Abdullah Zeneli: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 18: Rreshti 18:
[[bs:Abdullah Zeneli]]
[[bs:Abdullah Zeneli]]
[[hr:Abdullah Zeneli]]
[[hr:Abdullah Zeneli]]
[[pl:Abdullah Zeneli]]

Versioni i datës 19 gusht 2008 23:05

Abdullah Zeneli
(1952 - jeton)
U lind në1952
Vdiqdita muaji viti
Kombësiashqiptar
Profesionipoet, prozator dhe editor

Abdullah Zeneli, lindi më 25 mars të vitit 1952, është poet, prozator dhe editor i shtëpisë botuese Buzuku, Prishtinë, Kosovë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Nga viti 1973 ka punuar në shtëpinë botuese "Rilindja", duke kontribuar në përhapjen e librit shqip kur qenia shqiptare ishte nën trysninë e tmerrshme të diktaturave. Pasioni për librin dhe misioni i shenjtë i përhapjes së tij nuk i mundësuan krijimtari të rregullt dhe komode, edhe pse shkrimin e parë letrar, poezinë Rrëfime kohe e pati botuar në revistën më prestixhioze letrare shqiptare Jeta e re qyshkur ishte nxënës i normales së Prishtinës (1967-1971). Në shtypin dhe periodikun shqiptar i janë botuar rregullisht poezitë e Zenelit . Është autor i dy përmbledhjeve tregimesh: Gryka e Drinit, Rilindja, Prishtinë, 1990 dhe Odiseu i Bjeshkëve të Nemuna, Buzuku, Prishtinë, 1997) dhe një libri impresionesh nga jeta 100-ditëshe si refugjat në Korçë (prill-korrik 1999) me titull Toka shqiptare (Nositi - D.I.J.A. Poradeci, Pogradec, 2000) përkthyer edhe në rumanisht: Glia albaneză (Bukuresht, 2007). Ka kontribuar shumë në veprimtarinë botuese shqiptare veçanërisht me shtëpinë e parë botuese postkomuniste Buzuku (themeluar më 1990), duke krijuar një klimë të re në fushë botimesh në gjithë hapësirën shqiptare. Poet ndijimesh të thella, kritik dhe polemist i pakursyer. Ka në dorëshkrim dy romane (Zjarri i Marietës dhe Portreti i artistit në fluturim), dy drama (Nëna lutet për ne dhe Anabela), shumë tregime të shkurtra, poezi, vështrime kritike për libra të botuar tek Buzuku si dhe një mori artikujsh gazetaresk e intervistash në mediumet e shumta shqiptare. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe themelues i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, njëkohësisht koordinator i panairit të librit të Prishtinës, i cili që nga viti 1999 i ofron Kosovës dhe lexuesve të shumtë të saj të arriturat e fundit në fushë botimesh.

Tituj te veprave

Te tjera

Mirënjohjet