Vladimir Gusmari: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 2: Rreshti 2:

== Jeta ==
== Jeta ==
Ai është i kualifikuar për mikrobiologji, imunologji dhe shëndet publik. Po ashtu ai ka kualifikime dhe punësime ndërkombëtare si ekspert në konsulencë mjekësore për edukimin universitar, specialistik dhe atë te vazhdueshëm profesional. Ai është po ashtu ekspert cilësie për shërbimet mjekësore.

Ekspertiza e tij është kërkuar nga një sere kompanish shëndetësore evropiane si Organizata Botërore e Shëndetësisë si World Health Organization/WHO, HLSP, EPOS, SA, Soges, ECOTEC-UK, ECOTEC, ECORYS Group, London,SE1 9HS, UK, Devex, UNICON/UK dhe Conseil Sante {{fakt}}.

Versioni i datës 18 dhjetor 2008 12:50

Vladimir Gusmari është një mjek i shquar shqiptar.

Jeta

Ai është i kualifikuar për mikrobiologji, imunologji dhe shëndet publik. Po ashtu ai ka kualifikime dhe punësime ndërkombëtare si ekspert në konsulencë mjekësore për edukimin universitar, specialistik dhe atë te vazhdueshëm profesional. Ai është po ashtu ekspert cilësie për shërbimet mjekësore.

Ekspertiza e tij është kërkuar nga një sere kompanish shëndetësore evropiane si Organizata Botërore e Shëndetësisë si World Health Organization/WHO, HLSP, EPOS, SA, Soges, ECOTEC-UK, ECOTEC, ECORYS Group, London,SE1 9HS, UK, Devex, UNICON/UK dhe Conseil Sante [nevojitet citimi].

Pasi mbaroi fakultetin e mjekësisë ne vitin 1972 filloji punën ne Institutin e Shëndetit Publik ku u specializua si mikrobiolog e me tej ne vitin 1981 u diplomua si imunolog ( ne Institutin Pasteur Paris).

Dr Gusmari ka qene shef i laboratorit te serumeve anti-toksike dhe drejtues i laboratorit te imunologjisë dhe imunokimisë. Për shume vite ai drejtoji Këshillin Shkencor te Institutit te Shëndetit Publik ( i njohur me pare si Instituti Kërkimor i Higjienës, Epidemiologjisë dhe Prodhimeve Imunobiologjike) këtij Instituti nga viti 1981 e deri 1992. Ndërkaq, qe nga viti 1981 e deri 1997 ai ka qene edhe pedagog i jashtëm ne Fakultetin e Mjekësisë ne Tirane për lenden e mikrobiologjisë dhe imunologjisë.

Ne vitin 1992[1 Korrik] fillon pune si Zyrtari Ndërlidhës i Organizatës Botërore te Shëndetësisë ne Tirane, post qe e mbajti deri ne Mars te vitit 1997, moment ne te cilin shkon ne Kopenhagen për te punuar si Këshilltar Rajonal i Organizatës Botërore te Shëndetësie ku punon deri ne 29 Nëntor te vitit 2002.

Ne 14 Shkurt te vitit 2003 shkon ne Kosove ku punon si konsulent ndërkombëtar për reformat ne edukimin mjekësor universitar dhe pas-universitar për Kompaninë Shëndetësore HLSP për një projekt te Agjencisë Evropiane për Rindërtim. Ndërkaq ne Shtator te vitit 2004 e deri Mars 2006 punon si Ekspert i Cilësisë ne një projekt po te Bashkimit Evropian ne Kosove. Gjate punës ne Kosove, ai ka ndihmuar ne futjen e plan programeve bashkëkohore ne fushën e mjekësisë; kryesisht për programet e studenteve por edhe programet specialistike për mjekun e familjes, pediatrisë, obstetrikë-gjinekologjisë, mjekësisë interne dhe radiologjisë.

Ne 1 Tetor 2006 kthehet përsëri ne Shqipëri dhe fillon pune si Përgjegjës i departamentit te standardeve dhe Akreditimit ne Qendrën Kombëtare te Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit te Institucioneve Shëndetësore ne Tirane. Ai është autori kryesor ne përpilimin e standardeve për kujdesin shëndetësor parësor,standardeve për shërbimet stomatologjike, laboratorike dhe farmaceutike. Po ashtu ai është bashkautor i pese udhërrëfyesve klinike për sëmundjet apo nozologjitë klinike qe ndeshen me se shpeshti ne shërbimet e kujdesi parësor ne mjekësi.

Autori ka qene iniciator për futjen e metodave te rreja imunologjike dhe imunokimike ne Shqipëri për diagnozën e sëmundjeve infektive, bakteriale, virale dhe parazitare. Ai njihet si studiuesi i pare vlerësimit sero-epidemiologjik te përhapjes se toksoplazmozes ne gratë shtatzëna ne Shqipëri. Gjate punës me OBSH-ne ai ka përpiluar një sere raportesh dhe analizash te gjendjes shëndetësore dhe shërbimeve shëndetësore ne Shqipëri. Ai ka ndihmuar edhe ne përgatitjen e strategjisë dhe reformës shëndetësore te vendit se bashku me konsulentët e tjerë te OBSH-se.

Në vitin 2008 është bashkautor ne një studim te botuar ne sitin e Komisionit Evropian.

për situatën e shërbim shëndetësor afat shkurtër dhe afat gjate ne Shqipëri e cila është pjese e punës se Institutit për Studime Bashkëkohore.