Ndryshimi mes inspektimeve të "Illyricum Sacrum"

Jump to navigation Jump to search
ska përmbledhje të redaktimeve
'''Illyricum Sacrum''' është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vellime. Në të flitet për historinë e ilireve, domëthënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen përendimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. Illyricum Sacrum përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund vec në këtë vepër të madhe. Sipas prof. [[Aleksander Stipcevic]], vepra Illyricum Sacrum është një arritje kapitale e historise evropiane. Ajo ka rendesi të dorës së parë si burim të dhenash për historinë mesjetare të Ballkanit Perendimor. Vellimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vellimet e para janë përgatitur nga [[Daniele Farlati]], kurse dy vellimet e fundit nga [[Jakobo Coleti]].
 
Treqind e dy vjet më parë, në vitin 1702, [[Papa Klementi XI]] i drejtohet ipeshkevit të [[Tivari|Tivarit]], imzot Vincenc Zvajevikut: "Deshiroj të përmbushesh një vizite pastorale në trojet e Arbnise. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkevite, ipeshkvite, dioqezat dhe famullite. Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishem për gjendjen e kishave të Arbnise dhe të besimtareve¦ dhe me në fund dua të di, a e perdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshë ?" Duke i shkruar ipeshkevit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe [[Papa Albani]], për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallerimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjën e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjën e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fene dhe kombin në këtë vend që kercenohej gjithnje e më shumë nga dyndjet osmane.
 
Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shënjte, kryeipeshkevi i Tivarit Vincec Zmajevik, kalon qytet me qytet e katund me katund duke plotësuar më perkushtim të thellë urdhrin e shënjte të Papës. Pas ekspedites në Arbni, ai i shkruan Papës: "¦ iu solla dheut rreth e rreth, gjithembare e pashë vuajtje shumë o Ate i shënjte. Qytetet e lulezuara ishin vene nën harac, pashe kala të rrenuara, forcën tonë të prishur, e kisha të perlyera. Pashe pleq të vuajtur, meshtare duke qarë, barinj të travajur, murtajen që bënte kerdine. Zëmra imë, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa." Në fund, ipeshkevi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij: "Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndermerreshin hapa të menjehershem për t'i ardhur në ndihme popullit të Arbnisë që është, në të njejten kohë, edhe populli juaj o Atë i Shënjte!"
 
Pas këtij leterkembimi Papa Klementi XI vendosi që në Merci të [[Lezha|Lezhes]] me 14 e 15 janar 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshet e Italisë në Shen Miter Korone. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershem në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativen e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimekembja e Arbnisë, domethenë ringritja e ndergjegjes kombetare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fene dhe historinë e të pareve. Sipas Papes, këto ishin simbole të unitetit kombetar. Ashtu si në vitin 1702, dhjete vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. [[Daniele Farlati]], për të ndermarre një ekspedite të gjerë nepër dheun e të pareve të tij, nepër Iliri. Kështu nisi puna për korpusin "Illyricum Sacrum", të cilit Daniele Farlati do t'i kushtonte gjithë jetën e tij.
 
Me këtë vepër Farlati bëhet një nga personalitetet më të mëdha të ilirologjise. Ai është më i madhi, përfaqesuesi me dinjitoz që njohim deri me sot. Nuk ka ilirolog tjetër që mund të konkurroje me të për periudhen antike, deri në Mesjetë. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonë shumë e shumë kohë para së të vinin sllavet në Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e sakteson kohën ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetëm ai, paraqet themelet e nderlikuara mbi të cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhesve tanë. Për të kryer studime të tilla nuk është e lehte. Duhet shumë kohë, shumë dije, dokumente e deshmi që mund t'i gjesh pas një hulumtimi të gjatë e në vendë të ndryshme. Burimet e informacionit janë gati të paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk është e lehte t'i deshifrosh. Mendoni se c'pune kolosale i është dashur Farlatit për të ndertuar pa asnje të mete mozaikun e ilireve që jetonin në faqen perendimore të Ballkanit. Nëse historiografise sonë i heqim Farlatin, atëherë prejardhja jonë do të ishte e dyshimte, e manget, e cunguar. Të dhëna për këtë periudhe kanë paraqitur edhe studiues të tjere, por roli dhe saktesia e Farlatit janë të padiskutueshme. Të gjithë ata që duan të flasin për iliret dhe historine e shqiptareve, patjeter duhet të mbështëten e të citojnë Daniele Farlatin. Ai është institucion. Ai përfaqeson bankën më të madhe të të dhënave për Ilirine.
10.357

edits

Menyja e navigimit