptian 4, boshnjak 3, turk 2 dhe goran 1).

Mandati i përberjes së legjislaturës së parë të Kuvendit të Kosovës, zgjat tri vjet, duke llogaritur nga dita e seancës së parë inaguruese. Ngga viti 2004 mandati i kuvendit është zgjat në 4 vjet.

Pozita dhe roli i Kuvendit të Kosovës, është përcaktuar me Kreun 9 të Kornizës Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë. Kuvendi ka këto përgjegjësi:

    • miraton ligjet dhe rezolutat në fushat e përgjegjësisë së institucioneve të përkohshme;
    • zgjedh Kryesinë e Kuvendit;
    • zgjedh Kryetarin e Kuvendit;
    • miraton kandidatin për Kryeministër së bashku me listën e ministrave të Qeverisë, të propozuar nga kandidati për Kryeministër;
    • shqyrton dhe miraton marrëveshje ndërkombëtare të propozuara, mbrenda fushës së përgjegjësive të veta;
    • vendos për mocionet e votëbesimit ndaj Qeverisë;
    • udhëzon Qeverinë për përgatitjen e Projektligjeve;
    • miraton Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare;
    • ka përgjegjësi të tjera të parapara me Kornizë Kushtetuese ose me instrumenete të tjera ligjore.


Me Kornizë Kushtetuese dhe Rregullore të punës, janë definuar këto organe të Kuvendit të Kosovës:

    • Kryetari i Kuvendit,
    • Kryesia e Kuvendit, në përberje prej 8 anëtarësh dhe
    • Komisionet e Kuvendit, /2 kryesore, 1 i përhershëm, 10 funksionale dhe 6 të tjera.


Me këto akte janë përcaktuar edhe të drejtat dhe përgjegjësitë e secilit nga këto organe, në veçanti.


Kuvendi i Kosovës ka selinë në Prishtinë. Kryetar i Kuvendit nga viti 2001- mars 2006 ishte Nexhat Daci nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). U zëvendsua pas konflikteve brenda partisë nga Kolë Berisha, përseri nga LDK. Që nga 9 shkurti 2008, Kuvendi kryesohet nga Jakup Krasniqi PDK, si rezultat i zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007.

Historia

Arikulli kryesor : Historia e Kuvendit të Kosovës

Kosova, në bazë të Rezolutës 1244 ishte nën Protektoratin e Këshillit Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, çka nënkuptonte Administrimin e përkohshëm të Kosovës nga kjo organizatë e cila këtë e bënte me Misionin e saj në Kosovë të njohur me shkurtesën UNMIK. Misioni i Organizatës Kombeve të Bashkuara në Kosovë. UNMIK-u udhëhiqej nga Autoriteti i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së .

Mirëpo, me kalimin e kohës, sipas Rezolutës 1244, UNMIK-u kishte për detyrë të i ndihmonte vendorët në krijimin e Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës (IPVQ), së pari u formua Këshillit Përkohshëm Administrativ-(KPA), në të cilin ishin të përfaqësuara të gjitha grupet politike dhe bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë në atë kohë. Në vitin 2001 nxirret Kornizën Kushtetuese të Kosovës, dokument i cili ishte miratuar me konsensus në mes të strukturave ndërkombëtare dhe UNMIK-ut në njërën anë dhe atyre vendore të KPA-së. Në bazë të Kornizës Kushtetuese fillojë ndërtimi i institucioneve vendore nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Ndërkombëtarët i njihnin të drejtat për krijimin e institucioneve vetëqeverisëse, si ato qendrore ashtu edhe lokale, përmes zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë të qytetarëve për të dy nivelet e pushtetit.

Gjatë kësaj kohe vendorët fitojnë të drejtën që të ketë Presidentin e Kosovës (me Kabinetin e Presidentit), Parlamentin e Kosovës (të përbërë nga 120 ulëse, 100 ulëse për deputetët e zgjedhur nga vota e lirë, ndërsa, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve dhe numrit të fituar të votave, 10 ulëse janë të rezervuara për deputet e minoritetit serb si dhe 10 të tjera të rezervuara për minoritetet tjera si turq, egjiptas, boshnjak, ashkali, rom etj.). Kryetari dhe Kryesia e Parlamentit, Komisionet dhe Grupet parlamentare), dhe Qeverinë e Kosovës, (Kryeministri, ministrat dhe zëvendës ministrat). Funksionarët e këtyre institucioneve janë zgjedhur me votën e lirë të kosovarëve si dhe, njëkohësisht, pranoheshin nga UNMIK-u.

Sruktura e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit 2008

Kryesia e Kuvendit (zgjedhjet 2004)

Sekretaria e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit u takojnë grupeve parlamentare të Kuvendit, të cilat tani (2007) janë tetë:

    • Grupi i LDK-së me 43 vende
    • Grupi i PDK-së me 30 vende
    • Grupi i AAK-së me 11 vende
    • Grupi SLKM-GIS me 8 vende
    • Grupi i LDD-së me 6 vende
    • Grupi ORA me 7 vende
    • Grupi GP 6+ me 6 vende
    • Grupi për integrim me 6 vende
    • Dhe deputetë që nuk hyjnë në grupe politike me 3 vende.

Komisionet e Kuvendit

Kuvendi deri më tani (2007) ka 11 Komisione për lëmi të ndryshëm:

    • Komisioni për Buxhet dhe Financa
    • Komisioni për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese me nënkomisionet për Barazi Gjinore, Peticione dhe Ankesa Publike dhe për Persona të pagjetur
    • Komisioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrim Euro-Atlantik
    • Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sporte
    • Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
    • Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
    • Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
    • Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
    • Komisioni për Siguri
    • Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim
    • Komisioni për Rregulloren e Punës së Kuvendit

Lidhje të jashtme