Edi Shukriu: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
figures i mungonte lisenca
Rreshti 36: Rreshti 36:
[[Category:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Category:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Category:Lindje 1950]]
[[Category:Lindje 1950]]

[[pl:Edi Shukriu]]

Versioni i datës 19 gusht 2008 00:22

Edi Shukriu lindi në Prizren22 tetor 1950. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prizren, ndërsa studimet për arkeologji në Universtitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe titullin Doktor i Shkencave Historike e mori në Universitetin e Prishtinës (1990). Është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Është arkeologja e parë dhe shkrimtarja e parë shqiptare në Kosovë që botoi përmbledhjen me poezi Sonte zemra ime feston (1972). Anëtare e PEN qendrës së Kosovës (2004-), Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1973-). Mori pjesë në International Writing Program 2005, University of Iowa, USA (2005). Përfaqësohet në antologjitë e autorëve shqiptarë e të huaj.

Deputete e Kuvendit të Kosovës (1992-1998, 2002-2004), Bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës–UNMIK (2000-2001), Kryetare e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës (2001-2004), Nënkryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës (2004-). Ishte themeluese e Forumit të Gruas të LDK (1990) dhe kryetare e saj (1995-2000), si dhe organizatore dhe lidere e demostratave të shumta të grave kundër regjimit serb.

Krijimtaria

  • 2004 Ancient Kosova, Museum of Kosova, Prishtina
  • 2004 Kosova antike, Muzeu i Kosovës, Prishtinë
  • 2000, 2003 Gra të shquara shqiptare, Teuta, Prishtinë
  • 1996 Dardania protourbane, Dukagjini, Peje (Çmimi “Gani Bobi”)
  • 1995 Historia e Kohës së Vjetër – Lindja e lashtë, Prishtinë

Libra poetik

  • 2001 Përjetësi, Dukagjini, Pejë
  • 1990 Nënqielli, Rilindja, Prishtinë (Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
  • 1985 Syri i natës, Rilindja, Prishtinë
  • 1980 Legjenda e Hasit, Naim Frashëri, Tiranë
  • 1978 Gjakim, Rilindja, Prishtinë
  • 1972 Sonte zemra ime feston, Rilindja, Prishtinë

Drama

  • 1998 Kësulëkuqja e rrokaqiellit, Prizren
  • 1992 Lkeni i Hasit, Rilindja, Prishtinë
  • 1986 Kthimi i Euridikës, Rilindja, Prishtinë
  • 1995 Video-documentar: Prevent the war in Kosova

Ko-autor

  • 1995 Kosova - National Report, Women's IV World Conference, Bejing, Prishtina
  • 1996 Kosova - The Hungry Future, Food Summit – Rome, Prishtina
  • 1997 Kosova and other Albanians outside Albania