Sistemi shtetëror në Skoci: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 17: Rreshti 17:
[[Category:Britani e Madhe]]
[[Category:Britani e Madhe]]
[[Category:Skoci]]
[[Category:Skoci]]

[[en:Politics of Scotland]]

Versioni i datës 7 maj 2008 21:10

Parlamenti Skocez

Si pjesë e Britanisë së Madhe, kreu i shtetit në Skoci është Mbreti i Britanisë së Madhe, momentalisht Mbretëresha Elizabeta II (nga viti 1952).

Skocia ka vet-qeverisje të limituar brenda Britanisë së Madhe si dhe përfaqësim në Parlamentin Britanik. Fuqitë ekzekutive dhe legjislative i janë besuar , respektivisht, Qeverisë Skoceze dhe Parlamentit Skocez në Edinburgh. Parlamenti Britanik mban fuqi mbi një listë të qartësuar dhe specifikuar në Aktin Skocez 1998 si "çështje të rezervuara", përfshirë këtu, p.sh., nivelet e taksave në Britaninë e Madhe, sigurinë sociale, mbrojtja, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe transmetimi.

Parlamenti Skocez ka autoritet legjislativ në të gjitha fushat e tjera të lidhura me Skocinë, si dhe fuqinë e limituar për të ndryshuar nivelin e taksave, një fuqi që ende i ka mbetur për ta ushtruar. Parlamenti Skocez mun të referoj çështje të caktuara tek Westminister duke miratuar një Lëvizje Juridike për Leje në rast se konsiderohet që juridiku i gjërë i Britanisë është më i përshtatshëm për ndonjë çështje të caktuar. Programet juridike të dekretuara nga Parlamenti Skocez kanë pësuar divergjencë në masën e shërbimeve publike krahasuar me pjesën tjetë të Britanisë së Madhe. Për shembull, çmimi i edukimit të Universitetit, dhe shërbimet e kujdesjes për të moshuarit janë falas në Skoci, kurse paguhen në pjesë të tjera të Britanisë së Madhe. Skocia ishte shteti i parë në Britaninë e Madhe që ndaloi duhanin në vende të mbyllura publike.[1]

Shih dhe këtë

Burime të dhënash

  1. ^ BBC Scotland News Online "Scotland begins pub smoking ban", BBC Scotland News, 2006-03-26. Retrieved on 2006-07-17.