Jeton Kelmendi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 21: Rreshti 21:
[[Category:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Category:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Category:Lindje 1978]]
[[Category:Lindje 1978]]

[[pl:Jeton Kelmendi]]

Versioni i datës 19 gusht 2008 00:38

Jeton Kelmendi, poet dhe publicist, lindi më 1978Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, studimet në Prishtinë. Punon për shumë media shqiptare dhe bashkëpunon me të tjera edhe jashtë vendit. Kelmendi është një emër i njohur, për lexuesin në Kosovë, që nga vitet 2000. Ai gjithashtu njihet nga lexuesit si publicist që trajton çështjet politike dhe kulturore. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë pjesë e disa antologjive. Jeton Kelmendi është anëtar i disa klubeve ndërkombëtare te poetëve dhe është i prezantuar në revista kulturore sidomos në gjuhën angleze. Esenca e mendimit poetik të Kelmendit është etika e të shprehurit dhe kujdesi me fjalën. Motive dominuese në krijimtarinë e tij, janë lirika e dashurisë dhe realiteti i kohës. Është veteran i luftës së UÇK-së. Aktualisht punon dhe jeton në Bruksel dhe është anëtar i Asociacionit të Gazetarëve profesionist të Evropës.

Jeton Kelmendi është autori që ka krijuar poezinë e tij, tredimensionale, ku modernen gërsheton me aktualitetin dhe e shpreh në mënyrë origjinale dhe tradicionale. Kritika e ka vlerësuar si poezi e mesazheve të mëdha dhe të realizuar artistikisht. Gjuha e Kelmendit, në poezinë e tij është personale, e cila natyrshëm i shkon lexuesit, si një formë që tërheq së rilexuari, ngase kap koncepte figurative e komplekse. Esenca e poezisë së tij është narracionin vertikal dhe figura me të cilat luan në kohë dhe hapësirë.

Tituj të veprave

Kopertinat e librave
Në qoftë mesditë
Shekulli i premtimeve
  • Shekulli i Premtimeve, 1999, poezi
  • Përtej Heshtjes, 2002, poezi
  • Në qoftë mesditë, 2004, poezi
  • Më fal pak Atdhe, 2005, poezi
  • Ku shkojnë ardhjet, 2007, poezi
  • Zonja Fjalë, 2007, dramë
  • Ce mult s-au rãrit scrisorile /Sa fortë janë rralluar letrat, antologji personale në gjuhën rumune, 2008