Alfred Moisiu: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v U kthyen ndryshimet e 88.38.62.146 (diskutimet) në versionin e fundit nga BetBot.
Rreshti 16: Rreshti 16:


== President i Shqipërisë ==
== President i Shqipërisë ==
[[Figura:Alfred Moisiu - president.jpg|thumb|left|300px|Figura presidenciale e Alfred Moisiut]]
Moisiu u zgjodh president i Shqipërisë nga parlamenti më [[24 qershor]] të vitit 2002 dhe e mori detyrën më [[24 korrik]] 2002 duke zëvendësuar presidentin paraardhës [[Rexhep Meidani]]. Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më [[24 korrik]] [[2007]], kur kreun e shtetit e mori presidenti [[Bamir Topi]] i zgjedhur nga [[Kuvendi i Shqipërisë]] më 20 [[korrik]] 2007
Moisiu u zgjodh president i Shqipërisë nga parlamenti më [[24 qershor]] të vitit 2002 dhe e mori detyrën më [[24 korrik]] 2002 duke zëvendësuar presidentin paraardhës [[Rexhep Meidani]]. Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më [[24 korrik]] [[2007]], kur kreun e shtetit e mori presidenti [[Bamir Topi]] i zgjedhur nga [[Kuvendi i Shqipërisë]] më 20 [[korrik]] 2007
== Edukimi dhe kualifikimi ==
== Edukimi dhe kualifikimi ==

Versioni i datës 10 korrik 2008 23:32

Stampa:Biografia-Box

Alfred Spiro Moisiu lindi më 1 dhjetor 1929Shkodër si biri i Spiro Moisiut dhe ishte President i Republikës së Shqipërisë që nga 24 qershori i vitit 2002 deri më 24 korrik të vitit 2007.

President i Shqipërisë

Figura presidenciale e Alfred Moisiut

Moisiu u zgjodh president i Shqipërisë nga parlamenti më 24 qershor të vitit 2002 dhe e mori detyrën më 24 korrik 2002 duke zëvendësuar presidentin paraardhës Rexhep Meidani. Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur kreun e shtetit e mori presidenti Bamir Topi i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 20 korrik 2007

Edukimi dhe kualifikimi

  • 1941-1945 Studime në gjimnazin e Tiranës.
  • 1946-1948 Shkolla e Inxhinierisë Ushtarake në Petersburg, Rusi.
  • 1952 - 1958 Akademia e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë. Laureuar me Medalje të Artë.
  • 1967 -1968 Kursi i Lartë i Shtabit i Përgjithshëm. Akademia e Mbrojtjes në Tiranë.
  • 1995 Kursi për Personalitete të Larta në Kolegjin Ushtarak të NATO-s, Romë

Karriera profesionale

  • 1943-1945 Pjesëmarrës në Luftën Antifashiste NÇL.
  • 1948-1949 Komandant toge në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë
  • 1949-1951 Instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”.
  • 1958-1966 Në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.
  • 1966-1971 Komandant i Brigadës së “Urave të Rënda” në Kavajë.
  • 1971-1981 Drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit ne Ministrinë e Mbrojtjes.
  • 1981-1982 Zëvendësministër i Mbrojtjes, deri në Tetor 1982.
  • 1982-1984 Komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel.
  • 1985-1991 Pension
  • 1991-1992 Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë Teknike.
  • 1992-1994 Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes.
  • 1994-1997 Zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes.
  • 1994 President i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut.
  • 24 qershor, 2002 President i Republikës së Shqipërisë.

Aktivitete

  • 1994 Organizator dhe drejtues i shtatë konferencave ndërkombëtare për Problemet e Paqes dhe të Sigurisë (Shoqata Shqiptare e Atlantikut).
  • 1998-2002 Organizator dhe drejtues i tre konferencave kombëtare për Problemin e Grumbullimit të Armëve.
  • 2002 Organizator dhe drejtues i Konferencës Rajonale për Problemet e Kontrollit të Armatimit dhe Sigurisë Njerëzore.
  • 2002 Propozohet për t’u zgjedhur Zv/President i Shoqatave të Atlantikut, organizatë ndërkombëtare ku bëjnë pjesë Shoqatat Kombëtare Atlantike të vendeve anëtare të NATO-s dhe të vendeve anëtare të PFP-s.
  • 2002 Zgjedhur anëtar i Komitetit të Patronëve të ATA-së
  • 2001 – 2002 Prezanton në Bruksel, Zagreb dhe në Bukuresht projektin “Integrimi i 6000 Ushtarakëve në Lirim në Ekonominë e Tregut”, përfshirë në agjendën e Paktit të Stabilitetit

Krijimtaria

Është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes e të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë.

Mirënjohjet

Tituj shkencore

  • 1979 Doktor i Shkencave Ushtarake

Dekorata dhe medalje

  • Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
  • Medalja “Shërbime Ushtarake”
  • Urdhri “Ylli i Kuq”
  • Urdhri i Skënderbeut, Klasi III
  • Urdhri “Shërbime Ushtarake”
  • Medalja e Çlirimit
  • Urdhri i Skënderbeut, Klasi II
  • Medalja e 10-vjetorit të Ushtrisë
  • Qytetar Nderi i Bajram Currit
  • Qytetar Nderi i Barit (Itali)
  • Urdhri i Shën Mikelit (akorduar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II)
  • Urdhri i Shën Gjergjit (akorduar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II)

Lidhje të jashtme