The Lord of the Rings (libri): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 88: Rreshti 88:
[[lt:Žiedų valdovas]]
[[lt:Žiedų valdovas]]
[[lv:Gredzenu pavēlnieks]]
[[lv:Gredzenu pavēlnieks]]
[[mk:Господарот на прстените (книга)]]
[[ml:ദ ലോര്‍ഡ് ഓഫ് ദ റിങ്സ്]]
[[ml:ദ ലോര്‍ഡ് ഓഫ് ദ റിങ്സ്]]
[[ms:The Lord of the Rings]]
[[ms:The Lord of the Rings]]

Versioni i datës 11 gusht 2008 16:16

Stampa:Infobox libër

Unaza

Kryezoti i Unazave (origj. The Lord of the Rings) është një roman i përbërë nga tre vëllime (Besëlidhja e Unazës, Dy Kullat dhe Kthimi i Mbretit) i shkruar nga J. R. R. Tolkien1954 dhe 1955.

Romani është një libër i jashtëzakonshëm, që shkon përtej kohës, i qartë dhe enigamtik, i thjeshtë e sublim. Ky libër i dhuron lexuesit atë që proza e shekullit tonë dukej e paaftë t’ia dhuronte, aventura në vende të largëta e të tmerrëshme, episode alegrie të pafund, sekrete të frikëshme që shpalosen pak nga pak, dragonj mizorë dhe pemë që ecin, qytete prej argjendi e diamanti afër varrezash të frikëshme ku prehen qenie që të tmerrojnë vetëm sa t’i përmendësh, ushtri të shkëlqyeshme e të errëta. Të gjitha këto në një botë imagjinare, por të ndërtuar me një kujdes aq skrupoloz sa e bën këtë botë krejtësisht të vërtetë, pasi përtej simboleve të saj fshihet një realitet që reziston përtej e pavarësisht historisë ai i luftës së pamëshirshme mes të mirës e të keqes. Legjendë e përrallë, tragjedi e poemë kavalereske, romani i Tolkien është në të vërtetë një alegori e njerëzimit që na ripropozon mitet antike me një këndvështrim modern.

Romani Kryezoti i unazave është shitur në të gjithë botën mbi 120 milion herë. Në gjuhën shqipe u botua nga shtëpia botuese "Dudaj" përkthyer nga I. Baçi.

Romani gjithashtu u xhirua në vitin 2001 (The Fellowship of the Ring), në vitin 2002 (The Two Towers) dhe në vitn 2003 (The Return of the King) nga Peter Jackson dhe ka qenë shumë i suksesshëm, të tre filmat së bashku janë shpërble me 17 Oskara dhe ka fituar mbi 2.9 miliard dollar në kino.