21517 Dobi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{për përmirësim}}
'''Kledin Dobi''' është një student shqiptar në ShBA, që ka fituar çmimin e parë në Matematikë në konkursin ndërkombëtar “Intel International Science and Engineering Fair”. Për shkak të kësaj fitore, Agjencia Amerikane e Zbulimeve dhe Kërkimeve në Hapësirë (NASA), i ka vendosur emrin e këtij studenti shqiptar një "asteroidi" në hapësirë.
'''Kledin Dobi''' është një student shqiptar në ShBA, që ka fituar çmimin e parë në Matematikë në konkursin ndërkombëtar “Intel International Science and Engineering Fair”. Për shkak të kësaj fitore, Agjencia Amerikane e Zbulimeve dhe Kërkimeve në Hapësirë (NASA), i ka vendosur emrin e këtij studenti shqiptar një "asteroidi" në hapësirë.


Rreshti 46: Rreshti 47:
* [http://www.abclocal.go.com 20-year old riddle solved][[ABC Local]]
* [http://www.abclocal.go.com 20-year old riddle solved][[ABC Local]]
* [http://www.theprideofphiladelphia.com/presentdaybenfranklins/kledindobi.html KLEDIN DOBI][[The Pride of Philadelphia]]
* [http://www.theprideofphiladelphia.com/presentdaybenfranklins/kledindobi.html KLEDIN DOBI][[The Pride of Philadelphia]]

* [http://www.forumishqiptar.net/showthread.php?t=4280 Kledin Dobi zgjidh nje pyetje 20-vjecare, dhe NASA i ve emrin e tije nje asteroidi][[Forumi Shqiptar]]
[[category:matematikanë shqiptarë]]

Versioni i datës 9 tetor 2008 00:06

Kledin Dobi është një student shqiptar në ShBA, që ka fituar çmimin e parë në Matematikë në konkursin ndërkombëtar “Intel International Science and Engineering Fair”. Për shkak të kësaj fitore, Agjencia Amerikane e Zbulimeve dhe Kërkimeve në Hapësirë (NASA), i ka vendosur emrin e këtij studenti shqiptar një "asteroidi" në hapësirë.

Rruga drejt suksesit

Studenti shqiptar fluturoi drejt Filadelfias 14 vite më parë, si fitues në Llotarinë Amerikane.

Nuk ishte veçse shtatë vjeç kur shkoi nga Shqipëria në Amerikë, si një ish-nxënës i shkollës fillore “Edit Durham” (11 Janari), ku kishte kryer dy klasat e para. Më pas fillon shkollën amerikane, fillimisht në një Shkollë Fillore lokale; në "Johan Maphin Elmentary School".

Prej klasës së gjashtë deri në të njëmbëdhjetën, avancon shumë në lëmin e dijeve. Megjithë vështirësitë e para që i solli komunikimi, Kledini arriti ti kapercei vështirësitë dhe do të integrohet menjëherë në jetën amerikane.

I "lindur" pas matematikës, ka arritur të bëjë veprime aritmetike, qysh në moshën pesëvjeçare. Prindërit e tij intelektuale, e sprovonin Kledinin qysh në hapat e para me ushtrime aritmetike. Zgjedhja e matematikës dhe futja e tij në botën e "mahnitshme" të kësaj shkence, e ka frymëzuar Kledinin te ecë shumë përpara.

Në shkollën e mesme, niveli i tij rritet, aq sa do të tërheqë vëmendjen e mësuesve, të cilët e pikasën mirë këtë fenomen shqiptaro-amerikan, i cili do të behej një "gjeni" i kësaj lënde. Duke përfituar nga ky avancim në matematikë, ai ecën shumë më përpara sesa niveli mesatar shkollor. Në klasën e 7-të, Kledini merr dy klasa algjebre menjëherë. Në klasën e nëntë, ai ka përfunduar gjithçka që ka të bëjë me Algjebrën Elementare dhe këshillohet të marrë leksione Algjebre të Avancuar, në “Universitetin e Pensilvanisë ”, UPENN.


Kapërcimi i Mbinatyrshëm

Megjithëse ishte nxënës i klasës së parë të Shkollës së Mesme, leksionet i merrte nga vitet e para universitare.

Kledin Dobi tregon se pasi shkoi në një kamp studentor, të quajtur "Math Camp". Në këtë kamp, çdo vit mblidhen studentët më të mirë në SHBA, dhe iu jepet prioritet shkencës së Matematikës.

Aty, studenti shqiptar u njoh nga afër me një profesor Matematike me origjinë nga Rumania, i cili i tregon për nje Teoremë Matematikore që asnjeri s’kishte arritur ta zgjidhte për plotë 20 vjet. Prej këtu nis navigimi i Kledinit pas Matematikes.

“Në fillim provova të zbertheja tri teorema matematikore në kushte krejt individuale. Në raste të veçanta kerkova edhe ndihmën e pedagogëve nga “Universiteti i Pensilvanisë”.

Mbasi përfundoi këtë projekt voluminoz, ku zbërthente në detaje këtë Teori Matematikore, të nisur nga dy studiues të shquar rumunë dhe te paperfunduar nga ata, Kledini hedh të tërë projektin e tij në 9 volume.

Projekti quhej "Bord Présentation" dhe përmbante shënime, të quajtura “Çështjet e Shkencës”. Me këtë projekt, Kledini shkoi në shkallën e parsë të konkurimit, në Konkursin e Matematikës për shtetin e Pensilvanisë, dhe pas fitores së konkursit, merr pjesë për të parën herë në një konkurrim në matematikë në shkallë Kombetare, ku midis 500 studentëve nga e gjithë ShBA-ja, fiton Medaljen e Artë për Matematikë.

Tre vendet e para të këtij Konkursi kanë të drejtën e konkurrimit në “Intel International Science and Engineering Fair", konkurs prestigjoz ku marrin pjesë përfaqësues nga e gjithë bota. Kledin Dobi, 16-vjeç, konkurron midis studentëve më të mirë të 40 vendeve të Botës, si : Japonia, Gjermania, Anglia, India, Rusia, Kina, Franca, Italia, Suedia, Argjentina, Brazili, Egjipti, Australia, Irani etj.

Në këtë konkurrim, merrnin pjesë 1500 konkurrues nga 40 shtete në 14 disiplina. Konkursi u monitorua nga 48 profesorë, doktorë, shkencëtarë dhe studiues botërorë të Shkencave të Natyrës nga anembanë rruzullit. Midis tyre gjendeshin edhe 12 fitues të çmimit "Nobel", si kimisti i njohur Dr.Horsebachk dhe fizikanti më i madh i Botës, Dr.Braingreen.

Kledin Dobi, në këtë konkurs, zuri vendin e parë dhe u nderua me çmimin "Grand World". Projekti i tij prej 9 volumesh u përzgjodh si projekti më i mirë i vitit 2005 në botë, midis 14 disiplinash. Çmimi i marrë nga Kledin Dobi ka vlerën e 8000 dollarëve, një kompjuteri laptop, 3 milionë dollarë grant për shkollën dhe një mijë dollarë për shpenzime shkencore. Njëkohësisht, Kledini ka fituar një çmim special. Agjencia Amerikane e Zbulimeve dhe Kërkimeve në Hapësirë (NASA), do ta quajë një "asteroid", me emrin e Kledin Dobit.

Ndërkaq, NASA i ka rezervuar atij një udhëtim një-javor në Qendrën Hapësinore në Hansvill, Alabama.


Jeta e një Gjeniu

Kledini, ky djalë shqipëtar në Amerikë, bën një jetë si gjithë të tjerët. Atij i pëlqen të merret me aktivitete sportive, të jetë i shoqëruar me shokë dhe të marrë pjesë aktive në të gjitha llojet e aktiviteteve. Mirëpo, projekti i tij, i cili është tashmë i kompletuar, nuk e ka penguar të kryejë një jetë normale. Një ndihmesë e madhe në përfundimin e projektit dhe në sukseset e Kledinit kanë prindërit e tij, Edmond Dobi dhe Suzana Dobi, të cilët janë përpjekur gjithnjë ta ndihmojnë dhe ta mbështesin. Në këtë dretim, një vend të rëndësishëm zë motra e tij; Doris Dobi, nxënëse në MIT, e cila i ka dhënë të vëllait mbështetjen për të ecur përpara.


Burim i të dhënave