Los Anxheles: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: ia:Los Angeles
v Robot: Changing Category:Qytete në ShBA
Rreshti 94: Rreshti 94:
[http://www.thelawiki.com Los Angeles Wiki]
[http://www.thelawiki.com Los Angeles Wiki]


[[Category:Los Anxhelos| ]]
[[Category:Kalifornia]]
{{ShBA-cung}}
{{ShBA-cung}}
[[Category:Qytete në ShBA]]

{{Link FA|af}}
{{Link FA|af}}

[[Category:Los Anxhelos| ]]
[[Category:Kalifornia]]
[[Category:Qytete në SHBA]]


[[af:Los Angeles]]
[[af:Los Angeles]]

Versioni i datës 27 shtator 2008 12:21

Stampa:Qytete Los Anxhelosi (ang.: Los Angeles / shk.: LA / L.A.) është qyteti më i madh i Kalifornisë dhe qyteti i dytë më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bashkë me Nju Jorkun dhe Çikagon është njëri prej tre metropoleve më të rëndësishme të vendit, dhe njëra prej qendrave më të rëndësishme të botës. Kryetari i qytetit është Antonio Villaragoza, që në zgjedhjet e fundit u bë kryetari i parë i qytetit me origjinë spanjolle që nga shekulli XIX.

Qyteti

Një metropol i pafund

Vetë qyteti shtrihet në 1.290 km2 dhe ka 4 milon banor, por e tërë zona metropolitane (grand Los Angeles) pëfshinë komunën me të njëjtin emër (ku bëjnë pjesë edhe qytete tjera më të vogla si Long Biç, Santa Monika, Uest Hollivud, Pasadina, Beverli Hills, Malibu, etj.) dhe komunat përbri si Orinxh, San Bernardino, Riversajd, dhe Ventura që krijojnë një tërësi ubane e cila mbulon 88.000 km2 dhe rreth 17 milon banor. Për këtë arsye Los Anxhelosi konsiderohet qytet i automobilit, i përshkuar gjërë e gjatë me autostrada 6 trakëshe.

Përzierje popujsh

Korejataun me qendrën apo Downtown në prapavijë

Popullsia e Los Anxhelosit është një ndër më të përzierat në botë. Komuniteti hispanik (i përbërë kryesisht nga emigrant meksikan e amerikanoqendrorë) përbën rreth gjysmën e popullsisë, duke e bërë qytetin praktikisht bilingual. Komunitetet tjera të rëndësishëm janë ata aziatikë, veçanërisht kinez dhe korean (kryesisht në lagjen Korejatoun), iranian dhe armen. Pabarazitë ekonomike ndërmjet komuniteteve të ndryshme kanë shpjer deri tek revoltat popullore disa here.

Qyteti i kinemasë

Simboli i Hollywood-it

Simbol i LA është shkrimi i famshëm në kodrat e Hollivudit që tregon rëndësinë që ka pasur industria kinematografike në historinë e qytetit. Sot Hollivudi është një magnet turistik, por studiot më të rëndësishme kinematografike janë zhvendosur përtej kodrave në luginën San Fernando Velli dhe ajo çka mbetet prej viteve të arta janë yjet me emrat e artistëve në trotuar dhe lokalet e modës në bulevardin Sanset.

Qyteti i diellit

Los Anxhelosi ka klimë shkretinore me të reshura minimale dhe me më shume se 300 ditë më diell në vit. Përgjatë bregdetit klima moderohet nga rrymat oqeanike të ftohta, por në brendësi temperaturat ditore kalojnë lehtë 35 shkalle. Falë një rrjeti kanalesh që bartin ujin nga lumi Kolorado, LA është një qytet paradoksalisht i pasur me vegjetacion tropikal.

Historia

Downtown - Los Anxhelos

I filluar më 1781 nën emrin El Pueblo de Nuestra Señora la Reina de los Ángeles sobre El Río Porciuncula nga misionar katolik kur Kalifornia ende i takonte Spanjës, Los Anxhelosi u aneksua bashkë me Kaliforninë më 1850, kur popullata e qytetit ishte ende 1.610 persona. Deri më 1900 mbeti relativisht pak i populluar, por zbulimi puseve të naftës dhe realizimi i ujësjellësit të projektuar dhe konstruktuar nga Uilliam Mulland i jep shtytje një zgjerimi eksponencial që ka sjellur atë në përmasat e tanishme.

Kultura

Universitete

Në Los Anxhelos apo në zonat përreth ndodhen universitete të shumta. Universitetet publike janë:

  • Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA)
  • Universiteti Shtetëror i Kalifornisë, Los Anxhelos (CSULA)
  • Universiteti Shtetëror i Kalifornisë, Northrixh (CSUN)
Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos

Universitetet private që ja vlen të përmenden:

  • Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC)
  • Universiteti Peperdajn
  • Universiteti Lojolla Marimaunt
  • Kolegji Oksidental
  • Kolegji Otis i Artit dhe Dizajnit

Sistemi i kolegjeve dyvjeçare (community college) në qytet përfshijnë atë të Los Angeles College, atë Los Angeles Pierce College, Los Angeles Valley College, Los Angeles Mission College.

Atraksionet

Atraksionet më të rëndësishme janë lagjja e Hollivudit, dyqanet e Rodeo Drive dhe villat e yjeve në Beverlli Hills, parqet tematike në Disneyland dhe Universal Studios. Lokacionet e incizimeve të filmave më të rëndësishëm amerikan mund të shihet përreth qytetit.

Sporti

Los Anxhelosi nuk ka ekip të futbollit amerikan, por prezantohet në të gjitha sportet tjera të rëndësishëm:

  • Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers në NBA (basketboll)
  • Los Anegeles Dodgers dhe Los Angeles Angels në MLB (bejsboll)
  • Los Angeles Kings në NHL (hokej në akull)
  • Los Angeles Sparks në WNBA (basketboll për femra)

LA ka organizuar dy olimpiada (të X dhe XXIII) dhe finalen e Botërorit të Futbollit të vitit 1994.

Qytetet binjake

Komuna e Los Anxhelosit
  • Athina (Greqi)
  • Oklandi (Zelanda e Re)
  • Berlini (Gjermani)
  • Bordo (Francë)
  • Busani (Korea e Jugut)
  • Giza (Egjipt)
  • Guangzhou (Kinë)
  • Xhakarta (Indonezi)
  • Lusaka (Zambi)
  • Makati (Filipine)
  • Mumbai (Indi)
  • Nagoja (Japoni)
  • Shën Petërsburgu (Rusi)
  • Salvador de Bahia (Brazil)
  • Spalato (Kroaci)
  • Teherani (Iran)
  • Tajpeji (Tajvan)
  • Vankuvër (Kanada)

Lidhje të jashtme

 Commons: Los Anxhelosi – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Los Angeles Wiki