The Shining: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''The Shining''' është një film horror amerikan i vitit 1980 i drejtuar nga Stanley Kubrick, i cili bazohet në novelën me të njëjtin emër të shkruar nga autori Stephen King. Shp...
 
Niki007 (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
[[Figura:The Shining.jpg|thumb|250px|]]
'''The Shining''' është një film horror amerikan i vitit 1980 i drejtuar nga Stanley Kubrick, i cili bazohet në novelën me të njëjtin emër të shkruar nga autori Stephen King. Shpesh herë i clësuar si një nga filmat më madhështor dhe më të frikshëm të kinomatografisë, ky film përfshin disa prej aktorëve më të mëdhenj të kohës, siç janë: Jack Nicholson (luan Jack Torrence, një shkrimtar dhe mësues), Shelley Duvall (luan Wendy, e shoqja e Jack-ut), si dhe djali i tyre Danny, i luajtur nga ish-aktori Danny Lloyd.
'''The Shining''' është një film horror amerikan i vitit 1980 i drejtuar nga Stanley Kubrick, i cili bazohet në novelën me të njëjtin emër të shkruar nga autori Stephen King. Shpesh herë i clësuar si një nga filmat më madhështor dhe më të frikshëm të kinomatografisë, ky film përfshin disa prej aktorëve më të mëdhenj të kohës, siç janë: Jack Nicholson (luan Jack Torrence, një shkrimtar dhe mësues), Shelley Duvall (luan Wendy, e shoqja e Jack-ut), si dhe djali i tyre Danny, i luajtur nga ish-aktori Danny Lloyd.



Versioni i datës 22 prill 2008 21:55

The Shining është një film horror amerikan i vitit 1980 i drejtuar nga Stanley Kubrick, i cili bazohet në novelën me të njëjtin emër të shkruar nga autori Stephen King. Shpesh herë i clësuar si një nga filmat më madhështor dhe më të frikshëm të kinomatografisë, ky film përfshin disa prej aktorëve më të mëdhenj të kohës, siç janë: Jack Nicholson (luan Jack Torrence, një shkrimtar dhe mësues), Shelley Duvall (luan Wendy, e shoqja e Jack-ut), si dhe djali i tyre Danny, i luajtur nga ish-aktori Danny Lloyd.


Ngjarjet e Filmit

Filmi hapet me Jack duke dhënë një intervistë për të marrë një punë si mbikqyrës i një hoteli të madh për sezonin e dimrit nga muajt tetor-prill kur hoteli ishte zyrtarisht i mbyllur. I zoti i hotelit paralajmëron Jack se ai do të ndjehej i izoluar dhe i vetmuar pasi askush nuk do ishte rrotull, dhe gjithashtu ai i tregon atij për një ngjarje tronditëse që kishte ngjarë kohë më pare: mbiqkyrësi i athershëm, Charles Grady kishte vrarë familjen dhe vetën, por Jack e pranon punën gjithsesi. Ndërkohë, djali i Jack-ut, Danny ka një shok imagjinar të quajtur Tony, dhe përdor një zë të çuditshëm për ta vokalizuar. Ndërsa në shtëpi, Tony paralajmëron Danny-n në lidhje me hotelin.

Muaji i parë kalon pa aksidente, dhe shumica e pjesëve të tjera të filmit ndodhin gjatë dy javëve në vazhdim. Torrance-at kanë një vend të rehatshëm dhe gëzojnë mirësitë e hotelit dhe maleve përreth. Në një kohë kur Jack po punonte në një libër që kishte planifikuar ta mbaronte gjatë kohës në hotel, ai irritohet që e shoqja e nderpreu atë dhe e deklaron atë dhomë si të "pashkelshme". Të marten Denny shkon tek dhoma 237 por dhoma ishte e kyçur me çelës. Të enjëten, ndërsa Wendy e Danny po luanin në borë, Jack fillon të bëhet i fiksuar. Të shtunën, një stuhi rrëzon shtyllat telefonike. Danny sërisht shikon dy vajzat, edhe në çast ai i shikon ato të vrara e të larë në gjak. Edhe pse Danny është shumë i frikësuar, Tony e ngushëllon duke i thëne se asgjë nuk ishte e vërtetë, por vetëm përfytyrime.

Pjesa tjetër e filmit merr pjesë në të merkurën e ardhshme. Danny shkon tek dhoma 237 përsëri dhe kësaj here dera është hapur. Në ato çaste Jack ka një mankth që ai vret Danny-n dhe Wendy-n me sëpatë