Xhanfise Keko: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 23: Rreshti 23:
[[category:lindje 1928]]
[[category:lindje 1928]]
[[category:vdekje 2007]]
[[category:vdekje 2007]]

[[pl:Xhanfise Keko]]

Versioni i datës 19 gusht 2008 22:56

Skeda:Xhanfize Keko.jpg

Xhanfize Keko lindi më 27 janar të vitit 1928Gjirokastër, ishte themeluesja dhe regjisorja e parë e filmit shqiptar për fëmijë. Keko është edhe kineastja e parë femër në Shqipëri. E filloi karrierën si montazhiere, një nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios “Shqipëria e Re”, më 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere e dokumentariste, filloi karrierën e regjisores, më 1971. Për 13 vjet, deri në vitin 1984,Keko realizoi 12 filma artistikë, që janë edhe sot mjaft të pëlqyer, sidomos për fëmijët. Të realizuar artistikisht, por edhe me vlera eduktative, filmat e Xhanfise Kekos kanë konkuruar me dinjitet edhe në festivalet ndërkombtëare. Përveç çmimeve e titujve të shumtë, në vitin 1984 u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e popullit”, ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë për filmin “Beni ecën vetë” në 1976. Xhanfise Keko është edhe regjisorja e parë shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”. U nda nga jeta më 22 dhjetor të vitit 2007.

Filmografia e Kekos

Skeda:Xhanfise Keko.JPG