Anselmi i Aostës: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
SieBot (diskuto | kontribute) v roboti shtoj: ps:انسلم |
Steorra (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 55: | Rreshti 55: | ||
[[Category:Shenjtorë]] |
[[Category:Shenjtorë]] |
||
[[Category:Shenjtorë katolikë]] |
|||
[[Category:Filozofë]] |
[[Category:Filozofë]] |
||
[[Category:Teologë]] |
[[Category:Teologë]] |
Versioni i datës 25 shtator 2008 04:29
Anselmi i Aostës (1033 ose 1034, Aosta, Itali - 21 prill 1109, Kanterberi, Angli), shenjtor dhe Doktor i kishës në katolicizëm. Thirret edhe "Anselmi i Bekut" ose "Anselmi i Kanterberit" ngaqë ai jetoi për një kohë të gjatë në manastirin e Bekut, në Francë, dhe më pas me detyrën e Kryeipeshkvit, të ushtruar në Kanterberi. Anselmi ishte një teolog i njohur, dhe filozof i shquar mesjetar, prandaj quhet edhe "babai i filozofisë skolastike". Ai njihet edhe si shpikësi i argumentit ontologjik rreth qënësisë së Perëndisë.
Jeta
Anselmi lindi në qytetin e Aostas në mbretërinë e Burgundit (sot Italia e veriut). Familja e tij ishte fisnike, dhe zotë0ronte pasuri të mëdha. I ati quhej Gundulf, dhe ishte lombard, me një karakter të ashpër dhe të rreptë. E ema quhej Ermenberga, dhe ishte një grua me virtyte. Ajo e rriti dhe e njohi me kujdes të birin me fenë e krishterë.
Në moshën 15-vjeçare, Anselmi dëshiron të hyjë në manastir, por nuk lejohet rreptësisht nga i ati. Zhgënjimi e çoi Anselmin në një sëmundje mendore-trupore. Pasi e mori veten, ai braktisi studimet për një kohë të shkurtër dhe bëri një jetë pa kokëçarje. Gjatë kësaj kohe i vdes e ëma, dhe ashpërsia e të atit bëhet e padurueshme për të. Kështu Anselmi lë shtëpinë atërore në vitin 1059, kapërcen alpet, dhe bredh nëpër Burgonjë dhe Francë. I mahnitur nga fama e bashkatdhetarit të tij Lanfranku, asokohe paranik i manastirit të Bekut, Anselmi niset për Normandi. Një vit më vonë, pasi kaloi një kohë në Avranshe, ai u pranua në manastir, si fillestar. Anselmi ishte atëherë 22-vjeç.
Vitet në Bek
Kryeipeshkv i Kanterberit
Mosmarrveshje me Henrin e I
Besimi dhe arsyeja
Sipas Sh.Anselmin, arsyeja njerzore nuk është aspak në kundërshtim me fenë, përkundrazi, është një vegël kryesore për pasqyrimin teologjik. Sigurisht, kërkimi i së vërtetës ka si themel më parë fenë; prandaj, ai thotë:
- "(...) besoj për të kuptuar, dhe nëse më parë nuk do të besoj, nuk do të mundem të kuptoj."
Pra, Anselmi merr nga Shën Agostini formulën: "credo ut intelligam, intelligo ut credam" (d.m-th- "besoj për të kuptuar, kuptoj për të besuar"). Megjithkëtë, feja në vete nuk mjafton, ajo kërkon shfaqje dhe bindje arsyetore.
Dëshmitë e qënësisë së Perëndisë
Kërkimi i Anselmit është përqëndruar i gjithi mbi figurën e Perëndisë, në të cilën vë dy problematika: qënësinë e Tij dhe natyrën e Tij. Dallimësi të tilla trajtohen në "Monologion".
Këtu ai shkruan: "është ky problemi që përkrah dhe njëson kërkimet e mia".
Anselmi jep 4 dëshmi që mund të provojnë, duke u nisur nga bota, që Perëndia është. Dhe prandaj, këto dëshmi përkufizohen "prova a posteriori":
- 1. Çdokush anon të përvetësojë gjërat që gjykon se janë të mira. Por nëse ka gjëra të mira, parimi i tyre duhet të jetë i vetëm. Duhet të jetë pra një Mirësi Absolute.
- 2. Qënia e madhësive të ndryshme përcakton qënësinë e një madhësie që përfshin gjithë të tjerat, pjesë e së cilës ato të gjitha janë.
- 3. Çdo gjë që është, apo është në virtyt të diçkaje, ose është në virtytin e asgjësë. Pra, meqë është në virtyt të asgjësë nuk është asgjëja vetë, e meqë diçka është, ajo do të jetë falë një Qënije Eprore, të qënit në virtyt (të ndonjë gjëje).
- 4. Trajtuar nga hierarkia e qënieve të gjalla. Duhet të jetë një qënie në majën e hierarkisë që është e përsosur. Një përsosje parësore dhe absolute.
Çështja e problemit ontologjik apo dëshmitë "a priori".
Fjala dhe dituria
Veprat
- "Cur Deus Homo?" ("Përse Perëndia Njeri?"; 1098)
- "De casu diaboli" ("Çështja e djallit"; 1085–1090)
- "De conceptu virginali et originali peccato ("Koncepti virgjëror dhe mëkati zanafillor"; 1099–1100)
- "De concordia praescientiae et praedestinationis et Gratiae Dei cum libero arbitrio" ("Pajtimi i paranjohjes, paracaktimit dhe Hirit të Perëndisë me gjykimin e lirë"; 1107–1108)
- "De grammatico" ("Gramatika"; 1075–1085)
- "De libertate arbitrii" ("Liria e gjykimit"; 1080–1085)
- "De processione Spiritus Sancti" ("Ecuria e Shpirtit të Shenjtë"; 1102)
- "De veritate" ("E vërteta"; 1080–1085)
- "Epistola de incarnatione Verbi" ("Letër mbi mishërimin e Fjalës"; 1092 versioni i I; 1094 versioni i fundit)
- "Epistolae de sacramentis" ("Epistola de sacrificio azymi et fermentati"/"Epistola de sacramentis Ecclesiae") ("Letra mbi Sakramentet" -"Letër mbi flijimin e bukës dhe tharmimit"/"Letër mbi sakramentet e Kishës"; 1106–1107)
- "Meditatio redemptionis humanae" ("Përsiatje e shpëtimit njerzor"; 1099–1100)
- "Monologion" ("Njëfjalim"; 1076)
- "Proslogion" ("Bashkëfjalosje"; 1077–1078)